Janë ndoshta 200,000 e më shumë shqiptarë që jetojnë sot në Angli. Një pjesë jo e vogël ka bërë si i thonë hajër, aty. Kjo legjendë apo e vërtetë, ka bërë që edhe sot 18 shqiptarë të rrezikojnë jetën seriozisht për tu hedhur si klandestinë në brigjet britanike. Shqiptarët në Angli i bëjnë të gjitha. Edhe gangsterin, edhe larësin e pjatave, edhe punonjësin e parfumuar të bankës apo ministrive britanike.
Emigracioni shqiptar në tokën e papushtueshme angleze, është në disa nivele. Fillon nga rrjetet e shpërndarjes së drogave të ndryshme e deri te studentët që frekuentojnë sot, si në një modë të paparë shkollat më të shtrenjta londineze. Dhe kur flasim për shtrenjtësi, Londra dhe Anglia nuk bën shaka. 1 viti normal studimi, pagesë shkollë dhe kosto jetese, fillon me 25.000 sterlina, që do të thotë pak a shumë, 35.000 euro në vit, apo rreth 200,000 euro një cikël modest studimi 5 vjecar. Por shqiptarët e dy ekstremeve sociale, të pasurit nga njera anë, që e kanë gjetur Amerikën në Shqipëri dhe aventurierët që duhen të pasurohen me shpejtësi, janë duke u dyndur si pushtues të rinj të “Ishullit të Artë”!


Leave a Reply