Të mbaj mënd për krah Azemit or bir, më nxorre mallin e tij.
Thoshin se listat ishin bërë gati pritej vetëm urdhëri i tmerrshëm për tju rrëmbyer, llafi kish marrë dhenë, plakat nduknin faqet të tmerruara se çdo ndodhte me bijtë e tyre, dyert e portave rrinin hapur ditë e natë vetëm për ju. Tmerri kish zaptuar qytetin, izaurat me sirena policie dukeshin ne çdo cep rruge,hafijet në grup tre e nga tre përgjonin çdo lëvizje, sytë e tyre te kuq kërkonin hakmarrje, hakmarrje ndaj çdo kujt që kish ngritur dorën mbi përbindëshin e tyre, birucat e degës ishin mbushur plot e përplot, klithmat dëgjoheshin nga larg, përbindëshi kërkonte gjak….gjak dhe vetem gjak.
Turi.
Pishtari i Demokracisë Artur Kreka/
Ndoshta pak kush ka pasur fatin ta njohi nga afer Turin, ish mundësin kampion të Skëndërbeut, një djalë i qeshur, i qetë dhe i respektuar nga qytetarët Korçarë.
Ti je ai…..jo jo nuk më kanë lënë syte ti je ai.
Ti je Turi….Turi që me shokët e tu heronj i hodhet lakun në fyt përbindëshit
Ishte mbremje, ndoshta dhe mesnatë, të lodhur po bënim kontrollin e autobuzave të fundit që vinin nga Greqia.
Ti je ai…..mbas shpine dëgjoj një zë kthehem dhe shoh nje burre te vjeter që me krahe apur i drejtohej kolegut tim duke e përqafuar përmallshëm.
Eh mor bir, po te kam kërkuar në qiell dhe ja të gjeta këtu ku se prisja kurrë.
Nuk më njeh, unë po, të kishim idhull, krenoheshim me ty, atë ditë isha edhe unë aty në shesh, ndonse jo si ju, jo në rresht të parë duke u përleshur me bishat, por isha aty në shesh për tju përkrahur juve heronjë e lirisë. Ju pashë. Ju pashë se si sfiduat diktaturën dhe ja hodhët lakun në fyt përbindëshit, pashë dhe fytyrat e verdha të spiunëve fshehur cepave te pallatave tek mbanin shënim emrat tuaj (thuej se emri juaj ishte shënuar në gjithë blloqet e tyre te zeza) Ju shihja dhe gëzohesha, brohorisja edhe unë mes turmes se madhe qytetare, atë ditë Korça u çlirua nga një çiban i zi, atë ditë për herë të parë Korça mori frymë lirshëm,atë ditē ulicat e kalldremta gumëzhimin nga këngët patriotike “Eja mblidhuni këtu këtu”
Eh Turi Turi, sa paske ndryshuar mor bir.
Nga ajo ditë nuk të pashë më megjithë dëshirën të të takoja të të përshëndesja ty, por dhe të të thosha ruhuni “bisha e plagosur eshte me e rrezikeshme” desha te takoja atë djalin muskulos, mundësin kampion që me shokët e tu na nxirrnin gjithmonë faqebardhë…..Por që tashti ishte edhe kampion i Lirisë së ëndërruar të Qytetit
Koha na ndau mor bir, por ideali dhe shpirti kurrë. Jetoj larg shumë larg nga Shqipëria, dhe rrallë vi, por ja sot fati ma dha të të gjej, të të shoh nga afër, të të përqafoj mor bir, dhe sytë e plakut lotonin pa pushim duke përqafuar shokun, mikun dhe kolegun tim Turin.
Vërtet sytë e të dyve ishin mbushur me lot, ata ishin përqafuar duke u bere nje trup,Babë e Bir.
Pa dashur shoh se lot po dilnin edhe nga sytë e mij, lot po dilnin dhe emigrantët të tjerë që po dëgjonin atë dialog mes dy bureash heronj të demokracisë. Lot mallëngjimi dhe gëzimi.
Kam pyetur për ty mor bir, kam pyetur… dhe ja gëzohem që je mirë, kishim frikë për ty, hafijet te kishin shënuar me rreth te kuq dhe prisnin vetem momentin, por ja te shoh dhe gëzohem or bir. Rastesia me beri te te takoj dhe të të përqafoj.
Kohë që e kisha ëndërruar të të takoja.
Dhe ja erdha të pashë u kënaqa, nxorra mallin e atyre ditëve kur ju vutë jetën tuaj mbi gjithshka.
Eh Turi Turi…..me duar që i dridheshin nxorri telefonin dhe mu lut ti bëja një foto me kolegun tim Turin. Do ja u nis tani nipërve atje larg dhe tju them,,,e shihni e takova Turin…Turin…Turin…heroin dhe mikun tim të lirisë, Turin që hoqi zvarrë përbindëshin, atë që ju e njihni vetëm nëpërmjet tregimeve të mija.
Të dy të përqafuar ju drejtuan kafes, bisedonin gjithë mall.
Nga larg dëgjoheshin fjalët e tij mallëngjyese, eh Turi Turi, shyqyr që të pashë mor bir, u çmalla dhe u kënaqa.
Kam 6 niper e mbesa, të gjithë të njohin, dhe a e di pse? Unë atje në kontinentin e largët nuk ju tregoj përralla, por historinë e Shqipërisë, për heronjtë e saj Gjergj Kastriotin, Nene Terezen, Ismail Qemalin, ju tregoj për ju që shkatërruan diktaturën dhe i sollën lirinë, ju tregoj për Azemin me shokë, ti je njëri prej tyre o Turi.
E Turi Turi, të mbaja mend ashtu si atëhere sportist, përballë diktaturës dhe ashtu do ngelesh gjithmone ne syte e mij.
urimgjata.wordpress.com
Leave a Reply