Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI – Hajnat dhe të korruptuarit janë në majën e shtetit
Vërtet hajnat janë në institucionet shtetërore dhe ky është sebepi, që Kosova nuk ecën përpara me këtë kope hajdutësh
Dikush me shumë të drejtë mendonte se tashmë erdhi njeriu i duhur për të arrestuar peshqit e mëdhenj, që kanë bërë kërdi dhe hata, duke vjedhur shtetin pa pikë mëshire
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me mish e me shpirt u mundua që të vijë në këtë post shumë të rëndësishëm, edhe pse shkruhej e flitej se dyshohet për vepër penale. Sido që të jetë, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia hapi rrugën që të ulet në shkamin e parë për të mbrojtur interesat e shtetit. Aleksandër Lumezi, pasi mori postin dhe ngriti dolli u zotua dhe tha edha publikisht shumë fjalë të forta, që nuk i kishte dhënë askush deri më tani nga prokurorët. Bile shkoi aq larg ky zotëri, duke iu drejtuar kolegëve të vet: “… Ju keni rastin të bëheni heronj të këtij vendi, duke marrë vendime dhe hetime të pavarura me qëllim që asnjë fajtor të mos shpëtojë nga dënimi i merituar”. Kështu kishte thënë burri botës.
Shkurt e shqip i bie që politika duhet t’i mbajë duart larg nga dikasteri që e drejton, Prokuroria e Shtetit. Dhe, dikush me shumë të drejtë mendonte se tashmë erdhi njeriu i duhur, për të arrestuar peshqit e mëdhenj, që kanë bërë kërdi dhe hata, duke vjedhur shtetin pa pikë mëshire. E vodhën deri në palcë vendin, derisa e detyruan edhe faktorin ndërkombëtar, ambasadorët e shteteve më të fuqishme botërore, që publikisht thanë se hajnat dhe të korruptuarit janë në majën e shtetit. Tashmë populli edhe pse e dinte këtë marifet të bandës kuislinge, u bind se vërtet hajnat janë në institucionet shtetërore dhe ky është sebepi që Kosova nuk ecën përpara me këtë kope hajdutësh. Por ç’e do kur Prokuroria e Kosovës dhe ky burri që dha dikur fjalë të forta bile përmendi edhe heronj, nuk bën as gëk e as mek, tregohet symbyllur dhe qorr…
Kosova polli brenda natës milionerë
Ç’është e vërteta, për t’i hedhur pluhur syve popullit në ditën me diell, sa për sy e faqe “ngre ndonjë padi penale”, sa për të bërë zhurmë, krejt më qëllim duke menduar se populli e ha sapunin për djathë. Ndërkaq, në anën tjetër, heshtin kur kanë të bëjnë me “peshqit e mëdhenj” ose me “elefantë”. Kushedi, ose ia kanë zënë bishtin me derë Aleksandër Lumezit, sipas asaj “ne të kemi pru në këtë shkam, ose hesht ose t’i nxjerrim të palarat e tua dhe të vëllait tënd”.
Kosova polli brenda natës milionerët që vështirë t’i gjesh në Ballkan e Evropë. Kjo bandë hajdutësh, aq të pashpirt dhe idiotë e vagabondë janë, që nuk kanë turp dhe nuk skuqen fare para popullit. Bile, këta vagabondë rrahin gjoks se nuk janë hajdutë, duke thënë se kjo nuk është pasuria e tyre, po është pasuria në emër të rrospive të tyre që i kanë në shtrat.
Lidhur me këtë vaki të këtyre hajnave të Qeverisë kuislinge, të Kuvendit dhe kryehajdutëve të opozitës, që edhe gratë e tyre i japin për vjedhje. Kush nuk e beson, le ta provojnë a po ju kthejnë prapë. Që tani unë ju garantoj se jo dhe kjo i bie kështu: Kur e takon një shok te “ura e gurit” në Prizren, që nuk e kishte parë moti, iu drejtohet dhe e pyet me dyshim: “Sylë bakallem, jo valla Syla, por vëllai i Sylës”. Qëllimisht e tregova këtë “vaki”, sepse Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, vjen me origjinë nga ky qytet dhe e dyta, për banditët, hajnat, idiotët e vagabondët, që pas hajnisë vrapojnë si zagarët pas kockave, thonë se pasuria nuk është e tyre, por në emër të rrospive të tyre, kjo pra është: “Sylë bakallem, jo valla Syla, por vëllai i Sylës”.
Dhe merreni me mend se sa idiotë dhe të pangopshëm janë këta hajna, që përpos po dihen botërisht, tashmë edhe zogjtë e malit i kanë kuptuar. Me pafytyrësinë e tyre, nuk japin asnjëri dorëheqje, si në botën e civilizuar, por vazhdojnë të bëjnë pazare se si të vijnë në pushtet akoma për të vjedhur dhe punë e madhe se populli pa vdes urie. Shumë kanë bërë vetëvrasje, shokë të këtyre qenve dhe zagarëve, papunësia më e madhe në Evropë, krimi vlon, korrupsioni në majën e shtetit ia kalon edhe mafiozëve më të pakrahasueshëm në Evropë, por idiotët nuk ndalen së vjedhuri. Këta vagabondë nuk do të ndalen deri kur qyqja do të këndojë në çatinë e shtëpive të tyre…
Mjerisht, ca kokëshkretë dhe kokëkrisur kanë menduar se vërtet këta vagabondë shkuar vagabondëve, e kanë pasur për vendin dhe vatanin! “Zajednica” dhe shitja e tokës nga qeveritarët kuislingë ishin: “Behana e çervishit, një luge tëlyen”, përndryshe poenta kryesore e këtyre banditëve shkuar banditëve, e këtyre hajnave shkuar hajnave, ishte dhe është që të kapin shtetin, se si me vjedh thellë e më thellë. Mirëpo, kot e ke kur i thua kokëkrisurit: “Ja ku është ujku, e gomari të pyet: ku është fërkemi?”.
Të veproni sa më parë, për t’ia ndalur hovin bandës mafioze të krimit të organizuar
Përse kjo bandë kusarësh nuk lanë asnjë parti anash për të bërë pazare!? Të gjithë u munduan të bëhen bashkë, por nuk u pajtoheshin me hisen që i takonte. Janë të pangopur hajnat e kurrë mos e gëzofshin për jetë të jetëve! Mos u besoni këtyre banditëve që janë bërë më të kamur se sheikët e Kuvajtit. Mos u besoni këtyre qenve që lehin pas hënës, këta të gjithë nesër hanë me një çanak, duke e tradhtuar popullin prapa krahëve…
Po a nuk po i sheh në ditën me diell, Aleksandër Lumezi këta hajna që u bënë milionerë brenda natës. Kollaj e ke o Aleksandër Lumezi. Të bëjmë një krahasim të vogël, shumë të vogël dhe të pyesim publikisht: “Ç’kishin këta qen me dy këmbë, para luftës dhe ç’pasuri kanë tani? Nga i erdhi kjo pasuri, nga qielli!?” Kaq, jo më shumë.
Dhe krejt në fund fare, z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit, të veproni sa më parë, për t’ia ndalur hovin bandës mafioze të krimit të organizuar që me të madhe po vlon në Kosovë. Të burgosen kriminelët dhe hajdutët, ndërkaq populli do t’i dënojë me votën e lirë që kurrë këta hajna të mos merren me politikë. Zoti do të jetë i pamëshirshëm kundër këtyre hajnave, qenve me dy këmbë, që as rrasa e varrit nuk do t’ua drejtojë kurrizin…
Po nuk vepruat ju, sipas asaj që keni thënë se keni rastin për t’u shpallur heronj, do të shpalleni TRADHTARË TË KOMBIT QË DO TË IKNI ME MARRE TË ZEZË DHE ME DAMKË BALOSHE. MBAJE MEND!
Shkrimin po e mbyll me: KU I KE FJALËT, ALEKSANDËR LUMEZI…?
Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
Për të gjitha që them dhe shkruaj mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply