Intervista e z. Kostaq PAPA, Kryetar i PESH dhënë mbrëmë në RadioProjkt Kopenhagen Danimarkë zgjati rreth 2 orë, prej orës 20.00 deri 21.54 dhe ishte një intervistë e arrirë dhe që u mirëprit nga radiodëgjuesi shqiptar në të gjithë botën.
Pati bashkëbisedim e përgjigje direkte të pyetjeve të dëgjuesve shqiptarë nga Danimarka, Australia, Gjermania, Zvicra etj.
Studio nr 2 e kësaj radioje prestigjoze në Diasporë u ndez nga telefonatat e pyetjet që vinin me të gjitha mënyrat elektronike nga të kartës anët e rruzullit ku punojnë e jetojnë sot shqiptarët.
Z. Kostaq Papa ju përgjigj pa doreza ë vuri pikat mbi ” i” për çdo pyetje e komunikim.
Studio ishte shumë e hapur dashamirëse dhe gazetari që drejtonte emisionin prej orës 18.00 e deri në 04.00 ishte gazetar shumë profesionist. E falënderojmë për këtë komunikim të drejtpërdrejt të z. Kostaq Papa me dëgjuesit e Diasporës, Mërgatës, Ngulimeve e Emigracionit Shqiptar.
Nga intervista e suksesshme e mirdëgjuar pastër dhe e mirëpritur rruga ngeli e hapur për bashkëpunime të tjera në dobi të çështjes Kombëtare shqiptare.
Urojmë shqiptarët kudo që janë për një jetë më të mirë, familje të shëndoshë, punë e begati dhe rruatjes së identitetit kombëtar.
Drejtoria e Informacionit e PESH
Tiranë 7 gusht 2017


Leave a Reply