Të gjithë familjet duhet të kenë në shtëpi ilaçe të ndihmës së parë, përdorimi i të cilave nuk kërkon rekomandimin e mjekëve dhe ndihmon të sëmurin në përmirësimin e sëmundjes dhe mos rëndimin e mëtejshëm të gjendjes. Por veç kësaj ka edhe një sërë medikamentesh, të cilat edhe pse mund të tregtohen në farmaci pa recetën e mjekut, është mirë që të mos gjenden në shtëpitë tona, pikërisht për t’i shpëtuar tundimit për t’i përdorur ato pa karar. Pasi në këto raste mund të ndodhin komplikacione të ndryshme, të cilat e rrisnin mundësinë për acarimin e sëmundjes, apo në rastet më të këqija edhe për fshehjen e saj, çka e bën edhe më të vështirë kurimin e mëtejshëm nga mjekët specialist. Pikërisht për këtë arsye në suplementin e sotëm kemi përmbledhur të gjitha ilaçet që dhe mjekët rekomandojnë të mbahen në shtëpi dhe ato që nuk rekomandohen.
ILAÇE QE DUHET TË MBAJMË NË SHTËPI
1-ILAÇ ANTIPIRETIK (në rast temperature): Ai më i përdoruri është paracetamoli. Është mirë të mbajmë në shtëpi, si një flakon shurup apo pikash, ashtu edhe një kuti me supozitorë. Kjo sepse në rast se fëmija ka diarre në të njëjtën kohë është e preferueshme që ilaçi të merret nga goja, kurse në rast të përzierash ose të vjellsh, është mirë që ilaçi të merret në rrugë rektale apo me supozitore.
2-QETESUES KOLLE: Mund të merret në rast se kolla është e thatë, e bezdisshme dhe jep shqetësim në gjumin e personit. Duhet theksuar që kolla gjithsesi është e dobishme për organizmin, i cili me anë të saj eliminon sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes. Në rast se kolla është e tipit aziatik, qetësuesi i saj është i kundërindikuar.
3-FLAKON ME PIKA (për rrufën): Mund të mbajmë solucion fiziologjik për të bërë lavazhe të hundës, që është e indikuar sidomos në foshnjat që akoma nuk dinë të shfryjnë hundët. Për fëmijët pak më të mëdhenj mund të përdoren edhe pikat vazokostritore, për një periudhë jo më shumë se 4-5 ditë dhe të përdoren vetëm në fazë akute, sepse “lirojnë” hundën dhe favorizojnë gjumin.
4-ILAÇ KUNDËR TË VJELLAVE: E vjella është një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme. Zakonisht e vjella kalon në mënyrë spontane, por nëse nuk kalon marrja e një doze Domperidone (ilaçi me më pak efekte anësore) mund të jetë në ndihmë dhe duhet mbajtur gjithmonë në shtëpi.
ILAÇE QE NUK ESHTE E NEVOJSHME TE MBAHEN NE SHTEPI
1-ANTIBIOTIKET: Veprojnë vetëm në rast të një sëmundje me origjinë bakterike. Pjesa më e madhe e sëmundjeve është me origjinë virale, ku edhe viruset mund të japin temperaturë të lartë, prandaj të gjithë njerëzit duhet të rezistojnë nga tentacioni për të marrë antibiotikë kur ai ka temperaturë duke menduar se po shërohet, pasi në këto raste duhet patjetër këshilla e mjekëve.
2-KORTIKOSTEROIDET ME ANE TE AEROSOLIT: Ka një tendence tek prindërit në përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë sëmundjeve banale të rrufës, duke menduar që dhënia me anë të aerosolit është më e dobishme dhe më e pa dëmshme. Nuk është kështu: dobia e kësaj mënyre është demonstruar vetëm në disa kushte patologjike, dhe ka efektet anësore, të lidhura më shumë tek dozat e tepërta që fëmija mund të marrë.
3-ANTIINFLAMATORET: Nuk shërojnë nga sëmundjet as parandalojnë përkeqësimin e gjendjes në rast rrufe, dhimbje fyti, kolle etj. Në veçanti nuk duhet përdoret asnjëherë aspirina, tek të gjitha grupmoshat, por kryesisht tek fëmijët, përveç atyre rasteve që përshkruhet nga mjeku specialist. Pasi përdorimi i saj mund të e shkaktojë kompilikacione tek mëlçia apo edhe truri.
4-PIKA PER VESH: Për dhimbjen e veshit është mirë që në kushtet e shtëpisë të përdoret paracetamoli, i cili ka edhe veti kundër dhimbjes. Kjo pasi në rast të shpimit të timpanit (që ndodh shpesh në rastet e otiteve akute) pikat në vesh mund të jenë të dëmshme
Sëmundjet që kurojnë frutat dhe perimet
FIKU – Studimet të shumta mjekësore tregojnë se ky frut vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.
MOLLA – Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë, pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.
BANANJA – Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.
KAJSIJA- Prodhon gjak, zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Ky frut bën të mundur edhe parandalimin e kancerit.
VISHNJA – Ndoshta jo të gjithë e dinë, por ky frut është depo vitaminash dhe ineralesh. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet për të gjitha grupmoshat.
QITRO – Ndihmon tretjen. Pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, shëron ftohjen dhe stabilizon kolesterolin.
PORTOKALLI – Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.
MANDARINA – Bën pjesë në frutat bazë të cilat ndihmojnë në luftimin e infeksionit të lëkurës, të syve, të organeve gjenitale etj.
RRUSHI- Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.
Çfarë kurojnë frutat dhe perimet
PJEPRI- Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.
QERSHIA- Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.
DARDHA- Ky frut bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve si dhe për presionin e ulët të gjakut.
SPECI -Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.
BROKOLI – Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.
LLAHANAJA- Është nga perimet që po përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë. Pengon plakjen dhe bën mirë për lëkurën.
KARROTA- Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.
KASTRAVECI – Rinon muskujt dhe i jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.
HUDHRA- Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit.
Disa sëmundje kanë sezone të caktuara. Alergjia dhe infektimi i syve më së shumti përhapet gjatë stinës së pranverës dhe verës. Faktorët e këtyre stinëve, si nxehtësia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta përkeqësojnë këtë sëmundje, përveç faktorëve të tjerë të shumtë. Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje? Cilat janë shkaqet e përhapjes së saj? Si mund ta evitojmë? Çfarë këshillash jepen për ata që vuajnë nga kjo sëmundje? Simptomat
Alergjia mund të shfaqet te çdo person në çdo moshë dhe pa diferenca në seks, ndonjëherë shfaqet dhe në aparatin e ngrënies me diarre, të vjella. Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Kur në mjedis ndodhen shkaktarë të kësaj sëmundjeje, mund të ndodhë ajo që quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione në qepallat e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e zonave të infeksionit kronik. Të tjera simptoma kronike janë skuqja e syve e shoqëruar më dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy. Simptomat në hundë: teshtima të përsëritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje. Simptoma në sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi në dritë. Simptoma të lëkurës: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shumë të pranishme pothuaj në të gjitha sëmundjet: irritimi i shpejtë dhe lodhja.
Shkaktarët
Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë disa lëndë që gjenden në mjedis, të cilat shkaktojnë reaksion me syrin, sidomos me konjunktivën(qepallat) që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e lëndëve që shkaktojnë reaksionet infektive dhe alergjike shtesë, si histamina, ose që shkaktojnë alergji të vonuar dhe kronike. Alergjia ndahet në:
Ka raste kur alergjia shkaktohet në sy nga përdorimi i lenteve të kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike. Alergjia shkaktohet nga mjedisi: pemët, barërat, pluhuri, kafshët shtëpiake, parfumet dhe ajri i ndotur.
Diagnostikimi
Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat që shfaqen më shumë gjatë pranverës ose verës. Më pas bëhet një test i rëndësishëm për një diagnozë alergjike dhe për të dalluar substancën që sistemi imunitar njeh si të rrezikshëm. Për raste të dyshimta bëhet një test që bazohet në marrje gjaku dhe kontrollimi të antikorpeve të prodhuara për një ose më shumë substanca. Është dhe një test tjetër që quhet Provokim Bronkial me Alergjenë, d.m.th shihet reagimi i mukozës bronkiale duke dhënë sasi shumë të vogla alergjenësh.
Nxehtësia dhe rrezet e diellit shtojnë alergjinë e syve
Stina e vers sjell ngrohtësinë dhe rrezet e diellit dy faktorë që ndikojnë në shtimin e alergjisë. Por jo pak shqetësuese është fakti se: A kanë lidhje me sëmundjen lentet e kontaktit mjekësore dhe ato me ngjyra që përdoren për zbukurim? Lentet e kontaktit dhe pikat që hidhen në lente janë një nga shkaktarët e alergjisë së syrit. Për të shmangur alergjinë e tepërt, përdoren pika pa lëndë konservuesve, si dhe duhen ruajtur lentet që të mos ndoten, duke u pastruar sipas udhëzimeve të përdorimit të tyre. Rol luajnë edhe faktorët e stinës së verës në përhapjen e kësaj sëmundjeje. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e temperaturës së nxehtësisë, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, çka shton thatësinë e syrit dhe shtimin e infeksioneve.
Disa këshilla të rëndësishme për të mjekuar ënjtjen e syve:
– Fjetja e një gjumi të thellë qetësues për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi dhe të shëndetit të syve në veçanti.
– Pakësimi i konsumimit të kripës, sepse kripa thith ujin që depozitojnë indet, sidomos indet e qepallave.
– Prija çdo mëngjes herët e një gote ujë të ftohtë për të nxitur sekrecionet e veshkave dhe të zorrëve.
– Kompresa me çaj të ftohtë në mëngjes dhe para gjumit për çlodhjen e syve.
– Masazhim i posaçëm për sytë dy herë në javë.
– Përdorimi i një maske për sytë një herë në javë.
Si ta mbrojmë veten nga ekspozimi ndaj sëmundjes
Mbrojtja nga alergjia bëhet duke shmangur shkaktarët e saj që i përmendëm më sipër dhe me anët të kurimit të nevojshëm, që është:
Marrja e ilaçeve që ngushtojnë enët e gjakut për të pastruar syrin, si prefini dhe okulosani.
Marrja e anti-histaminës për të zbutur kruarjet dhe për të pakësuar lotimin e syve, si alomide.
Marrja e një ilaçi kundër sekretimit të histamin-kromalin-sodiumit për të ndaluar krijimin e alergjisë, si optikromi dhe lekrolini.
Hedhja e disa pikave kortizon në raste të vështira, kur nuk bëjnë dobi ilaçet e mëparshme.
Për të shmangur alergjinë e syve, duhet të ndjekësh hapat e mëposhtëm:
1- Pastrimi ditor i kapakëve të syve ndihmon në rrallimin e mundësive për t’u prekur nga kjo sëmundje.
2- Larja e duarve fillimisht dhe më pas e kapakëve me sapun acidik.
3- Mosfërkimi i syve kur të kruhen.
4- Përdorimi i garzave ose i pambukut mjekësor për të pastruar qepallat e syve. Mund të përdoren edhe pomada të ndryshme sipas këshillës së mjekut, të cilat shërbejnë për pastrimin e syrit.
Disa këshilla për të shmangur alergjinë e verës
– Tretni në ujë një derivat bimor rebels migrum në mëngjes sapo zgjuar dhe në pasdite për tre muaj rresht.
– Dietë me vitamina C, B, K, të dobishme për irritimin e syrit.
– Të evitohen ushqime që kanë në etiketë aroma natyrore.
– S’duhen marrë ilaçe pa konsultuar mjekun.
– S’duhet të pihet cigare dhe të evitohen ambientet ku pihet duhan
– Të ndiqen rregulla të rëndësishme për jetën: të flihet 8 orë në natë; të hahet tri herë në ditë; çlodhja ose ndalimi i punës për të paktën çerek ore kur ndihesh i lodhur; aktiviteti fizik javor; gjetja e kohës së lirë për t’ia dedikuar vetes.
– Të mësohet të mos luftohet me emocionet e vetes.
– Të kihet kujdes në ditët e thata dhe me erë, sepse me këtë klimë përqendrimi i polenit në ajër është në maksimum.
– Të zgjidhet vendi i pushimeve në det dhe jo në mal, sepse në det polenet janë më pak të pranishme, ndërsa në mal kjo ndodh mbi 2000 metra.
– Të ndiqet kalendari dhe të dhënat për përqendrimin e polenit në ajër të shpërndara vit për vit.
Leave a Reply