Shqiptarët në Mal të Zi janë të njohur për këngët e eposit të kreshnikëve, të cilat ende sot gjallojnë në Malësi, Plavë e Guci, Krajë dhe në Anë të Malit. Studiuesit e kësaj fushe vlerësojnë se eposi i kreshnikëve është monument i veçantë i poezisë gojore shqiptare, që pati një ndikim të fuqishëm edhe tek popujt e tjerë në Ballkan.
http://www.zeriamerikes.com/a/eposi-i-kreshnikeve-mal-i-zi-shqiptare/3720309.html
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply