Ajvaz BerishaPak kush e ka njohur Ajvaz Berishën si një njeri që mund të bëjë diplomaci. Përkundrazi, ai është njohur si një njeri që mund të bëjë rrëmujë të madhe, qoftë edhe për një post. Madje ai prej vitesh nuk e ka pasur vetëm një detyrë.
Detyrë zyrtare në TMK, detyrë zyrtare në Universitetin e Prishtinës, deri në marrjen e titullit doktor shkence, madje në një lëmi krejtësisht të veçantë dhe të panjohur në studimet në Universitetin publik, doktor shkence në sporte luftarake.
Por, a ishte Ajvaz Berisha një sportist i jashtëzakonshëm marcial? Kjo është një dilemë krejtësisht e parëndësishme, pasi për të marrë titullin Dr. shkence duhet punë shkencore larg rrëmujës dhe rrëmetit.

Dr.Ajvaz Berisha, profesor i edukatës fizike, edhe pse nuk vrapon gjatë, dhe nuk dihet saktësisht sa Dan i ka, pasi që edhe titullin e doktorit hiq më të besueshëm nuk e ka, vazhdon ta përfaqësojë diplomacinë e Kosovës në Gjermani, konsull në Frankfurt.
Me një trup aspak muskuloz, pa linjë dhe forcë, madje edhe dieta e tij nuk tregon energji që mund ti rrah porofesorët e edukatës fizike, pasi njihen për përgatitje të jashtëzakonshme fizike, por duke i kërcënuar me armë, dhe duke abuzuar me imazhin e komandantit të luftës, i ka bërë të dorëzohen pa luftë, dhe që ky ti godasë pamëshirshëm.
Fuqinë e tij, e ka provuar më parë, para se Ajvazi të bëhej Dr.Ajvazi, duhet të tregojë se pse e rrahu Haxhi Shalën, e ky mund ta dëshmojë fuqinë e grushtit të Ajvazit.
Por, është një çështje shumë më e rëndësishme, e cila po e brengos vetë Dr.Ajvazin, doktorata e të cilit bazuar në retorikën e tij dhe diskutimet, nuk duket se e kalon vlerën akademike të Dr.Azem Sylës, është një shqetësim i ngjashëm.
Ju kujtohet dëshmitari Bedri Curri, i cili vra para pak javësh, teksa po përgatitej të bëhej dëshmitar i Gjykatës speciale?
Bedri Curri ishte ushtar i çmuar i Kosovës, dhe ishte një ish ushtar i Ajvaz Berishës.
Nga që Bedri Curri ishte ushtar i tij, i takon Ajvazit që të angazhohet për hetimin e vrasjes së tij. Profesor konsulli do të duhej ta bënte këtë zbulim ose ta ndihmonte drejtësinë.
Si ushtar i juaj që ishte ju e keni obligim moral dhe historik me e gjurmu dhe me e zbulu vrasjen e tij, si ushtar i yti dhe si konsull, dhe që të ndihmohen institucionet, dhe po ashtu ju mund të jepni një ndihmë të madhe.
Ushtari yt ishte luftëtar i Kosovës dhe e ndinte veten krenar me të dhe në Kosovën e lirë, në mënyrën se si u bë shtetndërtimi i Kosovës, vrasja e tij është më shumë se shëmti e fatkeqësi kombëtare dhe kjo të bën të jesh i detyruar moralisht që të zbulohet kjo vrasje.
Pjesë e ndërtimit të shtetit për të cilin luftove ti dhe ushtari Curri, duke pasur kapacitetet tuaja politike, do të ishte kombëtare dhe e ndershme ndriçimi i vrasjes së një ushtari të lirisë.
Është fatkeqësi që shtatëmbëdhjetë vite pas luftës vritet një ushtar në liri.
Por, me kaq nuk mbaron misioni yt Dr.Ajvaz, qeveria e Kosovës duhet t’ju tërheq sa më parë, para se të dëmtohet më shumë imazhi i Kosovës në Gjermani, dhe që të zbulohen paturpësitë e diplomacisë dhe të Qeverisë, duke lejuar që njerëz të tillë ta përfaqësojnë Kosovën, në kundërshtim me çdo etik të emrimit dhe ushtrimit të funksionit në diplomaci.
Policia para disa ditësh ka nisur hetimet e telefonatave të fundit të Bedri Currit. Siç ka raportuar më parë shqiptari.eu, ai ishte viktimë e përgjimeve. Grupet kriminale në Kosovë aq shumë janë sofistikuar sa ose kanë aparaturë të tyre special për përgjime, ose kanë shtënë në dorë plotësisht institucione dhe pozita të sigurisë së lartë, shfrytëzimin e instrumenteve shtetërore për qëllime dhe motive personale.
Bedri Curri, i cili jetonte në Zvicër prej vitesh ishte nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit.
GAZETA SHQIPTARI.EU

Ajvaz Berisha, si nuk e keni parë kurrë, do ja kishte zili edhe Çak Norrisi.


Leave a Reply