Për shumë çifte është një hap të cilit i ka ikur koha, madje as që duhet konsideruar si shenjë e rëndësishme në vazhdimësinë e një marrëdhënieje.
Mirëpo shpesh njerëzit harrojnë se ky hap bashkon jetën mes dy partnerëve, zakonet, veset dhe çdo gjë tjetër. Prandaj përpara se të vendosni të martoheni duhet ditur se disa gjëra do të ndryshojnë, prandaj është mirë të diskutohen, transmeto gazetametro.net
1.PARATË
Shumë prej nesh e kanë të vështirë të diskutojnë rreth pjesës financiare. Kjo gjë mund të sjellë ndjenja të turpit, sikletit por është një temë e rëndësishme që duhet trajtuar që në fillim. Shpenzimet, buxheti, kursimet, administrimi i tyre duhen diskutuar në mënyrë që të mos keni befasi të pakëndshme më vonë.
2.FËMIJËT
Të gjithë kemi dëgjuar pyetje: A doni fëmijë një ditë? Nëse po, sa? Ardhja e një fëmijë në jetë nuk do të thotë vetëm t’i gjesh një emër të bukur apo se kush do kujdeset për ta natën. Ka shpenzime të shumta që duhen menduar që nga veshja, shkollimi në të ardhmen, shtimi i familjes etj. Sigurisht që kur jeni në fillimet e krijimit të një lidhje serioze duhet diskutuar mendimet tuaja lidhur me këtë.
3.KARRIERA
Çfarë duhet të bëni kur puna juaj kërkon që të udhëtoni, të qëndroni me orë të gjata në zyrë, spital a fabrikë apo dhe ju merr shumë kohë? Është mirë të keni një kuptim themelor të asaj që ju dhe partneri juaj presin nga njëri-tjetri lidhur me punët aktuale apo ambiciet personale në karrierë, në të ardhmen.
4. SEKSI
Shpesh partnerët ndihen në siklet dhe nuk e kanë të lehtë komunikimin mes tyre për seksin. Ndërsa aftësitë e komunikimit seksual përmirësohen, kështu do të jetë edhe cilësia e marrëdhënies tuaj. Duke folur për atë që keni frikë ju ndihmon ju dhe partnerin tuaj të kultivoni besimin dhe ndjeshmërinë./gazetametro.net


Leave a Reply