Në kohën e mbretërisë, një ditë, Ministri i Brendshëm, Musa Juka, i kërkoi Naltmadhnisë mendim për ta arrestuar apo për ta përzënë nga Shqipëria në ndonjë farë mënyre Mirash Ivanaj, sepse ai, plot potencë intelektuale, popullaritet dhe dilpomuar jashtë, nuk linte pa e sharë sistemin arsimor dhe shkollat në mbretërinë shqiptare, duke I cilësuar me sa zë që kishte, si bishta të shkollave në Itali.
Ahmet Zogu në vënd që të zgjidhte njërën nga dy alternativat e propozuara, zgjodhi një tjetër.. Kërkoi t’ia sillnin në zyrë kundërshtarin e tij – gjithsesi – dhe pasi Ivanaj ia tha burrnisht vërejtjet e tija duke përllogaritur edhe arrestimin e atypëratyshëm, mbreti e pyeti atë, nëse mund të ndryshohej gjëndejn po të ishte ai ministër arsimi. A? Po?
Atypëraty ai firmosi dhe Ivanaj u emërua pikërisht ministër arsimi.
Dhe, të kujtojmë sot se sa të fortë kanë qënë gjimnazet e kohës së Zogut, falë edhe kësaj historie të çuditëshme.
Përse nuk është ftuar as nga Qeveria, as nga Akademia e Shkencave dhe as nga Presidenti Akademik Rexhep Qosja, që ky të jetë në tribunën e nderit të 100 vjetorit të Shpalljes së Shqipërisë së Mosvarme, këtë gjë nuk e spiegon askush. Pavarëisht një gjë e di gjithkush. Se Qosja është nga mendimtarët dhe dijetarët më të shquar të rracës së shqiptarëve në ditët e sotme dhe, për më tepër, të gjithë ia njohim burrërinë dhe trimërinë e mrekullueshme që tregonte mu në zemër të Prishtinës, duke shkruar në fund të viteve ’80 e në vazhdim kundër regjimit fashist të S.Millosheviqit. Sllobodani, “ qeni i…nanën”, siç thonë shkodranët, as e arrestoi e as e izoloi kur i kishte gjithëçka në dorë në Kosovën e pushtuar dhe kur ne na dridhej mishtë nën këmishë tek dëgjonim ligjeratat e tija të pafrikëshme me frkën se mos e vrisnin, qoftë edhe “aksidentalisht”.
Nuk e don kryeminstri ynë që akademiku i madh të vijë ?
Po përse?
Zoti Berisha e di fare mirë që i zgjuar nuk është ai që nuk gabon kurrë, por ai që gabimin që bën një herë, nuk e përsëritë më. Në këtë kontekst, u pat bërë, ta hajë dreqi, një gabim ndaj Qoses së madh me 28 nëntor 1992. Në tribunën festive të Vlorës, thuajse një e treta e saj, qe zënë me mysafirë nga të “Pelikani” , pra ushtarakë të nderuar të Italisë që po na ndihmonte me bukë, por, nuk u gjënd dot dy pëllëmbë vënd edhe për Qosen që atë natë vuante në hotel “Arbëria” të Tiranës, paçka se, sa zbriste poshtë njerëz të panumurt nga vulgu i Tiranës, nuk pushonin së kërkuari autografe.
Dakord, atëherë , flasim për vitin 1992 gjithnjë, ja, mund të ketë qënë ndonjë mendësi e zotit Berisha që ai të mos ftohej në Vlorë, paçka se kishte mbërritur në Tiranë. Po këtë radhë? Zoti Berisha ke evoluar, sikurse të gjithë prej nesh. Ai ka dhënë disa herë prova gjithfarëshe që mezi kaloheshin; dhe i ka kapërcyer me sukses. Mjafton të shikojmë stafin e tij me të cilin ai qeverisë vëndin, për të kuptuar se sa tolerant, se sa i vlerëson njerëzit e ditur zoti Berisha. Ai ka marrë pranë vetes për të qeverisur popullin shqiptar njerëz, që e kanë sulmuar shumë më ashpër atë se sa zoti Qose. Zotërinjtë Genc Ruli, Arben Imami, Neritan Ceka…kanë qënë thuajse armiq të tij personalë; dukeshin kështu. Mjafton t’I thërresim paksa memorjes apo të hapim shtypin e kohës. Madje, zoti Meta bëri të papërfytyrueshmen që nuk guxoi ta bënte asnjëri më parë – e arrestoi. Tani, zoti Berisha, falë tolerancës , vizionit dhe shpirtit të tij demokratik, merret vesh shumë mirë edhe me Cekën, edhe me Rulin, edhe me Imamin, edhe me Metën.
Atëherë, përse të mos merret vesh po kaq edhe me Qosen? Që, ç’është e drejta, përnga potenciali intelektual, mendimtar dhe nga simpatia që ka mes shqiptarëve të Shqipërisë, ai…haj, le të gjejmë së bashku ndonjë të dytë, de.
Berisha , pra , ka dhënë prova që, nuk e bën dy herë një gabim dhe se di të bashkëpunojë mirë edhe me kundërshtarë të tij për hir të Shqipërisë.
Po, kush nuk është dakord atëherë për Rexhep Qosjen, që të mos jetë I ftuar për shekullin e shtetit shqiptar ? Mosvallë Akademia e Shkencave? Se, nëse përjashtojmë me të drejtë mosdashjen e Berishës që të vijë në Shqipëri Qosja për 100 vjetor, na mbetet ta mbajnë këtë barrë akademikët tanë, doctor profesorët tanë të nderuar dhe kryetari i tyre, ose presidenti i vëndit.
Le t’i shohim dhe këta dy obscione.
Të jetë Akademia e Shkencave vallë? Nuk na duket e mundëshme kjo hamëndje.Nuk na e merr mëndja që të bëjë kësi gjërash vazhduesi i Dhimitër Shuteriqit e Aleks Budës! Sado që zili të mund ta ketë, ta zëmë, ë, ndonjë prej akademikëve tanë potrencialin e Qoses, vështirë, e pamundur të imagjinohet, që të shkoj në të tillë zemërligësirë.
Po kush të ketë ndikuar atëherë, që në tribuën e 28 nëntorit të ketë shkruajtur “NO” për Akademikun e madh mbarëshqiptar? Të ketë vënë veton e “të fortit” që të mos e kemi Qosjen mes nesh për 28 nëntor?
Mbetët rruga e vetme – presidenti Bujar Nishani.
Po Presidenti Nishani duket si njeri që e ka kuptuar fare mirë se 100 vjetori I shpalljes së Pavarësisë duhet të ketë synimin actual – bashkimin e shqiptarëve dhe jo të çapërluarit e tyre. Në të vërtetë, kur ne i mbushim rrugët tona me flamuj shqiptarë, kjo bëhet jo për dekor vetëm, por për t’i thënë njëritjetrit se , po jemi shqiptarë të gjithë, mor burrë, po mos ia hiq tjetrit bukën e gojës se nuk është në partinë tënde, mos e mbush ministrinë me militantët tuaj e të heqësh especialistët etj, por eja të gëzojmë njëritjetrin, se një nënë kemi, një gjuhë, një flamur, një hero kombëtar, një Skënderbe.
Me këtë rast, duhet të tërheqim edhe një konkluzion tjetër.
Në emër të kombit shqiptar dhe të flamujve që po vënë nëpër shtëpia njerëzit, duhen përkujtuar tëra etapat që ka kaluar Shqipëria pas shpalljes së pavarësisë. Asnjë nuk përmend 50 vitet e Enverit. Dakord, Hoxha ka qënë komunist dhe armik i kapitalizmit ku jetojmë sot, dhe nuk janë aspak të arsyeshme dhe sidomos pragmatike fjalët e mira për Hoxhën. Por kujdes. Ne kemi pas shkruar edhe herë tjetër, duhet perfeksionuar arti I sulmeve personale apo jo personale. Nuk janë 100 vjet që po festojmë sivjet vetëm firmëtarët e dokumentit të pavarësisë dhe peridha e Zogut. Për më tepër, Zogu ka bashkëpunuar me Pashiqin dhe me Titon– dy nga armiqtë më të mëdhej të shqiptarëve për të përmbysur regjime gjithsesi shqipatre siç kanë qënë ata të Nolit dhe Everit .
Në të vërtetë, kur shkruhej se Zogun e ndihmuan serbët me pare dhe ushtarë të rrëzonte qeverinë e baskëatdhetarit të tij Noli, thoja me vete se “kjo është prapagandë komunsite… republikane” – se dihet që këta të dy forca janë kundër monarkisë e monarkizmit. Ama, kur lexova para do kohësh që vetë Nipi i Naltmadhnisë Ahmet Zogu I Parë, falënderonte publikisht kontributin e 600 oficerëve bjellogardistë që ndihmuan gjyshin e tij të shkatërrnte 6000 trupat noliste, kam hapur sytë si I shokuar, pavarësisht se ai nuk e falënderoi Pashiqin për florinjtë e sponsorizuar në atë fushatë dhe nuk e zgjati më të përmendëte se si ia ka shpërblyer Pashiqit babgjyshi I tij .
Pra, gjysma e këtyre 100 viteve që po i festojmë, po i lusim sot, kanë qënë nën regjimin e Hoxhes. Po duhen thënë dy fjalë edhe për atë periudhë, sado të mos e duam. Pra, po të jetë për pavarësi, a e ka qënë fanatic ortodoks për atë Enveri, a nuk ka patur një tjetër. Ai e prishi dashurinë me Krushovin edhe kur ishte në pikën e hallit, vetëm me 15 ditë bukë. Ai ia hoqi bazën rusëve që mund ta kishin përzhitur vëndin tonë vetëm me turbine aeroplanash, ndërsa ne flinim me këpucë veshur për t’u mbrojtur ndaj desantimeve të mundëshme të ushtarëve komunistë rusë…Marrëzi, pa marëzi, duhen përmendur edhe këta, sepse njërzit i dijnë dhe janë gjallë, de.
Pra, edhe kjo periudhë, nuk duhet lënë krejt në heshtje apo duke folur qesim.
Nejse!pra…
Zoti President Nishani e di shume mirë se Zogu vrau Bajram Currin, Luigj Gurakuqin Hasan Prishtiën…;e ka mësuar që në shkollë “Marrshin e barabait” të Nolit por prap, në emër të bshkimit mbarëshqiptar, ja, e pranon t’i vihet një bust Ahmet Zogut mu në zemër të Tiranës, as 1 km larg Skënderbeut, pavrësisht se, me siguri që i respekton sinqerisht të vrarët dhe të persekutuarit nga mbreti Zog – Gurakuqin, Currin…deri te e veja e legjendarit Azem Galica që vdiq në mjerim diku nga Fushkruja.
Ne emër të kësaj tolerance , atëherë, përse nuk e fton Akademik Rexhep Qosen të vijë për 28 nëntor këtu, zoti President?
Se belqim , ndoshta, është pikërisht vetëm ai që nuk don dhe nuk pyet për dëshirën që ka Zoti Berisha dhe z. Beqiraj që R.Qose të vijë mes nesh!
Siç e analizuam, qeveria e Zotit Berisha dhe Akademia e Shkencave, nuk na e merr mëndja asesi që të jenë kundër qënies së Akademikut në Tribunën e 100 vjetorit.
Po , meqenëse mbetet ta mbajë këtë faj presidenti, përse ta ketë bërë vallë?
Ai duket njeri tolerant dhe i sjellshëm, por nuk tingëllon mirë një sovranitet i tillë i tij deri në këtë farë feje…
RIZA LAHI
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply