Pabesia është vetëm shenjë e një marrëdhënieje në telashe. Studimet e reja tregojnë se femrat e moshës së mesme e tradhëtojnë në kërkim të pasionit dhe seksit, por nuk dëshirojnë të ndahen nga bashkëshorti. Konkluzionet që mund të nxirren nga mënyra sesi njerëzit i konceptojnë arsyet se pse femrat tradhëtojnë janë se ato janë të palumtura me marrëdhënien e tyre thotë autori Eric Anderson një professor i sportit, maskulinitetit dhe seksualitetit në University of Winchester në Angli.
Ai thotë:
“Njerëzit shpesh do të thonë se pabesia është një shenjë e një marrëdhënieje në telashe. Dhe kur dikush kapet duke bërë diçka që është shumë e stigmatizuar si tradhëtia, kërkohet menjëherë falje. Më pas kjo falje ka justifikimin: “burri im nuk më trajtonte mirë, ne kishim probleme në lidhje””.
Shkaqet e tradhëtisë
Edhe pse monogamia është një normë në shoqërinë moderne, tradhëtia bashkëshortore është shumë e përhapur. Sipas “Archives of Sexual Behavior” një e treta e meshkujve dhe një e katërta e femrave kanë pasur të paktën një marrëdhënie jashtë martese.
Duke parë arsyet se përse njerëzit tradhëtojnë, Anderson thotë se meshkujt tradhëtojnë sepse duan varietet në seks, ndërsa femrat për të plotësuar nevojat e tyre emocionale. Gjithashtu disa studime tregojnë se ato mund të jenë të palumtura në marrëdhëniet e tyre.
Një arsye tjetër është ndryshimi: femrat e humbasin interesin seksual pas njëfarë kohe kur janë në një marrëdhënie të gjatë. Pra mund të jetë dhe kjo arsyeja: femrat mund të kërkojnë një shtyrje seksuale ekstra thotë ai.
Emocionale apo racionale?
Një pjesë e madhe e femrave kërkojnë një marrëdhënie të përkohshme dhe ndonjë lidhje emocionale. Kjo nuk ndodh me meshkujt të cilët duan vetëm seks dhe e përfundojnë me kaq. Është e mundur që femrat të kenë nevojë për një lidhje emocionale për të shijuar seksin. Nëse nuk kanë lidhje emocionale, ato nuk e shijojnë.
Burimi: Live Science; Përshtati: Klarida Bregaj
Anabel


Leave a Reply