Te nderuar anetare te shoqates Alba-Dansk. Eshte nder dhe kenaqesi e vecante per mua t’ju uroj, juve kudo qe ndodheni, Gezuar Vitin e Ri 2018! Godt nyt år 2018!
Nisem se bashku qe ne vitin 2010, nje bashkim vullnetar rreth nje statuti i cili na ftoi te gjithe ne nje pune vullnetare. Jam krenar te deklaroj se ky vit do te mbetet si nje nder vitet me te rendesishme ne jeten dhe aktivitetin e shoqates tone. Ishte viti i pare i punes tone vullnetare dhe te gjithe se bashku beme te mundur qe te realizojme ate qe per mua do te dukej e pabesushme kur se bashku startuam kete shoqate. Anetaresimi ne shoqaten tone do te shtohej dita-dites, qe nga Faroe Island me Vendikun e deri tek anetaresimi i funditvitit 2017.
Gjate ketij viti, me nje perkushtim te papare, se bashku arritem te anetaresohemi ne KUKS. Merite kjo e seriozitetit tone dhe te aktiviteteve tona te panderprera gjate gjithe vitit. Falenderime kete fund viti i takojne dhe kryesise se KUKS dhe presidentit te tij .
Falenderime te vecanta per secilin antar te shoqates qe ka dhene kontributin e tij gjate gjithe ketij viti 2017.
Krenar se gjate ketij viti, ne perballuam cdo aktivitet me fondin tone dhe pa marre asnje qindarke nga financimet daneze.
Vleresim per te gjithe ata danez dhe shqiptare qe kane mbeshtetur shoqaten Alba-Dansk, prezantuesen e padiskutueshme te vlerave me te shquara te kultures shqiptare ne Danimarken e bukur.
Ne bashkepunuam me simotrat tona nga vende te ndryshme qe nga ato shoqata qe flasim te njeten gjuhe me ne, deri tek simotrat bashkeanetare te KUKS-it .
Duke besuar dhe shpresuar ne planin ambicioz per 2018, shoqata Alba-Dansk dhe anetaret e saj do te jene prezantuesit e vlerave tona me te mira ne shoqerise daneze.
Ne ishim prezent kudo per vitin 2017. Dikush eshte bere dhe xheloz, dikush ka punuar dhe kunder. Po ju them atyre qe ne bejme nje pune vullnetare, ne nuk kemi marre asnje qindarke financim, ne punojme sipas nje te drejte qe ka cdo qytetar ne Danimake qe prej 1849. Ne nuk ndalemi ne punen tone. Bejme nje pune vullnetare dhe kete e bejme se eshte deshira e antareve te shoqates. Ne jemi te paret dhe te tille do te mbetemi dhe ne te ardhmen. Ata qe i shqeteson aktiviteti jone do te marrin pergjigje vitin tjeter. Ne do t´ju pergjigjemi me punen dhe arritjet tona.
Ne do te bejme me te miren per veten tone, per vendin tone, per Danimarken e bukur ku ne dhe femijet tane jetojme dhe punojme dhe do te realizojme ne te ardhmen aktivite me te mira.
Dhe nje here me lejoni te nderuar antare te shoqates Alba-Dansk, qe t´ju uroj juve dhe nepermjet jush te gjithe daneze dhe shqiptare qe jetojne ne Danimarke.
Gezuar vitin e ri 2018!
Godt nyt år 2018!
Le te jete viti 2018 viti i realizimit te deshirave tuaja personale dhe familjare! Te gjithe se bashku le do te realizojme ato qe i kemi vene detyre vetes per vitin e ardhshem! Me te miren per Danimarken e bukur por dhe per gjithe trojet tona shqiptare te cilat jane po aq te bukura dhe ne shpresojme se cdo danez te kete nje mundesi dhe deshire per te vizituar ato. Por tashme dhe cdo shqiptare e ka mundesine per te vizituar Danimarken e bukur dhe se bashku te punojme per me te miren.
Ju uroj edhe nje here nga zemra
Gezuar 2018!
Gjithe te mirat per ju dhe familjet tuaja!
Arben Hoxhaj
Kryetari i Shoqates Alba-Dansk
Danimarke – Kopenhage , date 31/12/2017


Leave a Reply