Në përgjithësi shpërthimet emocionale të grave përjetohen nga meshkujt si një furtunë e çastit dhe pikërisht në momentin kur një femër qan, ai mundohet ta kalojë situatën. Kjo është gjëja e parë që atyre iu shkon ndër mend dhe kjo nuk duhet interpretuar negativisht.
Nëse komunikimi në çift nuk funksionon, kush është fajtori
Jo gjithmonë mund të ndodhë ajo që ti dëshiron apo pret të ndodhë. Jeta vjen e natyrshëm dhe shpesh e kushtëzuar nga mjaft faktorë shoqërorë e natyrorë.
Po kështu ndodh edhe në marrëdhënien në çift. Në disa raste partnerët në momentin e parë të vështirësive dorëzohen dhe fillojnë të ankohen. Në fakt, sipas psikoterapistes në çift partnerët ankohen në veçanti mbi vështirësinë e krijimit të një dialogu të thellë sentimental me partnerët e tyre.
Por nuk është i gjithë faji i meshkujve nëse komunikimi nuk funksionon. Shumë gra pretendojnë që i dashuri apo burri i tyre ta marrë me mend çka ato provojnë dhe për çfarë kanë nevojë. Shumë mendojnë se dallimet mes sekseve janë zhdukur, por çiftet që arrijnë të krijojnë një sintoni perfekte që nga takimi i parë janë të rrallë. “Në pjesën më të madhe të rasteve duhet mësuar të kuptohesh dhe të flasësh të njëjtën gjuhë, për ndryshe përfundon në ndjenjën e të qenit vetëm.” – shprehen specialistët.
Në përgjithësi shpërthimet emocionale të grave përjetohen nga meshkujt si një furtunë e çastit dhe pikërisht në momentin kur një femër qan, ai mundohet ta kalojë situatën. Kjo është gjëja e parë që atyre iu shkon ndër mend dhe kjo nuk duhet interpretuar negativisht. Ata, përpara një situate të tillë, ndjehen të pafuqishëm dhe mundohen ta “ç’orientojnë” paksa atë. Natyrisht kjo pasohet me irritimin e partneres, e cila në të shumtën e rasteve mbërrin në konkluzione të ashpra.
Tërheqja dhe refuzimi
Aroma e çliruar nga trupi, aromë unike dhe ekskluzive e çdo njeriu. Ajo është një nga elementët më të fortë të tërheqjes ose refuzimit seksual. Mund të shkaktojë një dëshirë të shfrenuar, ose të bllokojë pakthyeshëm ngarkesën erotike. Nga ana tjetër, nuhatja, bashkë me shijen, është një “shqisë kimike” në kuptimin e ngushtë, sepse përdor si informatorë substanca kimike të veçanta, sipas një mekanizmi shumë të ndërlikuar. Në indet e nuhatjes ka shumë centralin, receptorë qelizorë, të ndjeshëm ndaj nxitjeve të caktuara kimike.
Kur vjen një nga këto nxitje, centralina aktivizohet dhe përcjell mesazhin te sistemi nervor qendror, i cili, nga ana e vet, i përgjigjet me një ujëvarë reaksionesh organike, emocionale dhe sjelljesh. Shembulli i kujtimit nuhatës është emblematik. Një aromë mund të risjellë rrethana të ndërlikuara të së kaluarës, duke nxitur lidhje emocionale dhe afektive të menjëhershme, si pasojë e lidhjes së ngushtë mes strukturave nuhatëse dhe sistemit limbik, zonës së trurit nëpërmjet të cilës kalojnë emocionet tona.
Sensualitet
Sensualitet
Dashuria dhe intimiteti
Jeta në çift mund të shkojë mirë vetëm kur dy njerëz janë të dashuruar dhe arrijnë të krijojnë intimitetin e tyre. Por rreziku i parë që i kanoset është rënia në rutinë. Pikërisht për këtë problem kaq serioz nuk ka ditë që gazetat dhe revistat të mos kenë të publikuar një artikull, që të mos flitet në radio apo në televizor, që të mos i kërkohet një këshillë një miku apo mikeje të zemrës, apo edhe një eksperti.
