Nga redaksia Alba – Dansk – Materialet e meposhteve jane marre nga gazeta dhe portale te ndryshme ,te botuara nga Hyzri Salihu – Kordinator i FBKSH-Fronti i Bashkimit Kombetar Shqiptar…
(Ribotim nga Kosova Express): Intervistë nga Kosovaexpres
Kush është prof Hyzri Salihu dhe çfarë përfaqëson koncepti shqipërise etnike për ju ?
Profi: Duke ju falenderuar për kohën që më keni kushtuar dhe më shumë ndjej obligim moral që t’iu them se jam një shqiptar i thjeshtë që mendon, flet dhe vepron shqip sikurse kemi kaluar deri më sot nëpër shumë breza. Babai dhe axhallarët gjithmonë na kanë treguar se si shqiptarët kanë ardhur nga Nishi, (1877-1878), se si kanë vuajtur dhe kanë lënë gjithëçka atje, si kanë përjetuar gjenocidin Çamët dhe kur e shpjegojnë e lidhin tokën me amanetin me një fjalë tregojnë rrugën dhe mundin e të gjithëve deri në ditët e sotme, pra qëllimi për ta përjetuar një Shqipëri tjetër më të zonja etj.
Nga shumë biseda të tilla, si fëmijë që kam dëgjuar, besoj se më kanë shërbyer edhe si student dhe tani, që përfaqësoj këtë koncept. Shqipëria Etnike është koncept historik i Kombit Shqipëtar për ruajtjen e identitetit autokton në trojet e tij etnike në Ballkan. Bërja e Shqipërisë Etnike përfshin një territor 115 mijë kilometra katrorë. Shqipëria Etnike është siguri dhe stabilitet për mbarë Evropën. Vetëm kështu pengohet ndikimi rus në Ballkan që e kemi paralajmëruar vite më parë.
Kosovaexpress: Ju jeni koordinator i FBKSH, ç’ka përfaqson kjo strukturë kombëtare ?
Profi: Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar – FBKSH është ndër strukturat më të organizuara në trojet shqiptare, që ka brenda vetes të gjithë atdhetarët, pa dallime, por që kanë në veprimin e tyre idenë e Shqipërisë Etnike. Pavarësisht pengesave që ka pasur gjatë rrugëtimit të saj, FKBSH vazhdon të veprojë fuqishëm, Ne jemi munduar që ta mishërojmë kërë koncept kudo ku ka shqiptar e flitet shqip, për arsye se kur populli e njeh historinë e tij do ta mbrojë edhe gjeografinë e tij, Neve në të gjithë zinxhirin e çështjeve të pazgjidhura shqiptare në Ballkan ku kërkohet mendimi për shtetin shqiptar ne e kemi shprehur se vetem bërja e Shqipërisë Etnike është zgjidhje.
Kosovaexpress: Ҫ’ka mendoni për idetë e shteteve multietnike ?
Profi: Shtetet multietnike tashmë janë të dështuara , nuk mund të funksionojnë në Ballkan pra, duhen shtete etnike, por me kufijtë e vetë e jo me toka të huaja, sepse kombi shqiptar ka tokat e veta deri në Nish. Thjesht kur e kujtojmë këtë koncept të Shqiperisë domosdo na vjen në mendje e gjithë ajo histori e dhimbshme, e përgjakshme, për token dhe popullin shqiptar në Ballkan. Por fati i madh që kemi një Mërgatë që asnjëherë nuk e ka lëshuar fatin e këtij koncepti, nuk e ka harruar dhe përkundrazi po e mbështet fuqishëm me të gjitha mjetet e saj.
Kosovaexpress: Si e trajton këtë problematikë FBKSH-ja, e kemi fjalen për veprimin politik në hapësiren etnike?
Profi: Shqiptarët duhet të hulumtojnë zinxhirin e hallkave, të cilat në trajtimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare brenda hapësirës kombëtare kanë gjetur rrugëzgjidhje dhe alternativa veprimi, të cilat në momente të theksuara e kanë ngritur gjendjen politike shqiptare në nivel më të lartë. E kemi thënë se në kohën e sotme mjerimi i dialogut politik ndërmjet partive politike nuk ka asnjë refleksion të arsyeshëm dhe premtues për të ardhmen dhe historinë e pritjes që ka kalitur breza të tërë, për një hap drejt zgjidhjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.
Kosovaexpress: Ҫfarë kërkohet nga të gjithë shqiptarët ?
Profi: Duhet të kërkojmë çdo here një profil të një kaste të tillë intelektualësh të cilët duhet të premtojnë me të drejtë një gjuhë politike tjetër dhe një kulturë diplomacie e cila e përkthen kohën e sotme me peshën politike që duhet të ndjekë këtë kurs të politikës regjionale. Përgjegjësia në politikën kombëtare varet në qafën e njerëzve të cilët për çdo hap e kalojnë me besën e çdo shqiptari që ka vendosur t’i përfaqësojë secilin, pa marrë parasysh. Koha e nxjerrë çdo limit dhe përmban çdo sukses apo dështim në sferën e përgjegjësisë së liderëve, sepse e ardhmja e gjeneratave të reja kërkon një dinamikë politike e kombëtare, që të jetë garant për të. Vetëm rruga e ndjekur me dekada nga hallka e zinxhirit atdhetar e intelektual të mërgimtarëve shqiptarë përtej Atlantikut, është pikë rreze drite për një guxim që mund të ndryshojë fatin dhe afatin e zhvillimeve politike në Kosovë po edhe në Ballkan.
Ku jemi ne sot Shqiptarët ? Së pari kujtesën nuk duhet të lejojmë që dikush të tentojë të na e fshijë, ne duhet të kujtojmë se nga vijmë, si kemi kaluar ndër shekuj të robëruar se si kemi bërë përpjekje për të mbijetuar në këto troje. Kombi Shqiptar sot është i respektuar në botën e shekullit 21 nga qytetërimi perëndimor, kërkojmë edhe Lindja të ketë konsideratë për Kombin më human në botë, e që është Kombi Shqiptar. Ne duhet të bëjmë përpjekje që të kemi një imazh të qartë para botës, të veprojmë si një komb paqesor – human, si fanar i të drejtave të njeriut. Por, kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e kota të cilat na krijojnë problem ndër vete në vend se të shohim të ardhmen e kombit shqiptar. Shqipëria bëhet kur komunizmi dhe këlyshtë e tij largohen nga trojet shqipëtare. Në qoftë se mund të pajtohemi sikurse dikur gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku programi kombëtar ishte projektimi i synimeve strategjike të kombit shqiptar. Pra, nisur nga kushtet dhe rrethanat ekzistuese objektive dhe njohurive shkencore, ai përfshinte: çlirimin e kombit, pozitën e lirë demokratike të qytetarit, zhvillimin material, social e shpirtëror të kombit.
Në qoftë se mund të pajtohemi se ishte kjo shkallë e njerëzve fisnikë që teorinë e kombit e ngritën në shkallën më të lartë të identitetit kolektiv, me vetëdijen, synimet dhe interesin e vet . Shqiperia Etnike kërkon që çdo shqiptar të jetë përgjegjës për çdo skaj të historisë dhe gjeografisë së saj, pra me një mendim unik dhe një veprim që këmbëngul e vepron për jetësimin e tij, duhet të besojmë që dita duhet të jetë e afërt ku do të jetojmë dhe gëzohemi me të drejtat e liritë tona si njerëz, si shqiptarë në Shqiperinë Etnike.
Sot kombi shqipëtar duhet ta mbajë një Kuvend Mbarëkombëtar dhe ta formojë Qeverinë Kombëtare të Shqipërisë Etnike
Kosovaexpress: Faleminderit
/Ribotim KosovaExpress
—————————————————–
Letër Shteteve të Bashkuara Amerikës
Hyzri Salihu /Të nderuar aleatë besnik dhe historikë të Kombit Shqiptar siç i keni qëndruar gjithmonë në krah shqiptarve në të gjitha vështirësite që kemi kaluar, është koha që të intervenoni që Kosova të ketë një Qeveri kombëtare morale dhe të pakurruptuar, që t’i bëjë ballë sfidave të kohës .
