Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e paralajmëron presidenti Thaçi pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë.
Në një intervistë dhënë për RTK-në, Thaçi tha se temë e takimit ishte edhe formimi i ushtrisë, që sipas tij, do të ndodhë këtë vit.
Po ashtu Thaçi tha se ishin tri çështje të cilat i kanë diskutuar me zv.presidentin amerikan Pence.
Çështja e parë, sipas Thaçit, është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë të re për përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje historike të normalizimit dhe pajtimit me rolin udhëheqës te Bashkimit Evropian.
“Ka ardhur koha që përfundimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës të involvohen direkt në dialogun Kosovë – Serbi. Zv.presidenti Pence, e ka konfirmuar përkushtimin dhe përfshirjen e tij personale dhe të Shtëpisë së Bardhë në këtë proces të rëndësishëm , që na jep më tepër siguri”, deklaroi ai.
Presidenti tha se përfshirja direkte e SHBA-së ne procesin e dialogut do të japë një kuptim të ri, do t’i japë një dinamikë të re dhe siguri për sukses përmbyllës të kësaj rrethane të re.
http://gazetametro.net


Leave a Reply