Akupunktura, apo akupunkturologjia,
është shkencë që merret me regjistrimin dhe studimin e informacioneve
të cilat organi i sëmurë i jep në sipërfaqe dhe pika të caktuara.
Secili organ ka pikat e veta. Ndryshimet në këto pika tregojnë dhe
informojnë për ndryshime funksionale në organizëm. Këto pika shërbejnë
edhe për diagnostifikim, por edhe për terapi.Dr.Rabit Sadiku PhD
Akupunkturolog
Akupunktura ngrit rrjedhën energjetike në organizëm dhe e drejton
kah vendi i sëmurë. Në mënyrë shkencore është vërtetuar se organizmi i
njeriut prodhon materie mbrojtëse që kanë veprim të ngjashëm me
morfiumin. Këto janë endorfinet dhe enkafalinet.
Ç’kuptim ka fjala” akupunkturë “? Nocioni “akupunkturë” rrjedhë nga
fjala latine: ”acus”, që në shqip do të thotë: gjilpërë dhe “pungure”,
që në shqip do të thotë: therrje, shpim. Me akupunkturë futet në
funksion fabrika e barërave në organizëm. Këto janë substanca të
ndryshme biologjike që tajohen; vetëm sistemi nervor ka 70 “barëra’ të
tilla që na shërbejnë për luftë kundër sëmundjeve.
Sipas akupunkturologjisë, gjithçka është në ne: prejardhja, rrënjët
e sëmundjes dhe mënyra e luftës kundër sëmundjeve. Nevojitet një dituri
dhe një kujdes i veçantë për ti stimuluar me gjilpëra speciale
“barërat”, respektivisht pikat e stërmësuara, të vërtetuara me mijëra
vite, të cilat janë të lidhura ngushtë për organin e sëmurë- rruga e
shërimit dhe suksesi është i sigurt.
Sëmundjet që shërohen me akupunkturë:
-Kokëdhembjet (migrena)
-Paralizat e ndryshme
-Sëmundjet reumatike
-Ishiasi
-Lumbago
-Alergjitë
-Astma
-Pagjumësia
-Urinimi te fëmijët gjatë natës
-Sëmundjet e lëkurës
-Trashësia (zvogëlimi i peshës trupore)
-Kozmetikë (mënjanimi i njollave, rrudhave)
-Probleme të ndryshme shëndetësore
Kinezët besojnë se energjia vazhdimisht rrjedhë nëpër trupin e njeriut.
Kjo është substancë themelore që mban vasionin dhe se të gjitha
fenomenet u krijuan me ndryshimet dhe lëvizjet e energjisë (chi-ut).
Shprehja “Chi”, në mjekësinë tradicionale kineze është substanca
esenciale e trupit të njeriut që mbanë aktivitetet dhe funksionet
vitale të Zang fu organeve dhe indeve. “Chi-u” është shumë i rrallë dhe
i hollë, sa që nuk mund të shihet. Ai manifestohet në funksionet e
“zang fu” organeve. Të gjitha aktivitet vitale të trupit të njeriut
janë si sqarim i ndërrimeve të lëvizjes së “chi-ut”.
“Chi-u”, si energji jetësore është universale dhe gjithmonë i
pranishëm. Nëse lëvizja e “Chi-ut” pushon, vjen vdekja. “Chi-u”
gjithmonë krijohet dhe shfrytëzohet për trup të njeriut.
Ai, stimulon të gjitha qelizat dhe indet e gjalla të njeriut dhe
bënë lidhjen me gjithësinë. Është forcë e padukshme që i vënë në
lëvizje të gjitha aktivitetet jetësore. Nuk mund të shihet e as të
matet, por mund të preket me puls në arterien radiale.
“Chi-u”, apo energjia bënë një cikël për 24-orë. Procesi jetësor
aktivizohet dhe mbahet me energji, apo “chi” me forcë vitale. Ligji i
natyrës krijohet me veprimin e kësaj energjie vitale. P.sh. ritmi ,
perioda, polarizimi dhe depolarizimi. Trupi i njeriut para lindjes ka
energji të caktuar.
Kjo energji përfundimisht është: (të themi x +y). Energjia rrethuese
interne nuk mund të krijohet e as të eliminohet, vetëm se mund të
bartet prej një vendi në vendin tjetër.
Ajo mund të shpenzohet me aktivitete të përditshme të trupit të
njeriut dhe grumbullohet me ushqim dhe ajër të freskët. Kur shpenzimi
dhe rritja e energjisë është në kufi, vazhdon rritja e rregullt dhe
shëndeti i mirë. Ndryshimi shkakton shëndet jo të mirë, ndërsa mungesa
e energjisë shkakton vdekjen.
Teoritë shkencore mbi Akupunkturën
Teoria neurologjike apo teoria e rregullimit të dyerve
Këtë teori e formuluan më 1965 Ronald Melzac nga universiteti Mc
Gill në Montreal dhe Partik.D. Ëall nga kolegji i universitetit të
Londrës. Sipas tyre të gjitha impulset e dhembjes i drejtojnë,
modulojnë, modifikojnë dyert funksionale të vendosura në substancën
gelatinoza në palcën kurrizore.