Kosova sot rrezikohet nga pretendimet e agresionit ruso-serb, për ta bërë shtetin e Kosovës jo funksional me strukturat çetnike terroriste që operojnë brenda territorit të Kosovës, rikujtojmë se ish -Kryetari i SHBA-së Frenkli Ruzvelt kishte deklaruar “ne duhet të kemi frike nga një gje – nga vete frika” nëse heshtim para shumë gjërave që kanë ndodhur do të jemi padyshim bashkëfajtor.- Pra sot kombi shqiptar është përballë sfidave të kohës që kërkojnë zgjidhje e zgjidhjet si deri më tash, do t’i bëjmë në koordinim me ju Amerikë.
Kosova sot është me kazerma ushtarake,pa Ushtri të formuar.
Kosovën sot e sfidojnë edhe varfëria e shtuar, kriminaliteti i shtuar,korrupsioni i shtuar,narkomania e shtuar etj.prandaj ju miqt ameriken sot duhet te intervenoni që;
Kosova të ketë Qeveri Kombtare e Kosovës e jo e kontrolluar nga shërbime antikombtare, Kosova të ketë Ushtrinë ,që Kosova të ketë Organe të Sigurisë për Kosovë, e jo për parti politike apo që i shërbejnë grupeve të caktuara.
Kosova të ketë ekonomi dhe zhvillim pastaj normalizim me vende të tjera, por jo me vende që bëjnë plane për zhdukjen e kombit shqiptar. Kosovës mbas mandatit të Presidentes që ju e keni zgjedhur, të na ndihmoni ta zgjedhim një President me vota të popullit, sikur ju që i zgjedhni e jo Presidenta përqarës dhe të dështuar, ne kemi paralajmëruar edhe më herët, se situata e sigurisë në Kosovë por në përgjithësi në trojet shqiptare sfidohet nga rus-serbo-“maqedon”, por edhe nga shërbimet antishqiptare që janë brenda Qeverive si në Tiranë-Prishtinë-Shkup, por edhe brenda subjekteve të tjera, prandaj duhet të kthehen organizata në Mergim që kan lidhje ,bese me Amerikën, në fund aty ku ka tym ka edhe flakë thotë nje fjalë popullore duhet të anulohen marrëveshjet që janë Kontestuese.
Paqja në Ballkan do të varet mjaftë nga zgjidhja që do t’i jepet çështjes shqiptare, e ajo është Shqiperia Etnike .
Agjensia e lajmeve INA
————————————–
Hyzri Salihu: Shqipëria Etnike -Strategjia e Sigurisë
Në një Ballkan ku intensifikimet e brendshme shpeshëherë mbajnë një status quo, sa për ta kaluar krizën e pas krizës, medeomos kemi nevojë dhe arsye që Shqipëria etnike të përfshihet në gjeopolitikën e Natos, si tërësi. – Një Shqipëri më këto përmasa faktikisht duhet të jetë edhe garancë për sigurinë e mbarë Europës dhe partner afatgjatë i paqes dhe sigurisë në krahë me SHBA-të.
Shqipëtaret që jetojnë në këtë hapsirë, përmbëjnë autoktoktoninë më të madhe si popull, dhe lidhja e qëndrueshme e tyre në një Shtet të tillë, jo që nxjerr konceptin e përmbajtjes si ëndërr por përbën substanceën themelore të realitetit dhe vetë konceptit të Sigurisë sot në botë. Alenacat e ndryshme dhe mekanizmat e tillë botnorë, kanë të gjitha mjetet por shpeshëherë interestat e shteteve përkatëse e devijojnë në heshtje, konsideratën dhe seriozitetin që paraqet jo vetëm siguria e tyre e brendshme por edhe efektet e jashtme të saj në rajon. Me këtë hap, jo vetëm shqiptarët por edhe historia botërore do të jetë në kursin për të cilin ekziston vetë informacioni si mjet, andaj një rioorganizmin me një platformë të pranuar nga shtetet e NATO-s, për Shqipërine etnike do të jetë prapë një justifikim jo i tryezave dhe tavolinave e bisedave të liderëve mbi sigurine e lartë, por investimi që garanton Liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky model duhet të shprehet qartë nga Tirana zyrtare, dhe Prishtina e pa pjekur diplomatikisht, ku plotësimi i të dyjave të ngreh këtë çështje deri në instancën e përgjegjësise së lartë ndërkombëtare.
Një zë, është më i qartë, se shuma e shumë zërave të vegjël! Ne duhet të veprojmë dhe me këmbëngulësi të kërkojmë që të jetësohet ky parim, sepse është garancë për Tokën dhe lirinë e lëvizjes së shqipëtareve në hapsirën e tyre etnike, ku sot nuk realizohet ky fakt, dhe mungon insiativa publike –zyrtare e qeverive respektive.
Derisa ne kemi një relief të natyrshëm me pasuri nëntokësore ,kush është garantues i shqipëtareve, pas vetë shqipëtareve? Me një moshë të re dhe të shëndetshme, me pasuri nëntokësore akoma të pa eksplorura mirë dhe me një klimë të përgjithshmë e shumë e shumë të tjera, besojmë se na bëjnë më dominues në raport me shtetet të ndryshme të europës.
Shqiperia etnike do të bëhet jo me radikalizëm fetar (për ata që thirren në fenë ortodokse, për ata që janë katolik dhe për ata që janë të besimit Islam), jo me njerëz të proklamuar si kombëtar e që janë antikombëtar e gjakperzier, jo me kokë të huaj por me shqiptar e me true të shqiptarit. Dhe kujtojmë me të drejtë fjalët
Bota stabilizohet kur të zgjidhet çështja e shqiptarve në Ballkan, të zbatohen të drejtat e Njeriut të riformuluar ne vitin 1975, zbatimi i mendimit të lirë dhe shprehja e besimit fetar të garantuar me dokumente e të Drejatve të Njeriut.
Kombi shqiptar në raport me sigurinë botërore duhet të kërkojë që të Drejtat e Njeriut që janë pranuar ndërkombtarisht në mënyrë sekrete, të publikohen se kush është autor i tye dhe kujt i takon fanari i të drejtave njerëzore, Nato duhet të futë në zbatim artikullin numër 5 dhe Shqiperia etnike është Siguri dhe paqe për botën mbarë. Shqipëria etnike bëhet jo duke mbajtur zgjedhje për çdo vit, dhe pa rezultate positive dhe për interesa të ndryshme ndërkombëtare, e atyre që kanë dëshirë ta ruajnë apo marrin pushtetin pa e siguruar dhe funksionalizuar shtetin. Ky realitet perbene historine e re te cilen Ballkani ne menyre te kujdesshme eshte duke e percjellur ne te gjitha takimet bilaterale andaj edhe per cdo shtet politikat e sigurise kane karakter me te drejperdrejte ne ditet e sotme .
Institucionet e sigurise si ne Republiken e Kosoves po ashtu edhe ne Republikes se Shqiperise kane aftesine e mbledhjes se informacioneve por paaftesine e klasifikimit te informacionit , prandaj okupatoret sllavo-maqedon po e sfidojne sigurine ne rajon .
Sepse nëse këto informacione janë plotësisht të sakta atëherë seriozisht është e kërcënuar siguria e kombit shqiptar dhe penges e bërjes së shqipërise etnike nga shërbimet antikombetare. Shqiperia etnike është ngushtë e lidhur me nacionalizmin shqiptar dhe gjakun e derdhur për lirinë e shqiperise etenike. . Me ndihmën e Nato-s dhe SHBA-se do të bëhet shqiperia etnike. Jemi dëshmitar të një paqartësie të madhe politike në raportet e brendshme të hapsirës etnike.
Ferizaj – Shqiperi etnike 27.06.2017
Botuar nga Bota Press
——————————
SHQIPËRIA ETNIKE – TË DREJTAT E NJERIUT Nga Prof. HYZRI SALIHU
E Premte, 08.03.2012,
Sot e 37 vite më pare , në Helsinki të Finlandes me 01 08 1975 është nënshkruar Akti final i Helsinkit nga 35 shtete të botës duke u riformuluar të Drejtat e Njeriut.
Ende ky dokument sekret nuk po gjenë zbatim, ka mbetur në nji letër të shkruar, rrjedhat e sotme në Ballkan me theks të veçantë në hapesiren Etnike Shqiptare dita ditës po shkelën me të madhe të Drejtat e Njeriut ndaj popullit shqiptar. Nga kjo del se zbatimi i dokumentit për të Drejtat e Njeriut i shpallur me 10 Dhjetor 1948 dhe i Riformuluar me 01 Gusht 1975 pashmangshëm lidhet me Bërjen e Shqiperise Etnike si në aspektin politik, diplomatik ekonomik dhe ushtarak .
Pakti Nato urgjentisht duhet të merr nën kontroll rajonin e Ballkanit dhe të zbatojë parimet e pranuara dhe të nënshkruar nga vetë Alenaca veri-atlantike , të trajtojë
1 Kombi Shqipetar e meriton një trajtim më të veçante në Ballkan
2 Mbrojtja e tërësise tokësore të Shqiperise së vërtetë
3 Një ,kongres Shqipetar me model Amerikan
4 Gjykatë Supreme etj
Ky Shtet-Komb shqipetar që do të formohet duhet të jetë për dy vjetë nën monitorim nga Shqiptaro-Amerikanët që jetojnë në SHBA qe 60 vite ,pastaj të kaloj tek vendoreti ,në të kundertën Konflikti do të jetë i pashmangshëm me përmasa të një lufte Botërore .
Historikisht Kombi shqiptar ka zotëruar nji territor shumë të gjerë në Ballkan por në shekullin e fundit është coptuar në shumë pjesë, ka ardhur koha që i gjithë Kombi shqiptar të mos lejojë që të tëkurret edhe më tutje por ta mbrojmë me të gjitha mjetet Hartën e Shqiperise Etnike me 114. 558 km2
Sot është fat i madh për Kombin Shqiptar që të ketë pranë vetës një strukturë kombetare me të gjitha elementet që i nevojiten për ta zgjidhur dhe mbrojtur Shqiperine Etnike, ajo është Fronti i Bashkimit Kombetar Shqiptar me strukturat e saj Armatën Kombetare Shqipetare FBKSH-AKSH , duke pasur struktura të tjera Fondin Kombetar Shqiptar , Sherbimin Intelegjent -Siguria Kombetare Shqipetare SKSH ,i riorganizuar me 31 03 2011 dhe aktiv në të gjitha trojet Shqipetare .
Këto struktura mbështeten në këto parime të cilat i përmend Mr. Ukshin Hoti në vitin 1976 në librin e tij Lufta e ftohtë dhe Detanti :
1 Patundshmëria e frontit Atëdhetar
2 Morali i Forcave të Armatosura
3 Kualiteti dhe Kuantiteti i Divizioneve
4 Aftësia e Kuadrit Komandues
5 Armatimi i struktures ushtarake
Struktura ushtarake Armata Kombetare Shqipetare- AKSH në Betimin e saj ka mbrojtjen e Kombit Shqiptar dhe të trojeve të tij Etnike , prandaj nëse institucionet e Sigurise vendore të Kosoves dhe ato ndërkombetare nuk e mbrojnë popullin Shqiptar në tokën e tij atëhere AKSH do të futet në veprim në pjesën Veriore të Kosovës .
Koordinatori i FBKSH-së per trojet Etnike dhe Mërgate
prof Hyzri Salihu
01 08 2012 Ferizaj- Shqiperi Etnike
————————————
10 qershori Lidhja Shqiptare e Prizrenit , vula e shiperise etnike
Qershor 11, 2014
Shkruan: Kastriot Bushi – Hyzri Salihu
Vetëm koha u jep kuptim problemeve kur problemi nuk kuptohet me kohë ! Lidhja Shqiptare e Prizrenit në kohën kur çështja shqiptare kërcënohej, nga një shpërbërje politike dhe ndikimeve të jashtme , burra të kombit shqiptar me kohë vërejtën me të drejtë rrezikun dhe hartuan projektin politik më unik deri në ditët e sotme. Kjo e dëshmon edhe rrugetimin tonë politik dhe përfaqesues në shumë alternativë që kemi përcjellur , flasim për mekanizmin e përfaqesimit brenda hapsirës etnike . Ajo kohë po të analizohet me detaje, ngelë borxhli me realitetin tone politik, sepse duke e menduar : zhvillimin ekonomik, vetedijen qytetare në çfarë pjekurie ishte,probelemet që e karakterizonin botën , atë kohë , dhe guximi që treguan me vullnetin e tyre e shumë e shumë të tjera . Dhe prapë realizimi i qëllimit fisnik , përputhej me kohën dhe të drejtën njerëzore e historike . Këmbëngulsia e tyre në parimet e shenjta që u vendosen nga të deleguarit e Lidhjes , e bënë atë të gjallë dhe kuptimesor edhe për ne sot.
Programi kombëtar ishte proejktimi i synimeve strategjike të kombit shqiptar. Pra nisur nga kushtet dhe rrethanat ekzistuese objective dhe njohurive shkencore , ai përfshinte : çlirimin e kombit , pozitën e lirë demokratike të qytetarit , zhvillimin material , social e shpirtëror të kombit . Në qoftë se mund të pajtohemi se ishte kjo shkallë e njerëzve fisnik që teorinë e Kombit e ngriti në shkallën më të lartë të identitetit kolektiv, me vetëdijen , synimet dhe interesin e vet .
10 Qershori është dita ku shqiptarët duhet ta njohin të vetmen Vulë, atë të cilën i bënë ata ta kuptojnë peshën e tyre në Histori . Në Mërgatën shqiptare duke e apostrofuar Ballin e Kombit, Lidhjen Kosovare dhe shoqatën panshqiptare VATRA, ku për sa kohë e kanë ruajtur dhe me përgjegjësi morale njerëzore e kombetare kanë ecur vertikalisht, duke qenë krenarë për Vulën e shqiptareve, atë të 10 Qershorit . Secili shqiptar është përgjegjës , për çdo skaj të tokës Shqiptare .
Do ta citoja me shumë knaqesi Akdamik Esat Stavilecin, ku penda e tij me jetë e ka gëdhendur problemin e çështjes shqiptare në tërësine e saj ku ai thotë :“Më lehtë është të mbash fjalim, sesa të mbash fjalën”.E ardhmja jonë,si popull dhe si komb,nuk do të varet nga fjalime të mëdha, të zjarrta e patriotike,por nga zotime,angazhime e këmbëngulësi të mëdha për t’i bërë ato realitet.Duhet t’i çojmë gjërat “deri në fund” dhe t’i lëmë që ato “të bërtasin vetë”.Nëse do të bëhemi të fortë,forca jonë “do të flasë vetë”.Nëse do të tregohemi të dobët,”fjalët nuk do të ndihmojnë dot”.Sado që “guri ka lëvizur prej vendit”,me hapjen e çështjes së Kosovës,lëvizjet në gjithë hapësirën shqiptare nuk janë në përputhje me realitetin që na rrethon,sepse e vërteta flet se ende nuk është mirë,as në Shqipëri dhe as në Kosovë,as me shqiptarët në Maqedoni dhe as me shqiptarët në Mal të Zi…,as në Preshevë,Bujanoc e Medvegje.Për Çamërinë thuhet ndonjë fjalë,sa “ndërgjegje për të larë
Andaj sot prapë kujtojmë Akademik Gazmend Zajmi (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës,Vepra I),shkruante me plotë të drejtë “se nëse do të hartohej ndonjë projekt i madh mbi stabilitetin afatgjatë në Ballkan,është e sigurt se problemi i zgjidhjes parimore të çështjes shqiptare me kritere objekive etnike dhe demografike,do të zinte një vend qëndror në të”(2 dhjetor 2002).
Dhe për fund , kur Shqipëria kanosej prapë nga rreziku i konferencës së Ambasadorëve në Londër nga shtetet fqinje, ishte Presidenti W Wlison, bëri atë të ndërgjegjia e tij e pastër prej Lideri shprehu Njerëzoren dhe i dha kuptim kohës . Urojmë që sot miqësia shqipëtare me SHBA-të ta ruaj dhe të jetë më këmbëngulse për ti ruajtur po ato parime të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sepse , koha do ta dëshmon se pse pritëm deri më sot .
Urime 10 Qershorin Rrnoftë Flamuri e Rrnoftë Demokracia
————————
Shkruan prof. Hyzri Salihu: Siguria e Shqiperise etnike është e rrezikuar
E kemi diskutuar shpeshëherë se probleme të ndryshme që nga koha e pas luftës, kanë derviuar situata të cilat vetëm kohën e fundit kanë filluar t’u nxirret kuptimi tyre i përbashkët ose thënë më kjartë, pesha e tyre që ka rënduar mbi paqën dhe ndërtimin e deomkracisë në Kosovë, ka filluar të ndëgjohet dhe diskutohet! Pse gjithë këso pengesash e pamaturi politike, pse gjithë kjo mjegull dhe askush nuk e kërkon fijen e saj, të këputur apo të fshehur, që nga qytetari i thjeshtë e deri tek administrata jurudike e politike në vend.
Çështjen e Kosovës kur e shikojmë në kronologjinë e vetë natyrës së problematikës që përmban sepse historiku juridik dhe rrethanat politike nëpër të cilat është formësuar idea e lirisë dhe ndërtimit të institucioneve, ka shumë hapësirë dhe debat që ndoshta ka munguar deri më sot. Ka munguar, sepse si mbrenda vendit po ashtu edhe jashtë tij,si faktor determinant në sensibilizmin e saj ka luajtur edhe mërgata shqiptarë si në Evropë po ashtu edhe në SHBA, sikurse thotë populli “dikush ka folur, po edhe dikush ka shkruajtur”, atëherë kërkohet një njohje më e thellë e problemeve të sigurisë që lidhen në mënyrë direkte me situatën politike tek ne.
Tanimë gjuha politike nuk është në gjendjen apo kursin për të cilin është përcaktuar Kosova dhe miqtë tanë, sepse demokracinë duhet nënkuptuar në këtë kushte edhe si mjetë për ta ruajtur vetë qenien tone kombëtare, përmes politikave serioze dhe ekonomisë së zhvilluar, me qëllimin që çdo ditë të rrugëtojë drejtë qëllimit për një të ardhme më të sigurtë. Për të qenë të përcaktuar dhe këmbëngulës në synimet tona të përbashkëra mendojmë se kemi nevojë për një Strategji dhe Diplomaci kombëtare më përmbajtësore dhe intelegjente.
Strategjia kombëtare është e drejtë e udhëheqjes së lartë politike e shtetërore të një kombi. Nëpërmjet saj shpallen, synimet strategjike të një kombi apo e shprehur ndryshe, interesat dhe objektivat kombëtare. Në përcaktimin e objektivave kombëtare mbahen parasysh qëllimet themelore, ku përqendrohen politikat kombëtare, përpjekjet dhe burimet për realizimin e tyre. Proceset të cilat derivojnë gjendjen politiko-ekonomike edhe në Prishtinë, lidhen domosdo me zhvillimet e fundit të cilat japin panoramën e kuptimit, të pakuptimtë, sepse krijohet paqartësi e madhe politike andaj duke ia shtuar edhe disfunksionimin e Ligjit me jetësimin e krimit e korrupcionit në nivel vendi, pra krijohen kushte për amullinë e përcjelljes së zhvillimit normal se nga po lëvizë çështja Kombëtare. – Duam të rikujtojmë se për të përcjellur veprimin e sigurisë kombetare shqipetare duhet të ndiqen këto parime:
1) Të parandalodh shkaqet e jo të luftosh vazhdimishtë
2) Parimet e para-veprimit:/ në qoftë se nuk jeni të Sigurtë mos e bëni.
3) Veprimet nuk duhen të fillohen, nëse ndikimi i tyre nuk është i ndikueshëm.
Duhet të përcillet fakti se çfarë e përbën këtë realitet tashmë këtë përditshmëri politike ditore, realitet përbënë historinë e re të cilën Ballkani në mënyrë të kujdesshme është duke e përcjellur në të gjitha takimet bilaterale andaj edhe për çdo shtet politikat e sigurisë kanë karakter më të drejtpërdrejtë në ditët e sotme.
Institucionet e sigurisë si ne Republikën e Kosovës po ashtu edhe ne Republikës së Shqipërisë kane aftësinë e mbledhjes se informacioneve por paaftësinë e klasifikimit te informacionit, prandaj okupatoret sllavo-maqedon po e sfidojnë sigurinë në rajon.
Sepse nëse këto informacione janë plotësisht të sakta atëherë seriozisht është e kërcënuar siguria e kombit shqiptar dhe pengesë e bërjes së Shqipërisë etnike nga shërbimet antikombëtare. Shqipëria etnike është ngushtë e lidhur me nacionalizmin shqiptar dhe gjakun e derdhur për lirinë e Shqipërisë etnike. Me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-se do të bëhet Shqipëria etnike. Jemi dëshmitar të një paqartësie të madhe politike në raportet e brendshme të hapësirës etnike. Kujdesi për probleme e tema të tilla, nuk duhet të na bëjë më pak të përgjegjshëm, se sa të ndieshëm virtualisht, çdo i ri apo e re që e done atdheun e vet, duhet ta njohë dhe mbrojë me të gjitha argumentet e forcës së arsyes, kjo i jep peshë sigurisë dhe atdhedashurisë sonë.
prof. Hyzri Salihu
————————-
Për një Pleshtë nuk kallet Jorgani
Refleksion mbi aktualitetin për të cilin çdo ditë flitet dhe përjetohet në mënyrë të njejtë, gjendja në të cilën sikurse populli po ashtu edhe elita politike sillen në rreth të mbyllur, një qasje që po prodhohet dhe po krijon apo duhet të krijon një gjendje tjetër politike. Një zgjedhje për zgjidhjen e Presidentit e cila deri më sot ,nuk po dëshmon zgjidhje të situates në vend prandaj Presidenti ose duhet të zgjedhet nga populli ose të vijje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra shqiptar si President koncensional ,e jo te ketë populli shqiptar probleme serioze gjoja se po i rrespektojmë marrëveshjet politike partiake, apo parimet se po të ishin këta që repektojnë marrëveshje si pozita ashtu edhe opozita nuk e kishim këtë gjendje! Kur e shikojë “pasqyrën”, e përditshmërisë së këtij rrethi , të cilin edhe nuk po kuptohet nga të dyja palët që gjinden në mes, më kujtohen fjalët e mendimtarit të madh Jaspers ku në një situate të tillë e përshkruan me detaje gjendjen dhe mundësinë e kësaj situate(rrethi se pse jemi kështu). Ai më tej shton se ….,Duke menduar se nuk kemi se ç’bëjmë “Me kurajë është ai që mendon, ç’është e mundur në jetë dhe nuk e heqë shpresën asnjëherë” Jaspersi nënvizon përgjegjësinë morale që ka çdo njeri për të ardhmen e botës”. Ajo që ndodhë në plan të gjerë, është vetëm simptomë e asaj që ndodhë fshehur te shumë nga ne. Ai që nuk jeton dot në paqe me fqinjin, ai që me shpirt të keq i’a bënë jetën të vështirë , ai që fshehurazi i do të keqen tjetrit, ai që përfletë të tjerët, që gënjen, që prishë martesën,ai që nuk nderon prindërit, ai që thyen ligjin, që nuk kujdeset për edukimin e fëmijeve, ai pengon paqen botërore nëpërmjet veprimit të tij , që nuk është asnjëherë veprim privat, megjithëse mendon të kundërtën. Ai mendon se bën pak, por në plan të gjerë sjellë asgjësimin e njerëzimit.(Die Atombombe.f 50)
———————–
Deputet të Republikës së Kosovës veproni me logjikë Shtetrore e jo partiake. Kosova kerkon që sa ma shpejtë të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës e rrjedhimisht të formohet Qeveria e Republikës së Kosovës. E që duhet të jetë Qeveri e të gjithë qytetarve Shqiptarë që jetojnë edhe viset e okupuara të trojeve etnike shqiptare. Deputet të nderuar që jeni zgjedhur në kto zgjedhjet e 11 Qershorit 2017 , mos harroni se jeni rritur me bukë e ujë të tokës së Shqipëris Etnike. Mos harroni se në qfarë historie tragjike ka kalue Populli Shipëtarë në Kosovë e ju mos u bëni mendjemadh por bëhuni modestë siq është edhe Shqiptari. Leni inatet personale e partiake se tjera parime nuk keni që nuk po bashkoheni , të gjithë në një formë apo formë tjetër jeni përgjegjës për proceset që po kalon politika e Kosovës e do të kalojë . Prandaj urgjentisht uluni në sofren kombtare të pajtimit para së të uleni në tryezat ndërkombtare të përqarë. Nuk e kemi luksin që të kemi instucione të mvarura e multietnike , por instucione Shtetrore me logjikë kombtare e Shtetformuse. Kur ta mbajmë Kuvendin e tretë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të jeni të ftuarë.
