Jo më kot thuhet “Si në kopshtin mbretëror”. Pallatet mbretërore dhe familjet mbretërore thuajse garojnë që rrethin ku jetojnë ta kenë më të pasur me llojllojshmërinë e bimëve dhe luleve nga më të bukurat. Andaj, nuk habit fakti që organizojnë dhe marrin pjesë në ekspozitat e luleve.
Njëqind vjetori i ekspozitës së luleve në Çelësi, që u hap më 21 maj, ishte një arsye më tepër që mbretëresha britanike Elizabeta e dytë të vizitoi vendin që e quajn “kulti i hortikulturës botërore”.

Natyrisht, nuk ishte vetëm.E shoqëruan bashkëshori, duka i Edinburgut, i biri, princi Çarlls me bashkëshorten Kamill dhe nipi, princi Hari.
Nisur nga fakti se Shoqata mbretërore për hortikulturë sivjet planifikon që me auksion të mledh një milion funta për zhvillimin e kopshtarisë në Britaninë e Madhe, në të u ftuan personalitete të numërta botërore. Shumë të njohur ishin edhe në ekspozitë, pikërisht në ditën që ishte rezervuar për familjen mbretërore dhe antarët e Shoqatës.

http://fermaime.com/?id=5&l=144


Leave a Reply