PDIU përshëndet mediat greke, të cilat edhe pse ndoshta në mënyrë tendencioze, vunë në pah diçka që tashmë është fakt.
“Kjo gjë konfirmon dy qëndrimet e qarta të PDIU-së. E para, që çështja çame tashmë ka hyrë ne agjendat e bisedimeve mes dy shteteve dhe do të jetë gjithnjë në tavolinën e bisedimeve. Dhe e dyta, konfirmon edhe një herë frikën e Greqisë për të pranuar se është përgjegjëse për një prej gjenocideve më të përgjakshme në histori”, thekson kjo parti, duke komentuar deklaratën e ministrit të jashtëm grek, Delavekuras, se nuk ekziston çështja çame.
PDIU i kujton ministrit Delavekuras se çështja çame nuk është vetëm një çështje ligjore që i takon të gjejë zgjidhje në gjykatë, por në radhë të parë është çështje politike, që i takon të zgjidhet mes dy shteteve.
“Dhe së dyti është një çështje njerëzore, ku Greqia së pari duhet të kërkojë një falje publike për masakrën e kryer nga ushtritë zerviste dhe të lejojë qindra mijëra pjesëtarët e komunitetit çam që të mund të shohin shtëpitë e tyre dhe të vendosin lule mbi varret e të parëve të tyre. PDIU shprehet e bindur në nismën e saj për të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë Rezolutën për çështjen çame, e cila do t’i hapi rrugë nismave të mëtejshme zyrtare të Qeverisë shqiptare për të kërkuar zgjidhjen e kësaj çështje”, thekson partia e udhëhequr nga Shpëtim Idrizi. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply