Një dhomë vetëm për
ne. Brenda vetes, aty ku mund të qëndrojmë, të marrim frymë, të
pushojmë dhe të largojmë mendimet. Kjo është më e bukura e meditimit.Përse
nisim diçka edhe pastaj e lemë përgjysmë? Vendosim të qëndrojmë me
veten dhe në momentin e fundit ndryshojmë mendje: dalim për shoping,
ose në diskotekë. Pastaj ato bisedat me miqtë? Meditimi? Po ne s’kemi
kohë për të marrë frymë. Vrapojmë gjithë ditën, fëmijët, shkolla,
kopshti, punimet e shtëpisë së re, oraret e punës dhe të tjera orë
jashtë orarit, etj, etj.
Pastaj, “mos ndoshta na duhet një dhomë e veçantë për të medituar,
ose për të praktikuar joga, jo, jo është e pamundur, nuk kam kohë për
këtë gjë”. E
h, nuk është e lehtë të mësohesh me veten, t’a durosh edhe t’a
mësosh të përballojë të tjerët. Ka nga ata që e kanë praktikuar
meditimin përreth 25 vjet rresht, ndonjëherë një herë në javë dhe
ndonjëherë një herë në muaj, pak a shumë një llogari që të çon në
numrin 100 të meditimit.
Kohë për qetësi
Zakonisht sallat e meditimit janë estetikisht të bukura, me
llambadarë antikë dhe kolltukë të zinj, origjinalë dhe absolutisht
simetrikë me njëri-tjetrin. Ushqej një admirim të veçantë për gjithë
këtë atmosferë- thotë Arnesa 33 vjeç, por ndiej një lehtësim kur
kujtoj herën time të parë të meditimit, si nisi e gjithë kjo: e vetme,
në një hapësirë që quhet kuzhinë, ulur në dysheme së bashku me miken
time, duke parë nga dritarja tarracën time me lule dhe shumë ngjyra.
U ngrita dhe u mbështeta tek parvazi i ballkonit duke parë gjithë
kohën lulet dhe njerëzit nga kati i i 6-të. Vendosa që ç’do javë të
bëja këtë “qëndrim” në tarracën time me shumë ngjyra, vetëm, ose me një
mike. Gjatë këtyre dy viteve të meditimit autoemocional ka ndodhur me
mua diçka origjinale dhe autentike: kam filluar një raport intim me
veten dhe mendjen time.
Ndoshta për këtë arsye do të doja tu jepja një këshillë: nëse vërtet
keni ndonjë farë interesi për meditimin, edhe sikur të jetë një dëshirë
e fshehtë brenda jush, provojeni, përherë ka një herë të parë.
Ku të çon meditimi?
Njëra nga përparësitë e meditimit është se bëhet fjalë për një
praktikë të thjeshtë që të çon përherë diku. A ka një stol në rrugën
pranë shtëpisë suaj? Ndoshta edhe ajo që ndodhet në stacionin e linjës
urban. Uluni dhe si fillim kaq mjafton. Nëse nuk doni të uleni atëherë
qëndroni në këmbë.
Ajo që duhet bërë është të qëndroni, një çast, vetëm për pak. Merrni
frymë thellë. Shikoni qiellin, gjithë sa ndodhet jashtë jush, është
edhe brenda jush. Nëse arrijmë një frymëmarrje të thellë, atëherë
gjithë forca e gravitetit do të jetë tek përqendrimi i mendimeve tona.
Mendimet brenda vetes nuk mund të jenë negative, madje mund të jenë të
vlefshme.
Edhe nëse një ditë të mërkure dentisti është me vonesë dhe ju
rrezikoni një tjetër takim të rëndësishëm pas tij, çfarë mund të bëni?
Shfrytëzojeni këtë vonesë për veten tuaj. Qëndroni në karrige pa patur
asnjë send pranë vetes. Pastaj afroni duart pranë trupit duke u
përpjekur t’i lini të lira, përqendroni vështrimin në një pikë dhe
qëndroni palëvizur.
A e ndjeni efektin e të qenit “i palëvizur”? Ndonjëherë njerëzit
mendojnë se duke qëndruar i palëvizur mund të shkosh menjëherë në
“parajsë” edhe të ndjesh ndryshimin e madh të meditimit dhe qëndrimit
me veten. Shoqëria jonë është e prirur drejt lëvizjes dhe ndryshimit,
prandaj e ka shumë të vështirë të pranojë qëndrimin në një vend, idenë
e palëvizshmërisë.