Në kohët e sotme kur stresi është bërë pjesë e pandashme e ditëve tona, të dëgjosh që një çift ka një marrëdhënie perfekte është gati e pamundur. Gjithmonë do të ketë një arsye për të prishur atë që të gjithë e kërkojnë, perfeksionin, pasi patjetër do të dalë diçka që nuk do të funksionojë si duhet. Megjithatë, qenia njerëzore e rritur është në gjendje të krijojë një raport intim me një individ të seksit tjetër, me qëllim që ky raport të jetë i fortë dhe i gjatë në kohë.
Përmirësoni vetëvlerësimin
Të kesh një jetë seksuale të kënaqshme do të thotë së pari të dish të vlerësosh veten. Nëse një femër nuk vlerëson tiparet, trupin apo aftësitë e veta, atëherë është absurde të presë që ta vlerësojë dikush tjetër dhe, në këtë rast, partneri i saj. Nëse arsyeja që partnerët vuajnë lidhjen e tyre për shkak të mungesës së vlerësimit, atëherë ka një rrugë përmes së cilës mund të ndihmojnë marrëdhënien e tyre. Një mënyrë për të përmirësuar vetëvlerësimin kërkon të rigjykoni nivelin e vlerësimit tuaj dhe të krijoni një plan për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes.
Muzeu i dashurise
Muzeu i dashurise
Edhe pse mund të jetë e vështirë të jeni të ndershëm dhe të mos kritikoni veten, është një zgjidhje shumë e mirë të filloni të vini një listë rreth të gjitha gjërave që bëni dhe nuk bëni, dhe të shihni se çfarë nuk shkon në karakterin tuaj. Kjo mund të jetë pak e rrezikshme sepse shumë prej njerëzve, në këtë kulturë “vetëshëruese”, e kanë të vështirë të flasin për veten e tyre.
Të transmetosh erotizëm
Meshkujve u pëlqen të injorohen dhe të dëshirohen njëkohësisht. Për këtë duhet të veprosh në disa drejtime. Nganjëherë duhet të afrohesh, pastaj të tërhiqesh, të marrësh iniciativën dhe pastaj të të joshin. Përpiqu të jesh e natyrshme dhe të bësh lëvizje të paramenduara. Sigurisht që nuk mund të ndryshoni në mënyrë natyrale gjoksin apo shpatullat tuaja, por nëse zgjidhni veshjen e duhur, paraqitja juaj e jashtme do të përmirësohet dhe bashkë me të edhe vlerësimi për veten.
Nëse keni besim tek vetja, atëherë do të keni besim në çdo gjë që do të bëni dhe në aktin tuaj seksual do të ndjeheni në formë dhe të sigurt që po i dhuroni parterit kënaqësinë që do të dëshironte. Të kesh vetëkontroll do të thotë të jesh e aftë të komunikosh emocionet, ndjenjat dhe, në fund të transmetosh erotizëm në çdo gjest, në çdo shikim, në çdo fjalë.
Aspekti emocional në çift
Teoritë e psikologjisë së zhvilluar pohojnë se mashkulli duhet të kujdeset më shumë për mbrojtjen fizike të partneres se sa aspektin emocional, sepse kjo ndihmon të dy parterët. Nga ana tjetër mendohet se femrat mërziten më shumë për tradhtinë emocionale dhe interesi i tyre i zhvilluar vlen më shumë kur njeriu i tyre i zemrës ndodhet pranë saj për ta ndihmuar në rritjen e fëmijës. Por studiuesja R. Harris, e Universitetit të Kalifornisë, sfidoi teoritë në tre studime të ndryshme.
Në studimin e parë, studiuesit masnin trysninë e gjakut në ritmin e zemrës për një grup meshkujsh e femrash, ndërkohë që ata imagjinonin skena në të cilat partnerët e tyre bënin tradhti seksuale apo emocionale. Ajo zbuloi se meshkujt paraqisnin një reagim më të madh fizik ndaj tradhtisë seksuale, ndërkohë që femrat reagonin ndaj të dy skenave, me një tendencë të lehtë për t’iu përgjigjur më shumë, që ashtu si edhe burrat, skenës së tradhtisë seksuale./kospress/


Leave a Reply