
NJIQIN VJET Th’RrAS E TROKAS
Njiqin vjet Pamvarsi
Njiqin vjet pa Shiptari
Feston Kosova,Ilirida,Çam’ria
Presheva madje dhe Mal’sia
Dit’n e Flamurit Kuq e Zi
Dhe e pret ditën e Liris’
Për pamvarsin’ e Shipnis
Un po thrras e po trokas
Për njiqin vjet hiç parreshtun
N’derët e mdhaja t’parlamenteve
Se s’kan mund për me m’heshtun
Njiqin vjet i bie ndjenj’s
Çekani i ngjarjeve n’kalendar
Njiqin vjet i thirr ndërgjegjes
Ttroket e pret Bashkimin Komb’tar
Heci detit, heci edhe tokës
Nëpër gjeografin’ e tan Evropës
Për Tokën Time baj kërkesa
Sa paradoks dhe sa çudi
Sa e pa shpirt asht kjo njerzi?
As me kuvend e as me shkresa
Ndërgjegjja Evropës nuk i trazohet
As ather kur Toka Ime m’coptohet
Heci dhe i kërkoj yjet nëpër qjell
Rrugtimi jem asht i gjat’, i v’shtir
Cilindo qi takoj m’bahet djell
M’ban drit’ për Atdheun tem t’lir’
Dhe un prap’ festoj ndonse n’dyshe
Mes pushtetesh n’Trojet e Mia
Festën e mba e gjith Shiptaria…
Edhe pse realiteti m’flet ndryshe.
Po un s’hek dor’ e s’kam me u ndal
Nga pelegrinazhi em n’pranver’
N’Baba Tomor, atje kam me u fal
I përkushtuem edhe me nder
Me vetë bekimin e perenis’
Te Molla e Kuçe Flamurin Kuq e Zi
Bajrak darsmor’sh e kam nxjerrë
Për nusen hypun n’Kal t’Bardh
Qi vjen për 100 vjetët e Pamvarsis’.
Ora 23:40
21.11.2012
Sheshi Flamurit
© Kasam ShAQIRVELA
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply