![]()
KOHA
Kryetar komunash me pasuri ekstreme, apo të tillë që s’kanë as shtëpi personale mbi kokë. Listat anketuese të Komisionit për antikorrupsion tregojnë se njëjtë sikur te popullata e rëndomtë, edhe te krerët e komunave nuk mund të gjesh një mes
Venera LATIFI-AZIZI
Shkup, 7 dhjetor – Traktorë, BMW, Mercedesë, shtëpi, banesa, toka, livadhe, kursime bankare… kjo është vetëm një pjesë e asaj që posedojnë kryetarët e komunave shqiptare të Maqedonisë. Nuk i posedon të gjitha secili. Ka edhe të atillë që kanë vetëm nga një veturë, apo pagë mujore. Se cili është më i pasur, është vështirë të përcaktohesh midis katër emrave. Sipas të dhënave nga fletat anketuese për gjendjen pronësore të funksionarëve të zgjedhur të publikuar nga Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, në maje të listës me gjasë duket të jenë kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, kolegu i tij nga Dibra, Argëtim Fida, apo edhe Rufi Osmani i Gostivarit. Sa i përket kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, nuk dihet se cila është vlera e pronave të tij, sepse nuk figuron të ketë paraqitur fletë-anketuese.
Lista të gjata
Sa për ilustrim në fletën anketuese kryetari i Strugës, Ramiz Merko si pronë personale të patundshme ka paraqitur një hapësirë afariste në Strugë, me vlerë prej 280 mijë eurove dhe që zë hapësirë prej 1 mijë e 200 metra katrorë. Ai, po në Strugë, posedon edhe shtëpi që është 30 vjet më e vjetër se hapësira afariste(1977) me sipërfaqe prej 400 metrash katror dhe vlerë prej 200 mijë eurove, tokë bujqësore prej 4 mijë metra katrorë me vlerë 80 mijë euro, pyll- 12 mijë metra katrorë me vlerë prej 20 mijë eurosh (Radozhdë). Si pronë të tundshme Merko posedon “Mercedes 200” me vlerë 3.500 euro, ndërsa fëmijët e tij voziten me “Xhip Tojota” (10 mijë euro) dhe “Mercedes 200” (5 mijë euro). Në fletën anketuese të Merkos, pos tjerash qëndrojnë edhe të ardhurat nga qiraja me verë prej 9.600 euro në vit, pastaj libreza e kursimit në denarë (100 mijë denarë), Kartela revizore (5 mijë euro) sikurse edhe pronë e bashkëshortes, gjegjësisht mall biznesi me vlerë 25 mijë euro. Edhe lista anketuese e kreut të Komunës së Dibrës, Argëtim Fida nuk është aspak e shkurtër. Në të ka prona të patundshme, të tundshme, depozita bankare, sikurse edhe të ardhura të tjera, apo edhe kredi. Për shembull, Fida posedon shtëpi me hapësirë afariste me vlerë prej 7.685.800 denarë dhe sipërfaqe prej 240 me 51 metra katrorë në Dibër, posedon dy tokë bujqësore në fshatin Konjare, njëra me vlerë prej 330.000 denarë dhe tjetra prej 1.330.000 denarë, sikurse edhe kopshtin e pemëve që është vlerësuar me 973.200 denarë.
Ka edhe një garazh me vlerë 203.000 denarë në Dibër, ku ka edhe një tokë bujqësore me vlerë prej 4.700 eurosh, ndërsa vozit veturë të llojit “Land Rover-Renxh Rover” me vlerë 3 mijë euro. Si pronë të bashkëshortes ka paraqitur veturën “Opell Astra Klasik” me vlerë 668.360 denarë, metale të çmueshme me vlerë 150.000 denarë, makina dhe pajisje të tjera me vlerë 300.000 denarë. Merr edhe qira nga një hapësirë afariste me vlerë 91.500 denarë, sikurse edhe pagë prej 54.172 denarëve në muaj, ndërsa paga e bashkëshortes arrin deri 19.924 denarë në muaj. Fida ka edhe të ardhura nga veprimtaria bujqësore me vlerë 1.200.000 denarë, librezë kursimi në denarë (120 mijë denarë) dhe një librezë kursimi me deviza ku ka 20 euro. Ndërsa si pronë të fëmijëve ka paraqitur edhe një librezë kursimi me 36 mijë denarë. Por ka edhe kredi, gjegjësisht është pronë e bashkëshortes me vlerë 467.852 denarë dhe duhet ta kthej deri vitin e ardhshëm. Ka edhe një kredi personale që e ka marrë në vitin 2009 me afat kthimi prej 26 viteve dhe që kap vlerën prej 1.284.618 denarëve, marrëveshje për bashkim të mjeteve për ndërtim me vlerë 3.000.000 denarë. Në mirëqenie jeton si duket edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.
Ai si pronë personale ka paraqitur një shtëpi me vlerë prej 11.600.000 denarëve, hapësirë afariste – 7.784.188 denarë, dy toka nën objekte njëra me vlerë prej 15.568.200 denarëve e tjera 3.255.000 denarë, tokë – 1.984.000 denarë, veturë “Opell Astra” me vlerë 496.000 denarë, ndërsa si pronë të bashkëshortes ka paraqitur një veturë “Pezho” me vlerë prej 15 mijë denarëve. Izairi ka edhe kredi me vlerë 13.950.000 denarë me afat pagese deri në vitin 2014. Ai posedon edhe pajisje mjekësore dhe laborator me vlerë prej 2.950.000 denarëve. As kreu i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani s’duket ta ketë gjendjen e keqe materiale. Si pronë të përbashkët ka vetëm një shtëpi me vlerë 3.100.000 denarëve në Çajle, kurse si prona personale ka të shënuar hapësirë afariste (10 milionë denarë në Çajle), tokë bujqësore (1 milionë denarë – Çajle), veturë Pollo Klasik (5 milionë e 500 denarë), aksione (124 mijë denarë), depozitim bazë (2.760.400 denarë), honorar (2.500.000 për një vit) dhe librezë kursimi me deviza (930.000).
Shumë pak personale
Kryetarët e komunave tjera që udhëhiqen nga shqiptarët si duket pronë personale kanë më pak se kolegët e tyre të sipërpërmendur. Për shembull, Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Osllomesë posedon vetëm një shtëpi me vlerë 4 milionë denarë në fshatin Sërbicë dhe pagë mujore prej 52 mijë denarëve. Ndërsa në fletën e tij anketuese, si pronë e prindërve figurojnë tokë bujqësore (4.600.000 denarë), shtëpi 8.500.000 denarë, pension 9 mijë denarë në muaj, stallë me rreth 600 mijë denarë, makineri bujqësore prej 60 mijë denarë. Si pronë e bashkëshortes figuron vetura “Fiat” (670.000 denarë) dhe rrogë prej 18 mijë denarëve. Hazbi Idrizi i Komunës së Bogovinës, sa i përket pronës personale ka dhënë informacion vetëm për një “Opell Korsa” me vlerë prej 195 mijë denarëve, kurse për shtëpinë me vlerë prej 4 milionë denarëve, tokë ndërtimore (6 milionë denarë), kredi (300 mijë denarë) dhe tokën bujqësore prej 3 milionë e 500 mijë denarëve të paraqitur në fletën e tij anketuese, nuk figurojnë se të kujt janë. Kryetari i Komunës së Studeniçanit si pronë personale ka të paraqitur vetëm një “Folsfagen Pollo” me vlerë 307 mijë e 500 denarë, kurse shtëpia në Studeniçan (6 milionë denarë), toka bujqësore (2 milionë denarë), hapësira afariste (1 milionë denarë) dhe banesa në Tetovë (3.075.000 denarë) janë pronë e prindërve.
Edhe kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në bazë të fletës anketuese rezulton të posedojë vetëm një veturë – “Pezho 207” me vlerë prej 720 mijë denarësh. Kurse sa i përket shtëpisë për pushim në Semenisht (600 mijë denarë) dhe shtëpisë tjetër në Shkup (3 milionë denarë), ato janë pronë e prindërve. Edhe Bajram Kadrija i Vrapçishtit posedon vetëm një veturë “Dajmper Krajsler C-220-CDI”, me vlerë prej 3 mijë eurove. Shtëpia prej 12 milionë denarësh edhe tri tokat bujqësore që janë rreth 7 mijë metra katrorë janë pronë e prindërve. As Musli Musliu i Zajazit s’duket që posedon ndonjë pronë me vlerë të lartë. Për vete e ka vetëm veturën “Seat Ibica” me vlerë 360 mijë denarë. Kurse shtëpinë (1.500.000 denarë) dhe tokën bujqësore (3 milionë denarë) në Greshnicë i ka pronë të përbashkët. Fëmijët e tij posedojnë dy banesa – Kërçovë (3.690.000 denarë) dhe në Tetovë (2.583.000 denarë) sikurse edhe një hapësirë afariste me vlerë 1.845.000 denarë. Kryetari i Sarajit, Bekim Murati, ndërkaq si pronë personale i ka tri gjëra – veturën (Opell Korsa – 200 mijë denarë), librezën e kursimit (40 mijë denarë) dhe një kredi prej 200 mijë denarëve. Si pronë të prindërve, në fletën e tij anketuese figurojnë – shtëpia me oborr dhe tokë bujqësore me vlerë 1 milionë denarë, një traktor (300 mijë denarë), metale me vlerë 600 mijë denarë, librezë kursimi (nuk figuron vlera), kredi (nuk figuron vlera), kurse si pronë e bashkëshortes figurojnë metalet me vlerë (ari 1 milionë denarë) dhe librezë kursimi me 300 mijë denarë. As kreu i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku nuk duket të ketë gjera me vlerë si pronë personale. Ka vetëm veturën Audi 4 (1.100.000 denarë) dhe pagën me vlerë prej 54.011 denarëve, kurse në emër të prindërve ka paraqitur tokë bujqësore me vlerë 2.440.000 denarë, dy oborre me vlerë rreth 10 milionë denarë dhe dy shtëpi me rreth 6 milionë denarë, pastaj edhe makina të tjera (traktor dhe pajisje).
Një miliarder dhe shumë milionerë
Por prej gjithë kryetarëve të komunave të Maqedonisë, me gjasë pasurinë më të madhe duket ta ketë kryetari i Komunës Qendër Zhupë, Mazllum Hasan. Ai posedon shtëpi me oborr në Venedik prej 600 metra katrorë dhe me vlerë prej 60 milionë denarësh. Në vendin e njëjtë, ai ka edhe një shtëpi tjetër me vlerë prej 32 milionë denarësh, ka shtëpi në Koçaxhik me sipërfaqe prej 1.600 metra dhe me vlerë 30 milionë denarë. Hasan posedon edhe tri vetura (Mercedes, Audi dhe Llada Niva) me vlerë të përgjithshme prej 11 milionë denarë, kurse bashkëshortja e tij vozitet me BMW-X5 me vlerë 3.3 milionë denarë. Atë kaq të pasur e bën biznesi i tij familjar në Venedik. Ndërmarrja që është në emrin e fëmijëve të tij “Star Haus” është vlerësuar me 733 milionë denarë. Në fletën anketuese gjenden edhe ndërmarrja e vëllait të tij me vlerë 61 milionë denarë dhe ndërmarrja e bashkëshortes së tij me vlerën e njëjtë. Hasan ka edhe dy ndërmarrje të tjera në Shkup me vlerë prej 12-15 milionë denarë. Në vendin e dytë renditet kryetari i Kriva Pallankës, Arsenço Aleksvovski, pasuria e të cilit llogaritet të jetë 300 milionë denarë, pastaj vije Vlladimir Todoroviq i Komunës Qendër në Shkup, i cili posedon pasuri me vlerë 200 milionë denarë.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply