Dashi:
Tonalitetet e Hënës janë gri, por të pamjaftueshme, për t’ju krijuar probleme serioze, gjithsesi do t’ju transmetojnë një dozë humori të keq. Jeni antipatikë, pak të kuptueshëm e të disponueshëm dhe madje edhe dyshues me ata që ju duan. Përpiquni të kontrolloheni! Nuk jeni shumë të besueshëm nëse në vështirësinë e parë ktheheni mbrapsht.
Demi:
Për ju është një ditë e qetë pushimi, plot me relaks… pikërisht siç ju pëlqen. Mund të kaloni më shumë kohë me personin e zemrës apo me familjen tuaj. Ditë e mirë për të pedaluar me biçikletë. Ëmbëlsia do të përfshijë raportin tuaj në çift. Do të bëni gjithçka për të përmbushur nevojat e partnerit.
Binjakët:
Shijoni një ditë të qetë, ideale për të takuar miqtë dhe për të ndryshuar look-un tuaj. Përsa i përket një projekti që keni në dorë, suksesin e keni të garantuar. Atmosfera në fushën afektive paraqitet e gjallë. Ndiheni shkëlqyeshëm mes përkëdhelive të parnerit, argëtimit dhe ftesave.
Gaforrja:
Është e vështirë të ruani humorin sot. Hëna ju ndikon duke ju sjellë pakënaqësi dhe sjellje të papërshtatshtatshme. Në rast kritikash për të mos provokuar tensione me miqtë dhe partnerin, mbylleni bisedën me klas. Shtyni për një ditë më të mirë, ndryshimet që keni planifikuar në paraqitjen tuaj, përveçse do të shpenzoni shumë, rezultati që do të mund të merrnit sot do të ishte i pakënaqshëm.
Luani:
Humori juaj fiton pikë në udhëtimet dhe miqësitë që ju shkojnë vaj. Aftësia juaj organizuese do të kalojë çdo lloj pengese. Dashuria me D të madhe , mund të shfaqet në jetën e beqarëve, duke i bërë të ndryshojnë ide. Shëtitje, vizita në qytetet e arteve.
Virgjëresha:
Qiell përfundimisht më i mirë se ai i djeshmi. Rifitoni ekuilibrin. Ditë ideale për të bërë pazar. Një event mondan është rasti që ju duhet për njohje të reja. Venusi dhe Marsi paralajmërojnë dashuri të papritura, pasione.
Peshorja:
Jeni të irrituar, Hënën e keni kundër. Pavarësisht se merrni zjarr shpejt dhe grindeni, gjithçka zgjidhet me një përqafim. Kujdes mos ju marrin pozicionin tuaj, për gjëra që nuk kanë shumë vlerë. Dita kalon me alternime momentesh irrituese, me momente qetësie.
Akrepi:
Nëse në të shkuarën kishit përshtatur disa modele sjelljeje me objektivat që i kishit vendosur vetes, tani do të filloni të shikoni rezultatet. Nuk nevojiten ide shumë të mëdha në këtë moment, mjafton një sforcim i vogël. Në mbrëmje do të josheni nga një person shumë, por shumë i veçantë.
Shigjetari:
Tranziti i Hënës tek Ujori është perfekt për t’ju rikthyer gjallërinë. Të tjerët do të konfermojnë propozimet tuaja. Mundësi të mira për të takuar njerëz, të argëtoheni. Forca e dashurisë sheshon kontrastet me partnerin. Të paktën për sot, zemra ka festë të madhe. Përfitoni!
Bricjapi:
Ndiheni të shqetësuar, të pakënaqur? Mos reagoni dhe qëndroni të palëvizur. Mos kërkoni të rimbushni hapësirën që ndjeni. Kur nuk dini ç’të thoni apo bëni, është më mirë të mos thoni apo bëni asgjë. Relaksohuni, ndaluni për të reflektuar! Shfaqeni më shumë dashurinë dhe mirënjohjen për personat që ju duan dhe ju ndihmojnë sa herë keni nevojë. Bëjini një dhuratë.
Ujori:
Entuziazmi, simpatia dhe energjia ju karakterizojnë sot. Shumë emocione ju bëjnë euforikë. Kudo që do të jeni do të keni lumturi. Sukses në dashuri. Do të jeni të lumtur si në përralla! Venusi më në fund do të qartësojë zemrën tuaj. Të reja të bukura.
Peshqit:
Është më mirë t’i përballoni disa probleme, duke dhënë përgjigje të vendosura, të qarta dhe konkrete. Provojeni! Mos harroni eksperiencat dhe shikoni përpara. Ndjeni një nevojë të fortë për konfirmime dhe do t’i referoheni partnerit për t’u siguruar. Mbrëmjen do ta kaloni në shtëpi.


Leave a Reply