Dëmtimet dhe faktorët që shkaktojnë dëmtimin e flokut si dhe kujdesi, trajtimi estetik i përshtatshëm.
Flokët janë qeliza të caktuara të organizmit të njeriut dhe quhen Keratinë. ëdo fije floku është e mbështjellë me shtresa në formën e luspave dhe të gjitha këto japin pamjen e zakonshme të fijes së flokut, shëndetin dhe bukurinë e tij.
Gjithashtu, floku “dashuron ujin”. Një flok i bukur është floku me lagështirë. Nuk duhet të kemi një flok të thatë, ndaj dhe tregohet kujdes për të pasi edhe kushtet atmosferike ndikojnë jashtë mase në shëndetin dhe mirërritjen e tij. Edhe flokët pësojnë sëmundje dhe ërregullime organike, kimike të cilat lidhen me organizmin apo trajtimin estetik dhe mirëmbajtës që aplikojmë mbi to. Disa nga këto sëmundje janë:
1.Yndyra:Një nga sëmundjet më të rëndësishme të lëkurës së kokës e cila në qoftëse se nuk luftohet menjëherë, ëon në një moment të caktuar në rënien e flokut. Për të eleminuar rënien e tyre këshillohet përdorimi i shampos kundra yndyrës në mënyrë që të pengohet sekretimi i herëpashershëm i yndyrës. Për personat që kanë flok me shumë yndyrë, larja e flokut nuk duhet bërë me mollëzat e gishtërinjve por me gjithë sipërfaqen e pëllëmbës së duarve.
2. Zbokthi:është shtresë e qelizave të vdekura të cilat paraqiten mbi epidermë në formë pllakash dhe qëndrojnë mbi fijen e flokut, njëkohësisht bien mbi veshje. Këto s’janë tjetër veëse qeliza të vdekura, zbokth i thatë.
3. Ekziston edhe një tjetër lloji zbokthi, zbokth me yndyrë.
Zbokthi me yndyrë janë copëza të mëdha të cilat qëndrojnë mbi lëkurë dhe kur largohen nëpërmjet larjes së kokës, tërheqin edhe fije të flokut, shkaktojnë rënie të flokut. Në këtë rast duhet të tregohet më tepër vëmendje, trajtim i kujdesshëm dhe terapi e veëantë. Zbokthi me yndyrë konsiston si një nga sëmundjet më të rrezikshme sepse ndër të tjera krijon një erë të rëndë të lëkurës së kokës dhe një pamje jo të këndshme të flokut. Produktet kerastase kanë në përbërjen e tyre substanca për eleminimin e këtyre sëmundjeve. Shfaqja e këtyre sëmundjeve kryesisht konsiston në ërregullimet hormonale, karakteristikat e organizmit të individit, si dhe substancat ushqyese në të ngrënë luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e tyre.
Për të gjitha tipet dhe gjendjet e flokut, asnjëherë nuk bëhet larje me thonj sepse shkaktohet acarim i epidermës.
http://www.beautyden.com/pics/hairmodel.jpg
4. Kur maja e flokut është e dobësuar, e ndarë më dysh, është një tjetër sëmundje e tyre, djegia (gr. Psolidha). Zakonisht shfaqet në flokë të hollë dhe të thatë. Shkaktohet nga përdorimii shpeshtë i tharëses dhe nga një krehje “ agresive” që ushtrohet mbi flokun. Në trajtimin e tyre hapi i parë është prerja, heqja e të djegurave dhe më pas të tregohet kujdes në ushqimin e flokut, trajtimin e tij.
Për ata që nuk duan të bëjnë një prerje të tyre dhe floku pëson një djegie kronike, në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë kohës, atëherë bëhen trajtime specifike, me produkte mbrojtëse, duke filluar nga ampulat Aqua, shampo, kremra, deri tek maska e flokëve. Përdorimi i këtyre produkteve gjithmonë bëhet nën këshillimin e estetistit pasi ëdo sëmundje, dëmtim apo ërregullim i flokut përcaktohet vetëm nga ky i fundit, për një trajtim specifik.
Normalisht flokët prishen nga tharësja, ajri i ndotur në përgjithësi i ambienteve dhe mikrobet e ndryshme që gjenden në të, larja jo shumë e kujdesshme, lyerja, dekolorimi, permanenti, pra faktorët kimikë. Disa nga këta faktorë ndikojnë më shumë në dëmtimin e flokut e disa më pak, dhe për t’u kujdesur për mbrojtjen e flokut nga këta dëmtues, duhet që të keni kontakte me parukier specialist pasi floku është i veëantë për secilin nga ne.
a). Floku i lyer i dëmtuar: Një flok i lyer është gjithmonë i dëmtuar dhe për ta sjellë në gjendjen normale natyrale do të na duhet së pari të përdorim shampon e duhur në përshtatje me cilësitë e fijes së flokut dhe pas shampos të përdorim krem ushqyes i cili të ketë veëori dhe të depërtojë më thellë në përbërjen e flokut, jo thjesht një balsam i zakonshëm. Mund të përdoren edhe vitamina ushqyese. Kjo nuk do të thotë që të ndalohet lyerja. Në qoftë se bojërat e dëmtojnë flokun, thjesht duhet të jemi më të kujdesshëm në zgjedhjen e cilësisë së bojërave që përdorim dhe këto bojëra në përbërjen e tyre duhet të kenë substanca trajtuese për flokun.
b). Gjithashtu edhe floku natyral mund të shkatërrohet nga faktorët e mësipërm duke përjashtuar proceset kimike. Sigurisht që edhe ky flok ka nevojë për një trajtim për të mbetur akoma i shëndetshëm dhe me shkëlqim. Ekzistojnë produkte të posaëme për trajtimin e flokut natyral si dhe këshillohet që të mos krihet shumë here, veëanërisht një flok natyral dhe i thatë. Furëa për krehjen e flokut do të preferohej të ishin me fije natyrore bishtkali, ose me dhëmbëza plastike në majën e të cilave kanë disa kokrriza (si gjëlpëra me kokë).


Leave a Reply