Kryesia e shoqates Alba – Dansk ,uron te gjithe anetaret dhe simpatizanet e kesaj shoqate me rastin e vitit te ri 2013 duke u uruar
GEZUAR E PER SHUME VJET VITIN E RI 2013!
Qofte nje vit i mbare per te gjithe ju me sukse dhe ralizime ne te gjitha sferat e jetes suaj. Le te gezoni se bashku te gjithe me familjet tuaja kete feste te madhe familjare.
Edhe shoqata Alba – Dansk e mbylli nje vit te vepriptarise se saj ,me shume aktivitete ,me shume njohje te reja dhe antare te rinj te shoqates sone. Ishte nje vit i mbushur me plot veprimtari nga me te ndryshmet,duke e bere te njohur kulture ,traditen shqiptare ne cdo veprimtari te organizuar ne bashkepunim me shoqatat e vendeve te ndryshme te botes ,por dhe me institucionet daneze.
Jemi krenar per kete qe kemi arritur si shoqate,sepse zeri yne degjohet kudo. Ne jemi ata qe i kemi vene shpatullat punes dhe kemi dhene maksimumin tone ,qe keto aktivitete te tregojne vlerat tona me te mira.
Nuk mburremi me kete qe kemi arritur,sepse ne duam te ecim edhe me perpara dhe te bejme gjera edhe me te mira jo vetem per antaret tone te shoqates ,por edhe per te krijuar lidhje dhe dhene kontributin tone edhe ne trojet tona shqiptare.
Viti qe lame pas kishte plot veprimtari,por ne po permendim vetem ate te kurorzimit te ekipit te futbollit te shoqates Alba – Dansk,qe zuri vendin e katert ne renditje,ku djemte shqiptare te veshur me bluzat e kombetares shqiptare treguan profesionalizem ne lojen e tyre dhe ne veprimtarine e organizuar nga Komuna e Kopehages,qe ishin organizatoret e ketij aktiviteti te madh, ekipi i shoqates tone mori vleresimet me te mira dhe fjalet me te ngrohta edhe nga vete shefja e Kultures prane kesaj komune.
Nuk mund te leme pa permendur edhe finalizimin e aktiviteteve ne kudrin e 100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise, me nje mbremje madheshtore ,organizuar ne bashkepunim me radio Projektin 21.
Ne kete vit pat plot takime me personalitete daneze ,ku jemi ne bisedime edhe per bashkepunime ne disa fusha te bisnesit e te kultures me palen daneze. Po ashtu jane bere dhe disa ekspozita pikture te anetarve te shoqates.
Arritjet e ketij viti jane frymezuese per te punur me shume ne vitin 2013 dhe per ti dhene anetarve te shoqates me shume hapsira te nevojshme ,por dhe me aktivitete ne bashkepunim edhe me institucionet daneze,ku shoqata jone zene nje vend nderi edhe ne Komintetin e shoqatave te huajve ,por edhe ne Komunen e Kopenhages ,nga ku bejme pjese ne.
Te nderuar anetare te Shoqates Alba – Dansk !
Te nderuar te rinj !
Te nderuar bisnesmene shqiptare dhe danez !
Jeni te mireseardhur me projektet tuaja. Ku me mire se ne shoqaten Alba – Dansk do te gjeni realizimin e projekteve dhe te inisiativave tuaja. Ne jemi ne dispozicionin tuaj ,ndaj mos hezitoni te na kontaktoni. E kete bejeni sa me pare qe te na lini kohe dhe ne te perzgjedhim ato ide dhe projekte me te mira per tia derguar Komunes se Kopenhages per miratim.
Kjo eshte Shoqata Alba – Dansk ,ku te gjithe njerzit vleresohen njesoj.Ne jemi shoqata e te gjithve.
Edhe njehere : GEZUAR VITIN E RI 2013 ! GEZUAR !
Kryesia e Shoqates ” Alba – Dansk”
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply