Gjesti i policit rrugor në qytetin e Shkodrës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve si shembull që duhet ndjekur. Ai ndali trafikun dhe e shoqëroi personin me aftësi të kufizuara deri në anën tjetër të rrugës. Fotoja e tij bëri xhiron e rrjeteve sociale në Shkodër. Por çunat nuk e kanë lënë me kaq, janë interesuar dhe kanë gjetur kush ishte ai. Bëhet fjalë për Osmanin, një efektiv me disa vite eksperiencë në policinë rrugore i cili gëzon respektin e shkodranëve.
Ja postimi i plote tek faqja “Shkodra asht dashni”:
Pak dite me pare bame nje postim per policin i cili ndaloi trafikun per te ndihmu nje person me aftesi te kufizuar. Meqe arritem ta fotografonim me shpine, bame disa kerkime per me gjet policin qe kishte sherby ate dite ne ate orar dhe i kerkuam nje selfie.
(Kjo sherben edhe si menyre per me gjet identitetin e policit kur keni ankesa)
Zotnia ne fjale edhe pse ka vite ne sherbim, duket se nuk e ka humb pasionin per punen e tij, per ti sherby komunitetit. Si qytetar e falenderoj per perkushtimin dhe per modelin e policit humanist qe i vjen ne ndihme komunitetit.
Duke shpresu qe ky rast te sherbeje si frymezim ne besimin tek policia e shtetit dhe bashkepunimin polici-komunitetit, aq te nevojshem per qytetaret.

shkodra.news


Leave a Reply