Në kushtet normale këto dyer janë të hapura duke i lejuar impulseve
hyrje të lirë. Kështu që impulset vijnë deri në palcën kurrizore,
përmes rrënjëve të nervave posterior. Pas dyerve impulset e dhembjes
kalojnë në anën e boshtit kurrizor që shkojnë si rrugë spinotalamike
deri te talamusi dhe më tej deri te rrënjët e palcës.
Në këtë mënyrë pacienti ndien dhembje. I tërë procesi është
afatshkurtër sepse impulsi i dhembjes ka shpejtësinë prej një metri në
sekondë. Pas aplikimit të gjilpërave shfaqet tjetër rreth i impulseve
senzorike. Këto impulse nuk shfaqin dhimbje për nga karakteri dhe
udhëtojnë përgjatë fijeve të trasha më shpejt, me shpejtësinë prej 120
metra në sekondë.
Dy drejtime të impulseve lajmërohen në të njëjtën kohë në dyer
funksionale. Reaksion i menjëhershëm është mbyllja e dyerve që shkakton
rritjen e shkallëzimit të dhembjes, dhe se nuk ndihet asnjëfarë dhembje.
Teoria e integrimit talamik
Pasi që” supstantia gelatinoza” nuk mund të modifikoj impulset e
dhembjes që fillojnë në fytyrë dhe kokë, dyert alternative kanë qenë
zgjedhje natyrore, sqaroi P.L.Man dhe C.H.Chen duke vërtetuar për dy
dyer funksionale më 1972.
Changu nga Instituti i Shangajit për fiziologji formuloi teorinë e
katër dyerve që është e njoftuar si teoria integruese talamike. Sipas
teorisë së Prof. Changut palca kurrizore, palca e rrënjës dhe talamusi
janë të lidhura me mekanizmat inhibues në mes impulseve të ndryshëm që
arrijnë nga vendi i dhembjes dhe pika e punktimit.
Teoria e ndalimit të rrethit të korës së trurit
Këtë teori e lansuan shkencëtarët nga ish- BRRS. Ata vërtetuan se
kur bëhet punktimi i trupit të njeriut formohet një ndjeshmëri në një
pikë që është e prezantuar në kore të palcës.
Ky aksion shkakton ndalim në sipërfaqe të kësaj pike duke rezultuar
me analgjezion në regjionin e caktuar p.sh. Hegu (L I 4) shkakton efekt
analgjetik nëpër fytyrë dhe gishtin e madh, për atë arsye se fytyra dhe
gishti janë të afërta në hemisferën trurore.
Teoria refleksive e Felix Mannit
Kolegji Felix Mann i Universitetit të Londrës vërtetoi se nëse
organi i brendshëm mund të tregojë pasqyrën e vet në sipërfaqe
(ndjeshmëria në supin e djathtë të holicistisi apo ndjeshmëria te pika
a Mac-Barijevit të apendiciti) Sipas tij akupunktura vepron, në
brendësi, me ndihmën e reaksioneve refleksive të veçanta të quajtura
refleksat “kutano-visceral”.
Teoria e lirimit të endorfinës
Brus Pomerans, profesor i neurologjisë në universitetin e Torontos,
shpjegon efektin analgjetik të akupunkturës që vjen prej lirimit të
hormonit të endorfinit pas punktimit me gjilpërë.
Endorfini është neuropeptid veprues dhe si morfin ka tendencë të
lidhjes me receptorë të qelizave të dhembjes në sistemin nervor. Për
këtë arsye ka veti të forta analgjetike. Rolin e endorfinës në
mekanizmin e rregullimit të barërave kështu e shpjegon Prof.
Pomeransi:kur injektohet morfiumi, hipofiza ndërprenë prodhimin e
endorfinit (pasi që endorfini është i ngjashëm me morfiumin për nga
natyra si substancë).
Trupi i njeriut nuk dëshiron shumë substanca të tilla dhe e
ndërprenë prodhimin. Kur ndërprehet injektimi me morfium në të njëjtin
moment njeriu kalon në gjendje të tërheqjes, sepse trupi i tij nuk
prodhon endorfin.
Duhet kohë e caktuar që trupi(hipofiza) marrë prodhimin. Gjatë kësaj
periode pacienti e ndien veten jo këndshëm. Endorfini përgatitet në
mënyrë sintetike jolaboratorike por për fat të keq është shumë narkotik.
Anestezioni me akupunkturë mund të tregohet në bazë të lirimit të
endorfinit. Anestezioni me akupunkturë bëhet i paefektshëm nëse para
bëhet injektimi me nalorfin që bllokon qelizat nervore që të mos
pranojnë endorfinin.
Megjithatë , nëse pas anestezionit me akupunkturë bëhet injektimi
nalorfin anestezioni me akupunkturë është i efektshëm. Heqja e
hipofizës që e krijon endorfinen gjithashtu e bënë anestezionin me
akupunkture të pa efektshëm që: d.m.th. nuk vjen deri te prodhimi i
endorfinit.
Ekzistojnë edhe shumë teori te tjera.
http://sam1r.forumotion.com/mjekesia-f23/mjekesi-alternatiwe-t2204.htm


Leave a Reply