Më 21 maj, një stuhi e fortë, më shkatërroi 30 vazot me lule, që kasha në verandë. Por une, sikurse e dini shume nga ju, kam nje mardhanie tjeter me lulet, ku ze fill dashuria e dhimbja e nenes sime, ndaj me mbyti trishtimi ate dite, qe pervecse se me lote,thura disa vargje..Por, ngjarja e sotme, ka tronditur deri ne qelize qenien time.Kam prekur respektin, mirenjohjen, nderimin nga shume e shume njerez, kjo edhe per shkak te profesionit, por ajo qe ndodhi sot, eshte befasi. nje dashuri e mirenjohje e padegjuar, në këto kohë, që në shoqërinë e sotme, zor se e ndesh.
Tot, e dini cfare ka ndodhur? Nje makine e madhe ngarkuar me 30 vazo me lule, lule shume vjecare, eshte shkarkuar perpara deres se shtepise sime.Drejtuesi i mjetit dhe dy punetoret, qe ishin ne karroceri, me thone se: ” Keto Lule jane per ty.Jane derguar nga Diana e lagjes “Lirim.Ne jemi paguar prej saj dhe na duhet vetem ti shkakrkojme me kujdes, qe te mos demtohen dhe ti vendosim ne vendin, ku i doni Ju.
Ata me zgjaten numurin e telefonit te Dianes, qe e telefonova menjehere, per te mesuar gjithcka nga goja e saj.
Jam Diana Hila-me tha, xhaxhesha e muzikantit Adi Hila.Banoj ne lagjen “Lirim”.Te kam dashur e respektuar tere kohen.U pikellova shume, qe te ishin demtuar keq lulet, qe sikurse me tha ime bije, qe kish lexuar novelen, kishin lidhje me historine e nenes tende.
Vendosa menjehere, duke vene edhe shpirtin tim, ne petalet e tyre, qe te dergoj 30 vazot e mia.Shpresoj te te bej te lumtur.Ajo qe kerkoj eshte, qe ne njeren nga vazot e medha, ku fikusi rritet prej 15 vjetesh, te shkruash emrin tim.Diana. Kur te keshe kohe, do te pime kafe bashke.Tani, shkakroni lulet dhe kujdes mos demtohen”..
Biseda me la pa fjale dhe m’u deshen minuta , qe te marr veten.
Pasi u vendosen vazot, qe bashke me hardhine, qe pushton shtepine,, e shndruan shtepine si nje punishte lulesh, im bir, Redi, qe eshte ne njeren nga fotot, fiksoi disa me aparatin e tij, qe i stampova dhe ia cova Dianes, ndersa juve, mike te mia, po ua percjell ne menyre elektronike.
Po ju rikujtoj vjerëshen “Kjo lule eshte per ju”, ndersa Diana, ka derguar keto lule per mua.
Diana dhe lulet, u bene pjese e shpirtit tim te trazuar, nga kjo sjellje e pazakonte.Kjo sjellje e saj tregoi se ndodh edhe keshtu, ka edhe njerez me shpirt e ndjenje humane….
Ne fotot ne ballkon, ju pershendes te gjitheve, duke ju uruar te keni ngjarje kaq te bukura e njerezore, qe te pasurojne shpirtin, qe sot mungojne…
Kjo lule, është për Ju.
Për mua,
Lulja është e shenjtë,
Me aromën e tyre,
Lumturohem, shuaj dhimbjen,
Me lulet,
Trokas derë më derë,
Për festa, dasma e ditëlindje.
Lulet,
Më kujtojnë nënën e shtrenjtë, më e mira,
Një buqet’ruajti në gji, tërë jetën.
Në të, bashkëjetuan dashuria e dhimbja,
Ndaj, kur iku, i mori me vete.
Lulet,
Janë një krijesë e brishtë,
Natyra shumë ngjyra u ka dhënë,
Disa i buzëqeshin dashurisë,
Të tjera, heshtin, kur ka gjëmë.
Sot, vrapova në shpate e lëndinë,
Nje barrë të madhe lulesh, ngarkoj,
Vjollcë, manushaqe, trëndelinë
Që njerëzve të dashuar t’ua coj.
Këto lule,
Janë për ju, fëmijtë e mi,
Për Evën, që gazetare, s’mundi të bëhet,
Për Redin, tim bir,
Që përcjell dashuri motre dhe nëne.
Ca lule kam hequr mënjëanë,
Tia dërgoj nënës, nën qiparis,
Lule dhe për të ndjerin, tim vëlla,
Që i shkoi prane dhe në prehër i rri.
Kam ruajtur lule edhe për dashurinë,
Që lindi dhe u fik nën një mimozë,
Trëndafilë, zambakë, karafilë,
Për ndjenjën më njërëzore në botë.
Edhe per ju miket e mia,
Kam vecuar një barrë luleshqerrë,
T’i bëni huratë për mbesa e nipa,
Të percillni dashuri nëne, gjyshe e vjehrrë.
Me ngjyrat dhe aromën e luleve,
Me shpirt në dorë, ju flas me ciltërisi
Njerëz, me ngjyrë dhe pa ngjyrë, në këtë rruzull,
Falni lule, lukja eshte dashuri.
Zenepe Luka Vlore, 21 maj 2016.
Burimi – Facebook


Leave a Reply