Me konsideratë
Hyzri Salihu Koordinator i përgjithshëm i FBKSH,së Shqipëri Etnike -Mërgatë 19.07.2017
————————-
Hyzri Salihu-. Askushë nuk ka të drejte ta sulmojë UÇK, në e aq më pak ata që nuk kan pasur guxim të veshin uniformen e Ushtrisë për Liri
Lajme, Opinione, 23 Jul 2017 – 14:09
Hyzri Salihu-. Askushë nuk ka të drejte ta sulmojë UÇK, në e aq më pak ata që nuk kan pasur guxim të veshin uniformen e Ushtrisë për Liri
UÇK është krenaria e Kombit Shqipëtarë . Askushë nuk ka të drejte ta sulmojë UÇK, në e aq më pak ata që nuk kan pasur guxim të veshin uniformen e Ushtrisë për Liri. As një dorë e keqe nuk mund ta prekë Ushtarin e Vërtetë të Lirisë. Kombi Shqipëtarë e organizojë UÇK,në, e formojë, nënat shqipëtare i dhanë bukë, mergimtarët e furnizuan por edhe fizikisht ju përgjigjen, idealistët e ngriten me moralë. Shumë djemë e vajza ranë Dëshmorë me emblemën e UÇK, së. Të gjithë duhet ti nderojmë Dëshmorët e Kombit gjitha brezatë që kanë Luftue për Liri e Bashkim Kombëtarë. Kombi Shqipëtarë do ta bëjë Shqipërinë Etnike me Armatën e vet , koordinimë me NATO, në krye me SHBA.
Koordinator i FBKSH,së Hyzri Salihu 23.07.2017
——————————
Njeriu përballë Botës / Nga Prof. Hyzri Salihu
POSTED ON MARCH 29, 2015 BY AGRONSH
0
Njeriu përballë Botës
Hyzri-Salihu
Nga Prof. Hyzri Salihu
Kombi shqiptar ka lindur njeriun, dhe bota u mundua ta mbysë njeriun, zvarraniket po punojnë qe idenë e njeriut ta zhdukin por idea e shenjtë e njeriut do sundojë botën, shqiperia etnike do e mbrojë me pendë dhe gjak idenë. Bota do të ketë siguri atëherë kur zvarraniket nuk do munden ta ndjekin njeriun.
Edhe shumë e shumë i duhet njeriut që ta definojë, kuptimësojë e përmbajtësojë si duhet qenien e tij në njëmendësi .- Çdo njeri e posedon jetën psikike individuale, por njohja e tij dhe morali, raporti i tij është i kushtëzuar në mënyrë sociale . Pos kësaj, individi njerëzor paraqitet si anëtar i kolektivit të caktuar, anëtar i grupit, popullit, partisë, shtetit, rajonit, territorit, kombit etj etj raporteve shoqërore në tërësi, prej nga strukturon personalitetin dhe ndërgjegjen .
Por, Kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e zvarranikëve që pijnë gjakun e njeriut, andaj shërbimi pa kokë ka sjellë botën në gjendje të Inkuzicionit. Shqiperia bëhet kur kumunizmi dhe këlyshtë e saj largohen nga trojet shqipëtare.
Çdo njeri duhet të bëjë përpjekje, për të cilën ka energjinë e qenies njerëzore, për të avancuar ndërgjegjen në drejtim të parimeve universale njerëzore, humane: ta çmojë gjininë njerëzore dhe të pasurojë atë me veprimtarinë e vet, ta mundë mjerimin moral !
Njeriu shqipëtar është ai që ka zemër. shpirt, ideal kombetar dhe botëror në vijë Vertikale dhe Humane, zvarranikët e botës mos të abuzojnë me adoloshenta apo fëmije që s’dinë mirë me fol e me shkrue sepse është shkelje e të Drejtave të Njeriut, është krim .- Kot e kanë ata që tentojnë ta imitojnë njeriun sepse është jo logjike, kontradiktore qe pa njeri te imitojë njeriun,
Pra ndërgjegjia e obligon njeriun për sa njeriu e obligon ndërgjegjen; ndërgjegjia është përgjegjësi për të bërën që është bërë e që s’është bërë e që s’është dashur të bëhet dhe për të pabërën që është dashur të bëhet . Vetëm njeriu mund ta bëjë, e kupton njeriun .
Njeriu do të bëhet njeri, nëse e kupton se është njeri!
Njeriu do të bëhet njeri, nëse e don njeriun !
Njeriu do të bëhet njeri, nëse e kupton botën !
Njeriu do të bëhet njeri, nëse e beson Zotin !
———————————————————–
Shqiptarët dhe çështja e kohës
Hyzri Salihu – Në kohën e sotme mjerimi i dialogut politik ndërmjet partive politike nuk ka asnjë refleksion të arsyeshëm dhe premtues për të ardhmen dhe historinë e pritjes që ka kalitur breza të tërë për një hap drejt zgjidhjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.
Kosova e shikuar nën dioptrinë e diplomacisë botërore, e ndodhur mes Lindjes dhe Perëndimit, ka nevojë që një brez i ri me të kaluar të pastër dhe edukim e arsimim properëndimor, që njeh mirë vlerat kombëtare, si dhe ka për pikënisje historinë e vetë çështjes shqiptare si referencë në politikat e jashtme. Profili i një kaste të tillë intelektualësh duhet të premtojë me të drejtë një gjuhë politike tjetër dhe një kulturë diplomacie e cila e përkthen kohën e sotme me peshën politike që duhet të ndjek këtë kurs të politikës regjionale.
Përgjegjësia në politikën kombëtare varet në qafën e njerëzve të cilët për çdo hap e kalojnë me besën e çdo shqiptari që ka vendosur t’i përfaqësojë secilin, pa marrë parasysh.
Koha e nxjerrë çdo limit dhe përmban çdo sukses apo dështim në sferën e përgjegjësisë së liderëve, sepse e ardhmja e gjeneratave të reja kërkon një dinamikë politike e kombëtare, që të jetë garant për të. Vetëm rruga e ndjekur me dekada nga hallka e zinxhirit atdhetar e intelektual të mërgimtarëve shqiptarë përtej Atlantikut, është pikë rreze drite për një guxim që mund të ndryshon fatin dhe afatin e zhvillimeve politike në Kosovë po edhe në Ballkan .
Miqësia e përhershme e shqiptarëve me SHBA-të është dëshmi se çdo gjë duhet të kalkulohet në vijat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, për një tokë të lirë me njerëz të lirë dhe të drejta të barabarta mes popujve dhe kombeve në botë.
——————————-
Hyzri Salihu: Koha e Shqiperisë etnike po vjen
Liria ka kuptim gjënë më të rendësishme, me mundësinë për të filluar diqka e re. Veprimi në Liri është mundësia më e larte e Njeriut, prandaj duhet te veprohet .liria është terreni në të cilin njeriu vepron, prandaj Kombi Shqiptar duhet të veprojë për ta bërë Lirin dhe Shqiprin Etnike.
Njeriu e ka arsyen që i kontrollonë emocionet dhe vullnetin për veprim, kur njeriu nuk ka vullnet për veprim, emocionet ja kanë trubulluar arsyen prandaj Arsyeja duhet ta udhëheq njeriun drejtë Lirisë sepse ; nëse të përfshinë emocionet atëherë, je i robruar nëse nuk funksionon Arsyeja atëherë , nuk ke guxim për veprim, Njeriu gjithmonë është në proces të bërjes së vetëvetes.
Bota shqiptare ka shumë mendje që kalojnë kufirin e përdorur në gjuhën e zakonshme politike , ku për pasojë e besimit në to , shpeshherë kuptohet sikurse misioni për të lëvizur kah forca nuk është në kursin e duhur që e bënë botën shqiptare më të zonja , të lirë e demokratike . Përvoja politike e ardhur jo nga njohja , por e krijuar në momentumin e situatave konspirative e mjegullon gjithë realitetin e shprehur në gjuhën e garës politike , jo nga nevoja se sa nga domosdoshmëria e të qenit në skenë .- Kjo ngjallë impaktin se , sa më i shpejtë të jetë lajmi aq më i shpejtë do të jetë edhe vendimi apo reagimi i tij , sikurse ne po komentojmë vetvetën sepse e vërteta që zbardhë të tashmën dhe lë hapsirë për të ardhmën është kufiri ,ku njerëzve të politikës së rastit mund të i’u kushtojë me karrierë .
