Ka qenë pikërisht vjedhja e një çante me para në një hotel në Tiranë, e cila zbuloi një rrjet prostitucioni.
Mësohet se njëri prej pjesëtarëve të grupit është pronari i hotelit ku ishte vjedhur çanta me para. P. Xhelili i akuzuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, u dënua nga Gjykata e Tiranës me gjashtë muaj burgim.
Në vendimin e gjykatës, thuhet se pronari i hotelit pranoi akuzën dhe kërkoi të gjykohej me gjykim të shkurtuar. Për këtë, ai është dënuar përfundimisht me 4 muaj burg.
Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2015, ku shtetasi E. L., dhe disa miqtë e tij kanë qëndruar në hotelin “P…” në Tiranë, në dhoma të ndryshme. Në mëngjes, në dhomën e E. L., është paraqitur shtetasja M. D., e cila i ka sugjeruar të merrte një vajzë, e cila ushtronte prostitucion në atë hotel. E. L., nuk ka pranuar, por gjithsesi, sipas deklarimit të tij, M. D., është paraqitur sërish në dhomën e tij, së bashku me dy vajza. Sërish, sipas E. L., nuk ka pranuar “shërbimet seksuale” të vajzave. Pas kësaj bisede, ai ka konstatuar se në dhomë i mungonte çanta e dorës, në të cilën gjendeshin 3.500 euro. Ai menjëherë ka bërë kallëzim penal në Polici, e cila nisi veprimet procedurale dhe referoi rastin në Prokurori.
Po ashtu nga hetimet nuk është identifikuar me prova personi përgjegjës për vjedhjen e parave, por ndërkohë hetimet u zhvilluan edhe për faktin penal të ushtrimit të prostitucionit në atë hotel. Prostitucioni
Në vendimin e Gjykatës, një kopje të cilit e disponon edhe “Shekulli”, thuhet se në hotel ushtrohej prostitucion në mënyrë të hapur. Lidhur me këtë çështje, disa persona të tjerë janë gjykuar dhe dënuar nga Gjykata për veprën penale të “Prostitucionit”.
Në fazën e hetimit, njëra prej vajzave është pyetur nëse i ka ofruar të kryejë prostitucion kundrejt pagesës, duke i gjetur kliente një djali të ri kundrejt përfitimit të shumës prej 2000 lekë. Nga paratë që ka marrë nga ky klient, vajza është shprehur se i ka ndarë me të pandehurin P. Xhelili, i cili ka qenë pronar dhe administrator i hotelit. Nga ana tjetër, gjatë hetimit ka rezultuar se pronari i hotelit i pyeste vajzat që ushtronin prostitucion: “vajza a keni bërë ndonjë lek?”. Hoteli ishte në pronësi të P. Xhelilit, por që ia kishte dhënë në përdorim M. Daltit. Kjo e fundit, në hotel, ndërmjetësonte me klientët për t’i ofruar disa vajza, të cilat kryenin “shërbime seksuale”.
shkodra.news


Leave a Reply