Blendi Fevziu mbrëmjen e sotme feston me një organizim madhështor 20 vjetorin e emisionit të tij “Opinion”, tek sheshi “Nënë Tereza”.
I intervistuari i parë gjatë mbrëmjes në ambient të hapur në shesh ishte Presidenti Ilir Meta. Në këtë intervistë e cila nuk zgjati shumë Meta foli për disa nga eksperiencat e tij në politikë, pasionin për librat të cilin e ushtron edhe sot me shumë kënaqësi në kohën e lirë.
Mirëpo e papritur ishte dhurata që i bëri Fevziut me rastin e 20 vjetorit të emisionit. Në kutinë që i sollën “live”, Meta i dhuroi Fevziut një dron, duke i uruar suksese të mëtejshme.
“Nuk kam kohë për të parë televizion, për të ndjekur media. Kur kam kohë më shumë lexoj libra. Ky është një pasion që më ndihmon shumë… Ju gjithmonë përpiqeni të na kapni befasisht… Është një dron, dhuratë për emisionin”, tha Meta.
Mirëpo duket që Fevziu s’e kishte pritur këtë dhuratë, teksa shprehej se kjo është dhuratë për regjisorin.
http://shi.al/post-40060/


Leave a Reply