Lehtëson dhimbjet, ndihmon në tretje dhe ka cilësi imunitare.Kujdes
në ruajtjen e mandarinave. Mandarinat nuk ruhen për shumë kohë, sepse
thahen dhe mblidhen nga brenda. Ruajini në ndonjë vend që ajroset
(brenda ose jashtë frigoriferit) dhe mos i mbyllni në qeska, sepse
prishen më lehtë.
Çfarë është: Mandarina (Citrus reticulata) i përket
familjes së agrumeve. Është e njohur për aromën e saj të pasur. Ka
shumë varietete të saj, me forma dhe madhësi të ndryshme.
Mjekësia tradicionale: Ky frut ka një histori të gjatë
në mjekësinë tradicionale kineze. Dikur përdorej për terapinë e
dispepsisë (probleme në tret jen e ushqimeve), të diarresë, kundër të
vjellave dhe çrregullimeve gastroenterike. Për më tepër, konsiderohej
ilaçi ideal për lemzën, kollën dhe kongjestionin (rritjen e qarkullimit
të gjakut).
Çfarë mbështesin të rejat e fundit: Sipas një studimi
japonez, mandarina zvogëlon shfaqjen e kancerit të mëlçisë. Siç
mbështesin specialistët, sekreti, fshihet tek lloj lënde, beta-karoten,
e cila i jep frutit ngjyrën karakteristike portokalli. Më saktë,
studiues të Spitalit Universitar të Kiotos vendosën nën vëzhgim
mjekësor 75 pacientë me hepatit (pezmatim të mëlçisë), sëmundje që rrit
mundësitë e shfaqjes së kancerit së mëlçisë. 30 prej tyre pinin çdo
ditë, për një vit, pije që përmbante beta-karoten dhe lëng mandarine,
ndërsa 45 të tjerë nuk e konsuamuan. Pas 12 muajve, specialistët panë
se, tek asnjë pacient i grupit të parë, nuk u dallua kancer në mëlçi,
në kundërshtim me atë të grupit të dytë, ku 8,9% e tyre shfaqën këtë
lloj forme kanceri. Sigurisht, studiuesit theksojnë se, kërkohet më
tepër studim për nxjerrjen e rezultateve më të sigurta.
Për çfarë tjetër është mirëbërëse: Përmban Vitaminën C, flaonoide, acide, kalium, magnez dhe Vitaminat B1,B2, B3.
Ajo qetëson nga dhimbjet, vepron kundër diarresë dhe këlbazës, ndërkohë
që është ideale edhe për përballimin e të vjellës mëngjesore (është e
sigurt gjatë shtatzënisë). Vaji i saj ndihmon në raste të të rrahurës
së shpejtë të zemrës dhe të tensionit të lartë të gjakut, ndërkohë që
është edhe tonifikues.
Kujdes! Lëkura e saj mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili shfaqet me teshtitje, kollë dhe shqetësim në kraharor.
Për ngërçet: Shtoni ujin e nxehtë të vaskës 2 pika vaj
mandarine, 3 pika vaj manxurane dhe 2 pika vaj kamomili. Shijojeni këtë
banjo qetësuese çdo mbrëmje për 15 sekonda.


Leave a Reply