Në të gjithë përpjekjen e veprimit për të mirën e përgjithshme, ku kemi përcjellur shumë modele peripeci e eksperimente gjate dy dekadave të fundit , akoma pa i përfunduar ne e kemi prekur Demokracinë në palcë, sepse ose kemi dështuar sepse nuk i kemi kuptuar apo ishin, jo në dobi positive për vetë identitetin tonë si qenie politike kombëtare. Ditëve të fundit edhe problemi i ngritur për çështjen e pazgjidhur të çështjes Çame nga Parlamenti Evropian, domosdo ngritë besimin në kujtesën e vetëdijen e popullit dhe luftën për Liri që ka përjetuar gjatë histories, e drejta në rrugën e shqiptarëve. Edhe pse çdo ditë, çdo stinë, çdo vit kjo e drejtë kërkohet nga penda shqiptarë në Mërgatë, deri në zgjidhjen e drejtë të saj.
Kujtesën nuk duhet të lejojmë që dikush të tentojë të na e fshië, ne duhet të kujtojmë se nga vijmë, si kemi kaluar ndër shekuj të robruar se si kemi bërë përpjekje për të mbijetuar në këto troje.
Kombi Shqiptar sot është i respektuar në Botën e shekullit 21 nga qytetrimi perendimor, kërkojmë edhe Lindja të ketë konsideratë për Kombin më human në botë, e që është Kombi Shqiptar. Ne duhet të bëjmë përpjekje që të kemi një Imazh të qartë para botës të veprojmë si një Komb Paqesor – Human si fanar i të Drejtave te Njeriut.
——————-
Profesori ferizajas Hyzri Salihu ftohet në Tryezën Kombëtare për Shqipëri
Profesori nga Ferizaj, Hyzri Salihu ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se është ftuar të marrë pjesë në Tryezën Kombëtare për Shqipëri Etnike, e cila do të mbahet në Prishtinë dhe do të ketë të ftuar nga gjitha trevat kombëtare.
Ja postimi i plotë i tij:
Njoftim:
Tryezat Kombëtare për Shqipëri Etnike
Mē datën 23 Prill 2017 në ora 11.30 në Restorantin “Rings” në Prishtinë nga Balli Kombëtarë Demokrat me Kryetar Gazmend Islami organizon tryezë të rrumbullakët me temën ” Kufijtë mes dy Shteteve Shqipëtare nuk kanë vlerë ” do të paraqitna me një Kumtesë së bashku me Kryetarin e Ballit Kombëtarë nga Tirana Dr Artur Roshi , Shkrimtari i njohur Prof Fadil Curri ,Magjistri i shkencave te Sigurisë Prof Avni Islami ,Kryetarja e gruas se Ballit Kombtar Demokrat – Donika Raka – Xhemajli , publicisti Afrim Mustafa, publicisi dhe analisti Islam Krasniqi ,ish i burgosuri politik Hajredin Kaza nga Ilirida
Falenderoj kryetarin e Ballit Kombëtarë Demokrat Gazment Islamin ,
Nënkryetarin e Ballit Bekim Baftiu
për ftesën që të paraqitna me një Kumtesë për Shqipëri Etnike
Koordinator i FBKSH për Shqipëri Etnike dhe Mërgatë
Hyzri Salihu
16.04.2017
——————————-
Pranohen konkluzionet e Prof Hyzri Salihu për Bërjen e Shqipëris Etnike
Kumtesa drejtuar Tryezës për Shqipëri Etnike e mbajtur sot më 23.04.2017 Prishtinë.
Shqipëria Etnike- Siguria Kombëtare
“Kufijtë mes dy shteteve shqiptare nuk kanë vlerë “
Me kosideratë të veçantë për Organizatorët e Tryezës Kombëtare për Shqipëri Etnike – Ballin Kombtar Demokrat .
Përshëndetje atdhetare për të gjithë të pranishmit që veprojnë për shqipërine etnike, për të gjithë ata që me ditë , muaj , vite e dekada veprojnë me këtë amanet dhe e mbajnë të gjallë, duke mos harruar dëshmorët e Kombit e familjet e tyre, motra e vëllezër.
Të nderuar miq e të respektuar njerëz të tokës së Shypnisë, që për Djersën e Dijen dhe Gjakun e mijëra njerëzve mbahet ky amanet gjallë edhe sot ku jemi të mbledhur për të diskutuar çështjen e pazgjidhur të çështjes shqiptare në Ballkan.
– Shqiperine Etnike e kanë ëndërruar Rilindasit tanë të mëdhenj, luftëtaret e Lidhjes së Prizrenit, kryengritesit e fillimshekullit XX, nacionalistet e viteve 1941 – 1947, rinia e populli në luften e fundit.
Patjeter edhe tani.
Por për këtë ne duhet te bashkojmë përpjekjet brenda dy shteteve shqiptare dhe shteteve të përziera ish-Maqedoni, Mali I Zi etj.Ende jemi të përçare, ende partite nuk e kane seriozisht bashkimin kombetar. Perndryshe pse nuk perpiqen? Duke qenë të bashkuar shpirtërisht por edhe të fuqishem ekonomikisht, duke ndërtuar një shtet ligjor, edhe të huajt do të na pranojnë. Te mos pushojnë nga puna kuadrot e afta jo partiake, të kujdeden per arsimin, punesimin, ushtrinë dhe sigurinë, në bazë dhe në republike.
Të luftohet krimi, mafia, korrupsioni.
– Pra, para se të flasim per Shqipni Etnike, te kerkojme shtet ligjor, të fortë ekonomikisht, shoqeri të shëndoshe të arsimuar, ushtri dhe siguri. Mjaft me slogane, superlativa, fjalë e vetem fjalë.Duhet Veprime konkrete. Njerëzit të vlerësohen nga puna, përkushtimi ndaj kombit, kultura personale, zotësia profesionale, karakteri dhe moraliteti.
E di që kjo është në dukje teorike, por është e domosdoshme. Të konsiderohet atdhetar punëtori i zot, nxënësi i mire, drejtuesi e nepunesi I ndershem. Te respektohen biznesmenet se ata zhvillojne ekonomine kombetare dhe punesojne njerezit, atyre u dhimbet me shume prona, toka, malli, jo proletareve që nuk kanë ç’të humbin. Të varfërit e të papunët e lëshojnë lehtësisht atdheun për një jetë më të mirë. Mergimtaret duhet të vlerësohen por jo të fetishizohen. Shume prej tyre mallengjehen për atdheun por nuk duan të punojnë në atdhe. Sigurisht jashte ata ndriçohen, aftësohen, pra mund të bëhen të dobishem nëse i afrojme në atdhe.
Bota shqiptare sot është vënë në koordinatë të ndryshimeve të mëdha politike ,ekonomike,gjeografike,domgrafike,migruese,arsimore e kulturore etj ,që kanë shtrirje të gjerë dhe strukturë të ndërlikuar . Megjithëse jemi një nga kombet më të lashta të Evropës,njëkohësisht jemi dhe shteti më i ri në Evropë. Është një çështje paradoksale që jo vetëm kërkon përgjigje por të vë edhe në mendime .
– Mendimi politik shqiptar,po përjeton një periudhë të veçantë,kur edhe pse ka më tepër retorika ,koleksione e luftë deklaratash,herë euforike e herë disfatiste,lind nevoja që të përpunojë jo vetëm një program unik mbarëkombëtar,që na mungon,por edhe aspektet teorike të programit që do ta bënin çështjen e bashkimit kombëtar më vizionare ,më solide dhe më bindëse jo vetëm për tavolinat dialoguese . Theksojmë se njohja e lirive dhe të drejtave të njeriut e përfshinë edhe atë kombëtare dhe për më tepër e zgjidhë atë.
Mirëpo ,sikur me çështjen shqiptare ,sot duhet të Mirren të gjitha vendet e Bashkimit Evropian,në mënyrë të veçantë qeveritë e shteteve të mëdha të këtij bashkimi,të cilat edhe e përcaktojnë politikën e tij.Gjermania Federale, Franca , Anglia . Po me çështjen shqiptare sot posaçërisht merren SHBA-të, të cilat kanë rrol të veçantë,prijës, në marredhëniet ndërkombëtare. Institucionet e njohura ndërkombëtare sikundër janë Këshilli i Sigurimit i OKB-së;Bashkimi Evropian; Këshilli I Evropës;OSCE-etj – Me çështjen shqiptare vazhdon të merren te gjithë.
Parimet e përgjithshme të Njeriut Shqiptar
Konkluzionet …..
– Ndonëse qëllimi fundit për Kombin Shqiptar është bërja e shqipërise etnike, por përgjithësisht sot përpjekjet duhet të përqëndrohen në: mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, territorial etj, të sigurisë së popullit shqiptar në Iliridë, Kosovë lindore, Malësi të madhe dhe Çamëri.
– Ne gjithë duhet të jemi prototip i Ushtarit që punon e Jeton për Shqipërinë etnike.
– Paraqitja politike nuk e dha deri më sot impulsin i cili karshi fqinjëve stereotip që kemi , të nxjerr kuptimin se gjithëqka si territor është e njejtë për ne, si brenda ashtu edhe jashtë tij.
– Në një Ballkan ku intensifikimet e brendshme shpeshëherë mbajnë një status quo, sa për ta kaluar krizën e pas krizës, medeomos kemi nevojë dhe arsye që Shqipëria etnike të përfshihet në gjeopolitikën e Natos, si tërësi. – Një Shqipëri më këto përmasa faktikisht duhet të jetë edhe garancë për sigurinë e mbarë Europës dhe partner afatgjatë i paqes dhe sigurisë në krahë me SHBA-të.
– Derisa ne kemi një relief të natyrshëm me pasuri nëntokësore ,kush është garantues i shqipëtareve, pas vetë shqipëtareve? Me një moshë të re dhe të shëndetshme, me pasuri nëntokësore akoma të pa eksplorura mirë dhe me një klimë të përgjithshmë e shumë e shumë të tjera, besojmë se na bëjnë më dominues në raport me shtetet të ndryshme të europës.
– Edhe shumë e shumë i duhet njeriut që ta definojë, kuptimësojë e përmbajtësojë si duhet qenien e tij në njëmendësi .- Çdo njeri e posedon jetën psikike individuale, por njohja e tij dhe morali, raporti i tij është i kushtëzuar në mënyrë sociale . Pos kësaj, individi njerëzor paraqitet si anëtar i kolektivit të caktuar, anëtar i grupit, popullit, partisë, shtetit, rajonit, territorit, kombit etj etj raporteve shoqërore në tërësi, prej nga strukturon personalitetin dhe ndërgjegjen .
– Por, Kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e zvarranikëve që pijnë gjakun e njeriut, andaj shërbimi pa kokë ka sjellë botën në gjendje të Inkuzicionit. Shqiperia bëhet kur kumunizmi dhe këlyshtë e saj largohen nga trojet shqipëtare.
– Çdo njeri duhet të bëjë përpjekje, për të cilën ka energjinë e qenies njerëzore, për të avancuar ndërgjegjen në drejtim të parimeve universale njerëzore, humane: ta çmojë gjininë njerëzore dhe të pasurojë atë me veprimtarinë e vet, ta mundë mjerimin moral !
– Njeriu shqipëtar është ai që ka zemër. shpirt, ideal kombetar dhe botëror në vijë Vertikale dhe Humane, zvarranikët e botës mos të abuzojnë me adoloshenta apo fëmije që s’dinë mirë me fol e me shkrue sepse është shkelje e të Drejtave të Njeriut, është krim .- Kot e kanë ata që tentojnë ta imitojnë njeriun sepse është jo logjike, kontradiktore qe pa njeri te imitojë njeriun,
Dhe në fund falenderojmë Kryetarin e Ballit Kombetar Demokrat për Republikën e Kosovës z Gazmend Islami për këtë mbështetje dhe këtë përpjekje për të na bashkuar në mendime dhe veprime kombëtare.
Prof.Hyzri Salihu
Koordinatori FBKSH
Shqipëri Etnike-Mërgatë
23.04.2017
Prishtinë
———————————
Hyzri Salihu ka këto ide për “Shqipërinë e Etnike”
Të formohet Qeveria Kombëtare e Shqipëris Etnike
Duke pasur parasysh rrjedhat e ngjarjeve që po dërgojnë drejtë Bërjes së Shqipëris Etnike .
Është e domosdoshem që të formohet një Qeveri Kombëtare e Shqipëris Etnike nga një Kuvendë Mbarëkombëtar me pjesmarrje të gjërë të Patriotëve Shqipëtar nga gjitha trojet etnike dhe Mërgatën Shqiptare deri në Australi.
Kjo Qeveri e Shqipëris Etnike e ka për detyrë që ta bëjë dhe siguroj Shqipërin Etnike në Ballkan koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo ide është e kahmotshme ka ardhur koha të veprohet prandaj le të hapet debati mbarëkombëtar për këtë Temë .
Arsyet janë të ditura se në qfarë probleme ballafaqohet Kombi Shqipëtar në Ballkanë.
Nuk duhet të shtrojmë dilema që fare nuk kanë rëndësi , se ku do të mbahet Kuvendi Mbarëkombtarë, se ku do ta ketë selinë Qeveria e Shqipëris Etnike etj , kjo le të vendoset brenda Trojeve Etnike ku mund ta krye detyrën për Bërjen e Shqipëris Etnike .
Nëse secili individ, organizatë, levizje, fronte,balla , shoqata etj vepron për një qëllim por të ndarë dhe pa platformë e strategjië Kombtare nuk mundë të ketë suksesë.
Me Konsideratë
Hyzri Salihu
03.05.2017
——————————-
Profesori Salihu: Të mos persekutohen figurat Kombëtare
Profesori Hyzri Salihu ka dalur në mbrojtje të figurave Kombëtare, që kanë kontribuar në të mirë të shtetit dhe politikës kombëtare, konkretisht fjalën ka për ish liderin e Vetëvendosjes.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të profesorit Salihu:
Mos i persekutoni figurat Kombëtare, secili ka drejt ti shpreh pikëpamjet e veta politike ne raport me të mirën e përgjithshme të Kombit Shqipëtar.
Drejtësia duhet të lirohet nga ndikimet ditore politike.
Albin Kurti është asetë Kombëtar prandaj duhet ta ruajm e jo ta persekutoni vazhdimisht.
FBKSH nuk anon ndaj asnjë subjekti politik sepse ka miq gjitha subjektet dhe dihet botërisht që ka në veprimin e vet vetem Bërjen e Shqipëris Etnike.
Prof Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,se
Shqipëri Etnike – Mërgatë
21.04.2017
————————————-
Luftëtari i të drejtave kombëtare
Kur mbanë në dorë librin “Adem Gllavica (Selimi) tregon”. Kureshtja nuk të lë të qetë, sepse ke bindjen se përmes letrave dhe ngjarjeve që përshkruhen aty, mund të kuptosh sfidën dhe përpjekjet njerëzore të figurave kyçe që e përbëjnë atë periudhë tashmë historike dhe personalisht rrugëtimin dhe qëndresën e Adem Gllavicës , vizionin e tij, humanizmin dhe ndjenjën e shqiptarizmës mbi të gjitha ideologjitë. Është më se e natyrshme e njerëzore, kur kujtojmë ëndrrën dhe jetësimin e saj gjatë gjithë jetës së tij për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve.
14348852_1755528954706295_208385017_n
Në çdo referencë ku ndeshet emri i tij, me të gjitha ngjarjet që e përbëjnë, padyshim se lidhet edhe edukim arsimimi, për të vetëdijesuar popullin shqiptar për një përgatitje, për një të ardhme çfarëdo qoftë. Duhet vëmendje e madhe për të qenë gjithnjë i gatshëm për të dhënë, pra vëmendje që brumoset në shpirt për kauza që janë mbi njerëzore, siç ishte ajo e Adem Gllavicës me shokë, një rrugëtim që vetëm një herë në jetë ndodhë, tek njerëzit që vetëm rrallë në histori mund t’i gjejmë sikurse emri i Adem Gllavicës, ku Libri përshkruan rezistencën e nacionalistëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1941-1945 përmes letrave të vetë protagonistit. Janë faktet historike dhe datat ato që e fuqizojnë gjithë natyrën e problemit të shqiptarëve nëpër botë e ngjarje, sikurse kjo që kemi sot, pra Librin Adem Gllavica. Nga gjithë ato letra mund të kuptohet shumëçka, dua të shkëpus vetëm një cope të vogël të gjithë asaj arkive kujtese që ishte vetë protagonist i saj, por që të mbushë me ndjenjën e përgjegjësisë se ; ta duash atdheun, duhet më shumë se vetën t’ia kushtosh atij frymëmarrjen, shëndetin, po që se është nevoja edhe familjen.
Gjithnjë i vetëdijshëm për çdo veprim, gjithnjë i qetë para çdo sfide, dhe kur shikohet historia e tij si fëmijë, si nxënës, studentë e ushtarë e deri tek ajo pjekuria të themi, “për ta shtyrë çështjen”, për ta lëvizur” asnjëherë nuk është ndalur ;dhe gjatë gjithë jetës e ka bartur në supe, e asnjëherë nuk ka ndryshuar,pra ka mbetur i njëjtë si Njeri…. një ndjenjë dhe raport që prapë rrallë mund ta hasësh nëpër periudhat historike. Dhe gjithë ky përkushtim për ta radhitur këtë kujtesë, këto fakte këtë histori është bërë i mundur nga prof Bardhyl Selimi, që besojmë se nuk ka qenë edhe i lehtë për një gjë që më duket mua interesante pra Ngjarjet e përjetuara nën shkrimin e ndjesinë e gjuhës shqipe që ekziston. Pra kjo i jep kuptim edhe më shumë.
Sikur jetën e ka shikuar në sy, pa u trembur asnjëherë nga stina nga koha dhe nga njerëzit qoftë ditën e natën. Jeta e tij, rrugëtimi përbënë qartësinë e mprehtë të kuptimit të konceptit të Durimit, Dashurisë, dhe Atdhedashurisë për njeriun tokën dhe familjen .
Prof Hyzri Salihu 14 09 2016 Lipjan
—————————————–
“Shqipëria etnike brenda 5 vitesh”, plani i bashkimit të shqiptarëve në BE
Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen si një shtet i vetëm, para se të ndodhë bashkimi i tyre me Evropën.
Kështu janë shprehur rreth 8032 lexues apo 75.2% e lexuesve, të cilët janë përgjigjur në pyetjen e sondazhit të gazetës “Bota sot” se “A doni që bashkimi i Shëipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Evropën?”. Ndërsa, rreth 2338 lexues apo 21.9% janë kundër bashkimit me Shqipërinë, kurse 308 apo 2.9 e lexuesve janë përgjigjur në opsionin “Nuk e di”.
Edhe sipas njohësve të çështjeve politike, Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen para se të hyjnë në BE, sepse siç kanë vlerësuar ata, “si një shtet do të jemi shumë më të fuqishëm, politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht dhe faktor stabiliteti në rajon dhe kurrë nuk do të ketë paqe nëse mbesim të ndarë.”
Plani i bashkimit
Zudi Xhelili, analist politik, ka pohuar se shqiptarët janë populli më i copëtuar në Ballkan, pasi fqinjët tanë, të ndihmuar edhe nga aleatët e tyre i kanë ndarë shqiptarët në disa shtete, duke i sunduar në tokat e tyre.
Sipas tij, ata që na kanë okupuar dhe na kanë ndarë në disa shtete, tani edhe na fajësojnë se paskemi shumë shtete.
“Realiteti historik është krejt tjetër,shqiptarët kanë luftuar për të ruajtur egzistencën dhe identitetin e vet. Shqiptarët kanë qenë humbësit më të mëdhenj të lirive dhe të drejtave të tyre. Ne kemi një histori interesante, kemi Shqipërinë dhe Kosovën, kemi shqiptarë në Maqedoni, Malin e Zi dhe nuk ka asnjë plan apo ide për Shqipërinë etnike, por ka vetëm një plan Bashkimi të shqiptarëve të Bashkimit Evropian”, është shprehur ai për “Bota sot”.
Xhelili ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të ndjekin rrugën e integrimeve Euro-Atlantike, projekt që mbështetet nga faktori ndërkombëtar, në Evropën e bashkuar dhe shqiptarët e bashkuar në Luginën e Preshevës.
Integrimi Kosovë-Shqipëri fillimisht nga brenda, pastaj në Evropë
Ndërkaq, duke folur për “Bota sot”, në lidhje me këtë, koordinatori i Ballit Kombëtar për Shqipëri Etnike, Agim Curri ka thënë se sipas parimit logjik, politiko-filozofik, demokratik dhe kombëtar, së pari duhet të bëhen integrime brenda shqiptare dhe pastaj bëhen integrimet me Aleancat tjera të jashtme rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
Por, sipas tij, integrimet nuk duhet të ndodhin kështu “siç po trumbetojnë disa pseudo-politikanë shqiptarë, që më parë të bëjmë integrimin me BE-në, gjoja se atje do të bashkohemi.”
Si do të integrohemi në BE?
Curri ka theksuar se kjo është paradoksale se si mund të bëhen integrimet duke filluar nga e largëta tek e afërmja dhe nga e panjohura me të njohurën.
“Çfarë politike kombëtare mund të quhet ajo politikë që synon integrim me të panjohurën, me të huajën, me irealën e pastaj të shkojmë në integrime me të njohurën (Kosova dhe Shqipëria), me realen, me të arsyeshmen dhe me të domosdoshmen. Një politikë e tillë, jo vetëm që nuk është paradoksale, por është edhe abstrakte, absurde, kontraproduktive e pa përgjegjshme dhe anti-kombëtare. Shtrohet pyetja: Si do të integrohemi në BE? Si shqiptarë dhe si “kosovar”, apo si shqiptar me identitet kombëtar, në përgjithësi. Prandaj, këtu duhet të kemi kujdes të madh që të mos biejmë në lajthitje të politikave anti-shqiptare të burokratëve të Brukselit. Si mund të quhet integrim në Bashkësinë evropiane kur po tentohet që përbrenda trungut shqiptar të krijojmë një identitet kombëtar, krejt hibrid, pra identitetin kombëtar “kosovar” dhe shumë këso marifetesh anti-shqiptare dhe anti-demokratike”, ka thënë Curri.
Ai ka vlerësuar se për t’i evituar këto politika anti-kombëtare dhe anti-shqiptare, së pari duhet të mënjanohen nga skena politike gjithëshqiptare të paaftët, parazitët, mafiiozët, dallkaukët, të korruptuarit dhe kriminelët.
“Kosova si shtet nuk ka për t’i kënaqur dhe për t’i qetësuar shqiptarët, Kosova shtet nuk do jetë fundi, por do të jetë fillimi i një beteje diplomatiko-politike për krijimin e një shteti të mirëfilltë shqiptar për krijimin e një shteti unitar shqiptar, pra të një Shqipërie të shek.XXI. Kosova shtet është një zgjidhje afatshkurtër dhe gjysmake e zgjedhjes së çështjes shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, në Evropë”, është shprehur Agim Curri.
Sipas tij, Bashkimi ynë kombëtar është një rrugë e gjatë, por e domosdoshme për qenien tonë kombëtare dhe është e vetmja zgjidhje përfundimtare e çështjes shqiptare.
“As Kosova mini-shtet dhe as Shqipëria londineze nuk janë në gjendje t’i përballojnë ekonomisë së tregut evropian, në asnjë fushë të jetës, qoftë politike, ekonomike dhe ushtarake. Këto gjëra nuk po i kuptojnë, apo nuk po duan t’i kuptojnë politikanët shqiptarë, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Si përfundim mund të cek këtë: Nuk ka asgjë të keqe kur një mundësi nuk mund të realizohet; por, është shumë e keqe dhe e dëmshme kur bartësit e asaj mundësie, kur e shohin se kjo është e pamundur, ata vazhdojnë duke u përpjekur që të shfajësojnë vetën e tyre për pamundësinë e realizimit të projektit”, ka përfunduar Curri për “Bota sot”.
“Shëipëria etnike” brenda 5-10 vitesh
Duke komentuar në lidhje me këtë, analisti Gazmend Islami, është shprehur se Kosova, që nga shpallja e Pavarësisë së saj, ka stagnuar në të gjitha fushat, si politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe zhvillimore.
Ai ka thënë për “Bota sot” se krejt kjo është falë asaj që ne jemi shtet, “por edhe nuk jemi, sepse pakoja e Ahtisarit, Kosovën nuk e la as shtet e as provincë një mes me shtetit dhe autonomisë brenda një shteti tjetër.”
“Politikanë tanë dhe akademitë e nderuara duhet të punojnë që në një periudhë 5 deri në 10, të dy shtetet tona të jenë në një shtet apo konfederatë. Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen para se të hyjnë në BE, sepse si një shtet do të jemi shumë më të fuqishëm, politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht dhe faktor stabiliteti në rajon, kurrë nuk do të ketë paqe nëse mbesim të ndarë. Prandaj, uroj që të dy qeveritë në të dy anët e kufirit të fillojnë me hapa konkret, nga ekonomia, shkollat, kufijtë, taksat doganore dhe një program zhvillimor” ka thënë analisti politik Islami.
V:O Pregatiti per Alba – Dansk Luigj Shkodrani


Leave a Reply