“Shqiptari, i paqtë si sheshi përpara Kishës. Brunet e tyre, të bukura si një gol i Payet”
“Shqiptarë ejani prapë!”, – shkruajnë gazetat franceze për tifozerinë kuq e zi.
Ndoshta të ndikuar me vandalizmat midis rusëve dhe anglezëve, mediat e tyre po theksojnë me forcë natyrën paqësore dhe entuziaste të shqiptarëve.
Lexoni më poshtë ç’shkruan njëra nga gazetat franceze, pas ndeshjes Francë – Shqipëri, përkthyer nga Newsbomb:
“Një shqiptar, një francez, një shqiptar, një francez… Rivalë të një mbrëmjeje, por të bashkuar në një turmë të madhe duke vërshuar drejt Velodromit. I pabesueshëm ambjenti që u formua përpara ndeshjes.
Një ndeshje me rrezik të madh?! Rrezik i madh vetëm për kordat vokale. Sepse e vetmja përleshje që bëhej ishte kur përplaseshin sloganet në kor.
Francezët dhe shqiptarët i dhanë gjithë dinjitetin e munguar EURO¬-s, errësuar nga dhuna e rusëve dhe gomarlliqet e anglezëve.
Shqiptari, një dhuratë e bekuar për CRS (kështu quhet policia franceze – shën red.) e cila u kap në flagrancë nga gjallëria e kuqezinjve. Duke qeshur, duke bërë selfie. Një CRS duke dalë në foto me katër tifozë shqiptarë në një rreth trafiku në Prado. Historike!!
U stepëm kur pamë ulur përtokë një grup francezësh. Por ishte thjesht një fillim i OLA¬-s që do vijonte më pas nga tifozët me krahë ngritur drejt qiellit duke brohoritur. E njohim shpirtin vëllazëror të francezit. Por, dje zbuluam shqiptarin. Të dashur, jo shtypës, jo shovinistë, jo urrejtës.
Pastaj shqiptari kultivon një cilësi të madhe që e bën paqësor. Gruan! Aty ku anglezi shëtit me faqoren e alkolit, shqiptari ecën me femër, brune, të pashme. Të bukura si një gol i Payet. Qofsh i bekuar shqiptar! Më i pastër se sheshi përpara kishës. Aty ku anglezi derdh vulgaritetin e tij mbi trotuar, shqiptari pret në rradhë!”
Shkruan: Musa Kurtulaj


Leave a Reply