Më në fund zbulohet arsyeja përse është tërbuar Sali Berisha dhe kërkon të rrëmbehen armët.Shërbimi Informativ Shtetëror, ka njoftuar Policinë e Shtetit se Sali Berisha ka marrë kërcënime me jetë për vete dhe familjen e tij në inbox, i thane burime zyrtare te Ministrise se Brendeshme gazetes TemA.
Policia e Shtetit është vënë në lëvizje dhe ka zbuluar personin që e ka kërcënuar, një shtetas shqiptar, pa ndonjë njohje personale me Berishën, dhe me probleme për të qenë njeri normal.
Pas kësaj Berisha është qetësuar dhe është trimëruar, por pyetja që lind është pse Berisha nuk ankohet në Polici dhe Prokurori kur e kërcënojnë në Facebook, por tek Visho Ajazi?
I vetmi shpjegim është që Berisha t’i ketë besuar menaxhimin e Facebook-ut të tij Ajazit dhe ai ka raportuar pasi e ka parë mesazhin.
Rëndësi ka që Zeni është mirë dhe pa probleme.
Njoftoheni të kthehet nga plazhet e Malibu, se rreziku kaloi.


Leave a Reply