
Në Mbretërinë suedeze, 100-vjetori pavarësisë së Shqipërisë, u shënua në mënyrë më madhështore, në çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët. Ndërkohë, që në qytetin e vogël të Suedisë përendimore Skene janë zhvilluar aktivitete të ndryshme festive, ngritje e flamurit, turnir ne futboll për të gjitha kategorit dhe moshat, koncerte solemne me rastin e përvjetorit të pavarësisë, ku kanë marrë pjesë qindra bashkatdhetar nga shumë qytete të kësaj pjese të Mbretesise suedeze si dhe mysafirë nga vendet fqinje.

Me iniciativën e veprimtarëve të dalluar Avni Ismaili dhe Muharrem Shabani anëtar të krysisë së Shoqates Kulturore Shqiptare ”Dardania” me seli në këtë qytet aty u valëviten flamuj shqiptarë krahas atyre suedez, duke zbukuruar ambientet ku mbaheshin aktivitet kulturore e sportive që zhvilloheshin me rastine 100 vjetorit të festimit të Pavarësisë se shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit.

Ky eveniment historik, kjo ditë e shenjtë e cila u kremtua me krenari, entuziazëm dhe në mënyrë të veçantë, si në Shqipëri, Prishtinë, Shkup, në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, iu kushtua ngritjes se flamurit në Vlorë nga i mençuri dhe i urti Ismail Qemal-Vlora, që shpalli mëvetësinë dhe ribërjen e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 e lidhur me këtë ngjarje kulminante për popullin shqiptar për të pranishmit foli mësuesi i Gjuhës shqipe ne këtë qutet Haki Gashi, i cili mes tjerash bëri një analizë të përgjithshme te situatës së kohës dhe kushteve në të cilat jetonin shqiptaret në atë kohë. Rëndesin e shpalljes së mvehtësisë nga i madhi Ismail Qemali dhejehonën e kësaj ngjarje të madhe për vensin dhe kombin tonë.

Pastaj anëtari i Krysise së SHKSH ”Dardania” Muharrem Shabani në mënyrë solemne u ndau mirnjohjet dhe shperblimeve ekipeve pjesëmarrëse në garat e organizuara nga kjo shoqatë me rastin e festes së pavaresise së shtetit shqiptar dhe ditës së flamurit.
Manifestimin tani më tradicional të festës sonë më të madhe kombëtare 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, me theks të veçantë 100 vjetorin e Pavarësisë shtoj Kryetari i krysisë së kësaj shoqate Avni Ismaili tani për ne këtu në mërgim është berë traditë duke mos anashakalua as përvejetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës!
Salla ku mbahej manifestimi, salla e shkolles fillore të këtij qyteti huazuar enkast për ketë qëllim, ishte stolisur me flamuj kombëtar, me ngjyra dominuese Kuq e zi, mu sikur në mes të Shkupit, Prishtinës e Tiranës, me flamuj kombëtare të Shqipërisë edhe ato të Suedisë vendit ku bashkëkombasit tanë gjetën mbështjetjen për punë dhe jetë, me fotografi si dhe simbole dhe shenja të tjera kombëtare destinuara këti manifestimi madheshtor.
Organizatorët e manifestimit ishin kujdesur për të gjitha kategorit e mysafirëve duke fillua nga moshat me të vogla deri tek të moshuarit. Mbrëmjen e bënë edhe më madhështore valltarët dhe vet pjesëmarrësit e mbremjes të cilët deri në orët e vona të kësaj nate vallëzuan me muzikën e zgjedhurë dhe vallet tona kombëtare.
Revista “Dituria” Suedi
Per”Alba – Dansk” Shkodran


Leave a Reply