Tiranë, marshim proteste në Ditën Ndërkombëtare të Grave
Qindra gra e vajza, veprimtare të të drejtave njerëzore, zhvilluan sot një marshim proteste në ditën ndërkombëtare të grave. Ato protestuan para institucioneve shtetërore, duke kërkuar më shumë mbrojtje, dinjitet dhe të drejta njerëzore për pjesën më të diskriminuar të shoqërisë.
Sfidat e grave në Kosovë
Në Kosovë me veprimtari të ndryshme u shënua dita ndërkombëtare e gruas. Në një parakalim që mblodhi qindra gra në Prishtinë, ndër të tjera u kërkua edhe punësim më i madh i grave. Vështirësitë në punësimin dhe përparimi i grave në Kosovë ishin në qendër të kërkesave.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply