Mark Tirta -Vajtimi i burrave, dukuri me zanafillë tepër të lashtë, bie me vete deri në kohën tonë elementë të veçantë të prehistorisë, në përfytyrinne e në simbolikën e saj të veçantë për vdekjen e rikrijimin në jetën nierëzore. Në tërë popujt e Ballkanit është ruajtur vetëm te Shqiptarët e te Malazezët, diku-diku deri mbas Luftës së Dytë Botërore. Ndoshta vendi më klasik ku është ruajtur gjama në vdekje është Dukagjini, Mirdita, Malësia e Madhe, Rugova, disa vise të Kosovës e në përgjithësi viset shqiptare në Mal të zi. Të qarit e burrave me ligje është dëshmuar edhe në Labëri e në Arbërorët e Peloponezit në Greqi. Por ajo është dëshmuar në të kaluarën të thuash në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Epërme duke përfshirë dhe viset e Kosovës. Ky rit mortor i burrave quhet me emra të ndryshëm: gjama, brima (britma) në vdekje, thirrja e vajit, të qarët me botë, “ligjet” e burrave në vdekje.
Për Labërinë nga eksploruesi R. Alikaj theksohet:
“Kur del kufoma për t’u varrosur, gratë përgjithësisht qajnë dhe ulurijnë, si në çastin e vdekjes. Edhe burrat mund të qajnë, por pa zë. Kur i vdekuri ka qenë me rëndësi dhe hihdërimi që ka shkaktuar me vdekjen ka arritur kulmin, atëherë mund të qajnë edhe këta me zë të lartë. Të vdekurit qahen dhe vajtohen me ligje”. Meligje qajnë gratë përgjithësisht. Por, edhe burrat mund t’i qajnë e t’i vajtojnë me “ligje”. “Ligje quhen vargjet që u ngrihen të vdekurve, vepra që kreu dhe historia ejetës që kaloi, e ajo e vdekjes që e korri dhe e dërgoi në të shumtët”. (R. Alika, Zakone…, f. 16). Pra burrat e labërisë kanë bërë ligje (gjëmë), por në një mënyrë më të lehtësuar nga çe kanë pasur viset e Shqipërisë së Epërme.
Gjama në grup e në bashkari e përmbushin procesin në disa faza vazhduese, të njëkohëshme. E bëjnë bashkë 5 deri në 15 vetë nga një fis (me kuptimin më të gjërë të fjalës, qoftë ky dhe konvencional), nga një fshat a një krahinë. Grupi i gjamës bashkari mund të shkojë ndonjëherë deri në 70-80 vetë, po edhe më tepër. Çdo grup ka një kryegjamtar që e drejton gjamën, që është më i afti në interpretimin e këtij riti e më autoritari.
Gjama bashkëri ose dhe vetjake (ku bën gjamë vetëm një njeri i veçuar) mund të bëhet në tre raste:
a. duke ardhur grupi nga shtëpitë e tyre për në vdekje; b. pasi janë •^bledhur të gjithë që më parë te shtëpia e të vdekurit; c. te varret, në kohën para varrimit nga që disa nga vende të largëta mund të arrijnë •^e vonesë, ndoshta vetëm në kohën e varrimit.
Grupi a i vetmuari e fillon gjamën 100 deri 500 metër larg të vdekurit 9® është vendosur në një vend të caktuar, vend i hapur e për t’u parë nga larg. Gjama e një grupi zhvillohet në katërfaza:
b. Heqin zhgunat e gjërat e rënda, varin kokën kthyer diçka përpara, vendosin duart mbi ijet e brrylat hapur anash; jep shenjë kryegjamtari e fillon lëvizja duke u përdredhur çdo njeri herë majtas e herë djathtas, duke u përkulur mbi shalë e duke u ngritur, duke rrahur përtokë herë njërën këmbë e herë tjetrën e kështu shpërthejnë në britmë të gjithë përnjëherë “Hou!”, në harmoni. Përnjëherësh të gjithë, ngrejnë kokën lart. Përnjëherë, si vazhdim, një dorë e vënë te goja e njërën te veshi dhe kështu lëshojnë ofshamën e dytë: “Hoou”, more!” dhe thërrasin emrin e të vdekurit me fuqi e duke e zgjatur zërin. Vazhdojnë me ofshamë: “hou! Hoi! Ho! Hoi!”. Pastaj shpërthejnë me thirrje:”l mjeri unë për ty o vëlla”! (kur është i vllaznisë, nëse është vetëm i fshatit a krahinës “o shoq”, nëse është i largët:”o mik)”. Në disa raste thirrma “Ho! Ho! Ho!”, altemohet me “eh! eh! eh!, disa herë duke e zgjatur “e-në” nga fundi. Këtu përfundon faza e parë.
c. Të gjithë lëshohen me hap të rëndë e epik drejt kufomës për rreth 50-1 OOm. e ndalojnë të gjithë përnjëherë si t’ishin një trup i vetëm. Pamja është krejt tjetër: kryet lart, krahëruarzbuluar, me duar në ije, me këmbë gjysëm të hapura. Si të ngrirë presin pak e me shenjë të kryeparit, lëshojnë thirrjen “Hou!” ose “ho!”; i heqin duart nga mesi, i bëjnë grusht dhe me forcë i çojnë lart.Kështu lart i mbajnë deri sa të përfundojnë ofshamën “i mjeri unë përty!”. Në vazhdim, përnjëherë i ulin me fuqi grushtat dhe i përplasin të tërë mbi kraharorin e zbuluar. Kjo zgjat deri sa grupi të mbarojë ofshamën: “ho! ho! ho!” e kështu me radhë.
d. Me shenjë të kryeparit sulmojnë me vrap edhe 50-100 hapa drejt të vdekurit. Janë thirrjet e fazës së dytë, por të shoqëruara me lëvizje të reja. Kur lëshojnë thirrjen e përsëritur “Ho! Ho! Ho!”, heqin duart nga mesi dhe i çojnë anash te fytyra; ngulin thonjt në tamtha e në faqe e nisin të gërricin fytyrën deri sa të rrjedhë gjak. Gjaku rrjedh në fytyrë e prej andej nëpër gishta e kështu nga koha në kohë hedhin pika gjaku në drejtim të të vdekurit.
dh. Faza e katërt nis me qëndrimin në heshtje e me shenj të kreut lëshohen me vrap duke u ndalur pemjëherë përpara të vdekurit. Pas ofshamës së zakonshme ulen në gjunjë në radhë e duke vazhduar thirrjen e fundit ulen për tokë, mbështesin ballin për dhë e me duar përkëdhelin dheun, sikur duan të shprehin dashuri për të, sikur po duan ta marrin me të mirë. Qëndrojnë kështu deri sa një i shtëpisë a i ngarkuar me këtë punë, të shkojë e t’i ngrejë, duke u thënë “Mjaft më!”, “DjaliÇ’a vllau”) ynë nuk /ca qenë i veçantë”. “U a shpërblefshim me të miraf’ e tjerë. Gjama e një grupi zgjat 20 minuta deri në një orë. Pa mbaruar një grup nuk e fillon gjamën një tjetër. Kur gjama bëhet pasi njerëzit (gjamtarët) janë mbledhë te shtëpia e të vdekurit, fiset e krahinëzat kanë rradhë të caktuara, sipas rëndësisë, largësisë e afrisë me të vdekurin : i parafundit është fisi i gjakut të të vdekurit dhe i fundit është fisi i nënës.
Udhëtarë e misionarë të huaj të shek. XV-XVII që i vërejtën këto rite të vajtimit në vdekje ndër burra sidomos, po dhe ndër gra, i vlerësojnë ato si të natyrës pagane e të çuditëshme: Udhëtari Mihail Apostoli ka parë një ceremoni vdekjeje më 1467 në viset e Shkodrës dhe thotë se qanin me kuje, burrat me britma të forta me grupe në këmbë, ndërsa gratë po së bashku të ulura. Ai thotë se bërtisnin si Kretatsit e lashtësisë në martesat e heronjve dhe në festat e perëndive. Le të kujtojmë gjamën e bërë nga Lekë Dukagjini kurvdiq Skënderbeu (më 1468), përshkruar nga disa autorë të asaj kohe: ai rrihte gjoksin e shkulte flokët siç bën Akili kur iu vra Patrokli në Luftën e Trojës tre mijë vjet më parë. Misionari Rodini thotë më 1637 se burrat shqiptarë qajnë e bërtasin pa masë mbi të vdekurit e tyre: “bërtasin me të madhe më shumë se një gjysëm ore; bërtasin bashkarisht me të madhe nga ç’kanë bërtitur Izraelitët në vendin e Hananit ku kanë varrosur Patriakun Jakov (1800 vjet para Kr. : M. T.). Gjamën e burrave e vajin e grave na e ka përshkruar me hollësi r. Bardhi në shkrimet e tij. Thotë (viti 1641) se këta shqiptarë i quajnë me gjithë zemër njerzit e gjakut të vet në çastin e vdekjes: “Të gjithë shkyhen rrobash; burrat gërvishin fytyrën me thonj deri sa të shpërthejë rrjedhë gjaku, dhe presin mjekrrën e nuk rruhen në shenjë trishtimi të madh; dhe gratë shkurtojnë flokët e rrahin gjokset, kështu që disa herë me vështirësi lejojnë të bëhen funksionet (shërbimet fetare) nga britmat e përlotshme”. P. Budi në “Rituali roman” (1621) këto vajtime e britma të natyrës pagane i quan: “më të shëmtuarat mbi këtë dhe; knë gjamë e vajtime e të gërvishunit e të ramit me grusht që bëhetjo mbi të vdekurit e në kishë të Tënzot…, por edhepër mbi disa vetë që gjinden në fije të mortës e tue dekun”, thekson ai. Vaji e gjëma të bëra me tronditje të mëdha, kanë qenë praktikuaredhe në lashtësinë ilire, dëshmuar mirë te Dardanët, po kështu edhe në Trakë, në Grekë e në Romakë. Ato janë të origjinës paleoballkanike, mesdhetare e të popujve të Lindjes së Afërme. Le të kujtojmë rreth 4000 vjet më pare’ Gilgameshin, mbret i Urukut, te Sumerët indoeuropianë të Mesopotanisë, se si e vajton me gjamë e britme Enkidujin, mikun e tij të trimërive, se si shkul flokët e shkyen rrobat: “Porsi luani shqirret e thërret vaj: / flokët i shkul, i hedh, teshat i shkyen./petkun e zisë e vesh, të pluhërosur. /Porsa e para rreze vesën treti, / prapë Gilgameshi zhgrehet n’vaj e gjamë. /Gjashtë net e ditë e qan Enkidujin, /deri në agim të shtatë e lë mbi dhe, /Të shtatën ditë ai mikun e varros-/ pastaj braktis qytetin e Urukut” (Epii Gilgameshit, Tiranë, 1980 f. 79.) Vërehet pra ketu një ngjashmëri e madhe në gjëmë e vaje, mes asaj kohe sumere tepërtë lashtë e Shqiptarëve, në këto rite tronditëse të vdekjes. Si e kanë vërejtur dijetarët e mëdhenj, të entologjisë religjioze (ndër ta E. De Martino, M Eliade) në ritet e vdekjes në popuj të ndryshëm, mes tyre edhe në popuj të Ballkanit, vërehen jo pak dukuri kozmogonike: ide e përfytyrime të krijimit fillestar, të të asgjësuarit për t’u rikrijuar (për t’u ringjallur) në botën e përtejme e në pasardhës me anë të kalimittë shpirtit nga gjenerata në gjeneratë, asgjësim e rianimizim i vazhdueshëm. Këto ide në forma simbolike e të gurëzuara i vërejmë edhe në veçoritë e gjamës së Shqiptarëve që u paraqit më parë, po edhe në disa vajtime grash, shoqëruar me veprime tepër arkaike e të çuditëshme. Po këta elementë janë të cunguar e tepërtë diskutueshëm në përmbajtjen e tyre mirëfilltësore.
MITOLOGJIA NDER SHQIPTARE
/Gazeta InfoPress
http://www.gazetainfopress.com


Leave a Reply