Fotografia: Armand Habazaj
Këto ditë, e për të tjera në vazhdim, tregjet janë të pasura më shumë se asnjëherë tjetër gjatë vitit me fruta, perime e erëza të njoma. Mos nënvlerësoni asnjërën prej tyre. Shijojini si të ishin në ditët e fundit sepse, ato të vërtetat e mbledhura nga pemët e kopshtet, nuk rezistojnë për shumë gjatë. Edhe tregtarët përfitojnë nga stina për të futur mes zarzavateve e frutave të kohës ca të tjera të importuara. Megjithatë, njerëzit që bëjnë përditë pazarin, arrijnë të nuhasin një domate kopshti që nga aroma. Zgjidhni ato më pak të bukurat e të deformuarat, aty është shija e vërtetë e tokës. Shijoni fiqtë edhe për pak ditë, përfitoni nga të gjitha vlerat e qershive, kajsive e pjeshkëve. Kur të shkoni në plazh, lëkura do të reagojë më shpejtë nga dielli sepse do të jetë më e shëndetshme, fal tyre! Ngjyroseni koshin e blerjes me këto mrekulli të stinës që janë esenca e verës!
living.al


Leave a Reply