Mos prit që duke u ulur të mund të qëndrosh edhe të zgjidhësh
gjithçka. Nëse qëndron në një vend dhe pa lëvizur atëherë mund t’i
falësh vetes mundësinë e jashtëzakonshme të afrimit me mendjen, pa
patur dëshirë të kërkosh diçka diku tjetër.
Eksperienca dhe përjetime
Laura tregon se “Kur fillova seancat e mia të meditimit, kishin
nisur zënkat e para me të fejuarin tim. Në momentin që përpiqesha të
thoja se duhet të qetësohesha, më vinin në mendje fjalët: E urrej,
duhej të ishte ai që të lante pjatat! Në këtë moment mendja ime ishte e
gatshme të shkonte në gjithfarë drejtimi, por unë përpiqesha të
përqendrohesha në frymëmarrjen time.
Pastaj gjendesha sërish duke menduar për pjatat e palara në lavaman.
Rreth 40 minuta meditimi vazhdonte lufta ime. Pastaj i thoja vetes se
do të ishte më mirë nëse do të shkoja edhe t’i thoja direkt atë që
mendoja. Në ato minuta qëndrimi meditimi arrija të kuptoja se duke
qëndruar e palëvizur jo vetëm që shtoja kontradiktat mes qëndrimit tim
dhe mendjes së mbushur plot me urrejtje, por njëherësh po bëja të
mundur një luftë të vërtetë brenda vetes sime”.
Kjo situatë ishte bërë e përditshme. Në momente të caktuara ajo
mendonte se nuk do t’ia dilte dot. Tregon se “e qartë se të qarat e mia
ishin duke u shtuar, por njëherësh e kuptoja se nuk ndodhesha më në
kuzhinë. Pjatat e palara nuk ndodheshin më përpara meje dhe mendoj se
ishte mendja ime ajo që i bënte më shumë pis se ç’ishin në të vërtetë.
Në përgjithësi ndodhte ajo që mendja ime i kalonte kufijtë e
kontrollit. Kështu që duke u larguar nga vendi që më bënte të ndjehesha
keq, arrija të kisha kontroll mbi veten time.
Pastaj jeta filloi të bëhej më shumë e komplikuar edhe unë e kisha
të vështirë të përqendrohesha tepër në dëshirat e mia. Fillova të
eksperimentoj mjegulla të urrejtjes, tërmete dashurie dhe humnera
pakënaqësie. Isha e turbulluar nga jeta dhe vdekja”.
Si arriti Laura të reagojë ndaj këtyre mendimeve? Duke menduar më
shumë, duke fantazuar më tepër. Duke e lënë veten të lirë, por së
bashku me frikën nga ato që kishte ose nuk mund të kishte brenda vetes,
nga ajo që quhet mbushje dhe plotësi e vetvetes. I
shte duke luftuar mes mendimeve dhe boshësisë. Por ishte gjithmonë
diçka që e shtynte të ecte përpara. Laura thotë se “Ndjehesha mirë në
lëkurën time, shumë afër jetës sime dhe për pasojë edhe jetës së të
tjerëve.
Meditimi është një praktikë që sjell një formë energjie. Këshilla e
vetme që mund t’ju jap është t’a merrni lehtë dhe shtruar si një
zgjidhje të jetës. Një monark i jashtëzakonshëm japonez më pyeti
njëherë: Çfarë zhurme sjell rrahja e një dore të vetme? Bëjani këtë
pyetje vetes, orë pas ore dhe ditë pas dite, në momentet e jetës suaj
të përditshme. Nëse e kërkoni përgjigjen me zemër të pastër, me kalimin
e kohës do të shihni se do të shkoni shumë larg”.
Çfarë ndodh në mendjen tonë kur mendojmë?
Doktorë dhe psikologë të Harvard Medical School analizojnë problemin
për rreth 35 vjet dhe arrijnë në përfundimin se meditimi stimulon
prodhimin e oksidit të azotit, një farë neuro transmetues që ndërpret
aktivitetin e adrenalinës (hormon i shkaktuar nga stresi që bën të
mundur rritjen e të rrahurave të zemrës kur ndodhemi në një gjendje
jashtë kontrolli).
Janë bërë teste të ndryshme me njerëz që meditojnë dhe jo-meditues.
Është parë se jo vetëm ata që meditojnë mund të kenë njëfarë çlirimi,
por edhe ata që praktikojnë yoga, ose mësime kanto. Një praktikë e
tillë mund të sjellë disa ndryshime biofizike që mund t’i rezistojnë
kohës.
http://sam1r.forumotion.com/mjekesia-f23/mjekesi-alternatiwe-t2204.htm


Leave a Reply