Vendosja e kravatës është një nga detyrat që tmerron shumë meshkuj. Nëse i përcjellni me kujdes udhëzimet e dhëna në këtë faqe, do të mësoheni që brenda ditës ta lidhni kravatën tuaj. Por nuk është krejt te lidhja e kravates apo jo? Çfarë do të jetë ngjyra, si do ta kombinoni me rrobat tuaja.
Përziej dhe përshtat
Hapi i parë është që të siguroni kravatën që i përshtatet këmishës tuaj.
Kravata solide i përshtatet këmishës “busy” (serioze), dhe këmishat me modele. Në anën tjetër, nëse doni ta veshni kravatën “funky” (melankolike) në punë atëherë kombinojeni atë me ndonjë këmishë solide. Vetëm mbani në mend që nuk duhen të përzihen kravatat me modele (yrneke), me këmishat që po ashtu janë me modele (yrneke) dhe anasjelltas. P.sh, kravata vija-vija me këmishën me katrora ju bënë të dukeni si palaço!
E gjitha që ju nevojitet është koha
Mos ia leni vetës më pak se 5-10 minuta për lidhjen e kravatës. Jepni vetës kohë të mjaftueshme në mëngjes për ta lidhur kravatën siç duhet dhe nëse nuk duket në rregull, duhet t’i kushtoni edhe pak kohë që ta korigjoni.
Për lidhjen e kravatës ju duhet ndihma e pasqyres. Para pasqyrës do ta matni gjatësinë e kravatës dhe do të bëni kombinimet këmishë-kravatë. Nëse keni arritur që ta gjeni kombinimin e mirë, ja në vazhdim se si mund ta lidhni kravatën në gjashtë hapa.
Leave a Reply