Pas fustaneve, modelit të flokëve, tashmë e kanë radhën qerpikët. Muzë për mjeshtrit e stilit bëhen përsëri ato: ikonat e shekullit të kaluar.Ja si të ndiesh dive duke e parë botën përmes qerpikësh si të tyret…Ndërkohë që në jetën e përditshme as që merren në konsideratë qerpikët e Twiggy-t si të kapura me kapëse rrobash, ja që ato, të gjatë, si valë flakësh, rivalizuan femrat e njohura për qerpikët e tyre Marilyn Monroe dhe Elisabeth Taylor. Sytë e tyre të mëdhenj legjendarë janë kthyer në fakt në trend.
Gjithandej aplikohet grim i rëndë për të imituar qerpikët e ikonave të shekullit të kaluar. Sytë e artistëve të make-up-it janë hedhur pikërisht në gjashtëdhjetë vitet e fundit për të marrë leksione për qerpikë, që e bëjnë të paharrueshme çdo përplasje qepallash.
Për vështrimin më joshës të botës
Marilyn Monroe është mjeshtrja origjinale e vështrimit paksa të perënduar, ngultas me cepat e syve. Por duke u mbështetur te shkrimet rreth dives, shikimet e saj depërtuese nuk ishin thjesht rezultat i sex-appeal-it të saj të brendshëm. Specialistët shkruajnë se, kur një grua ia ngul sytë dikujt, ajo është e tërhequr prej tij, qepallat e saj ulen në mënyrë të pavullnetshme, duke krijuar pamjen e “syve joshës”.
Në shumë pasarela imitohet vështrimi joshës i Marilyn-ës me qerpikë të gjatë e të përhapur. Në sfilatat e fundit të “Seduzioni”, qerpikët dhe buzët e kuqe ishin elementët më të rëndësishëm, që krijonin një stil të vjetër dhe evokonin pamjen e aktores.
“Të gjitha zonjat e kohës së Marilyn-it mbanin qerpikë fals”, thonë artistët e make-up-it. “Ajo gjithë pjesën tjetër të grimit e mbante të lehtë, thjesht buzë të kuqe dhe qerpikë sexy në formën më klasike”.
Krijo sytë e paharruar të Marilyn-it me qerpikë artificial të pjerrët, që vijnë duke u zgjatur gradualisht në pjesën e jashtme të syve.
Për të krijuar qerpikë të kthyer, pa përdorur ato false, apliko një shtresë me rimel, një kthyese qerpikësh dhe një shtresë tjetër vetëm në këndet e jashtme.
Twiggy kishte atë pamjen e pafajshme-por-joshëse, që vetëm ato perëndeshat thatanike (dhe një adoleshente 16-vjeçare) mund ta ruajë. Duke u mbështetur te autorët që shkruajnë rreth stilit, qerpikët e gjatë e të ndarë, në fakt, bëjnë një fytyrë të rritur të ketë përpjesëtimet e fytyrës së një fëmije, që i shton ëmbëlsi dhe rini fytyrës së një gruaje.
Qerpikët e dyfishtë përdoren nëpër disa sfilata ku modelet ngjajnë si kukulla duke përdorur shumë shtresa rimeli në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm për më shumë impakt.
Për të pasur rezultatin e pamjes së Twiggy-t, zgjidh një rimel që u jep shumë gjatësi qerpikëve, por nuk u shton volum. Mbaje bishtin e rimelit vertikalisht dhe lëri qerpikët që të bashkohen paska për të formuar disa fije më të trasha. Lyeji me një shtresë tjetër rimeli në qendër të qerpikëve për të zmadhuar disi sytë .
Pushtet dhe mister në sy
Sytë e maces së Elizabeth Taylor-it te “Cleopatra” ishin të egër dhe seksi. Qerpikët, që zgjateshin mbi anën e jashtme të syve, bënin që sytë t’i dukeshin më të vegjël dhe më misteriozë.
Në një nga sfilatat e Dior-it, make up-i u mbështet te pamja e viteve ‘60 të Taylor-it, duke shtuar dramacitetin me anë të qerpikëve fals, të vendosur rreth gjysmë centimetri poshtë vijës së poshtme të qerpikëve dhe penel gjysmë centimetri mbi vijën e qerpikëve të sipërm.
Leave a Reply