Të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtëna arme pranë një qendre votimi në Kaliforninë jugore.Të shtënat ndodhën gjatë orëve të pasdites në qytetin Azusa, pranë Los Anxhelosit, ndërsa njerëzit po votonin për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Të shtënat vazhduan edhe ndaj oficerëve të policisë që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas një shkëmbimi zjarri, autori u largua dhe u fsheh në një banesë të zonës.
Policia bllokoi zonën, në të cilën ndodhen dy qendra votimi dhe një shkollë.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për incidentin.
Burimi/Zeri i Amerikes/


Leave a Reply