Shkup, 22 prill – Një burrë plakë shqiptar me plisë në kokë është gjetur në mesin e protestuesve të sotme. Prezenca e tij ka shkaktuar brohoritje dhe mbështetje të fuqishme nga ana e protestuesve. Ai është ulur dhe dhe si duket dëshiron të tregon se më nuk mund të tolerohet diskriminimi që ju bëhe shqiptarëve nga pushteti në Maqedoni.
Ndryshe, në Shkup janë duke potestuar shqiptarët nën moton “NDAL” të organizuara nga Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, Rilindja Demokratike Kombëtare, organiztata civile Illyricum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra
Protestohet kundër proceseve të montuara politike, burgosjeve të shqiptarëve, qevrisë aktuale, duke I dhënë mbështeje Prokurorisë Speciale që të hetojë të gjithë politikanët ë cilë janë përfshirë në krim.

Live: Besim Hoda: Shqiptarët i zgjedhin vet problemet
Shkup, 22 prill – Kryetari i OVL-UÇK Besim Hoda, në fjalimin e tij para protestuesve në Shkup ka shprehur edhe njëher indinjatën se si shqiptarët e maqedonisë po diskriminohen nga ana e pushtetit të Gruevskit.

Hoda mes tjerash në fjalimin e tij shtoi se “Ju themi palës maqedone se ne dimë vet ti regullojme punët. Shqiptarët brenda këtij shteti nga 1991e deri më sot gjithmonë janë marë me politik të ndarë dhe në këtë mënyrë kanë humbur. Prandaj apeli ynë është të bashkohemi. Shmbull, se vetëm kur bashkohemi fitojmë është UÇK-ja. UÇK-ja është gjimon aty ku preotestohet per interesa te kombit dhe çdokush qe mundohet ta ngushtoj mbrenda ndonje subjekti politik qofte edhe vet Hoda, do te shkel mbi gjakun e dëshmorëve”, tha ai.
Live: Hiseni: Kërkojm ndryshimin e kushtetutës e cila po shkel shqiptarët
16:05 –
Shkup, 22 prill – Një nga themeluesit e UCK-së, por edhe i SHVL të UÇK-së, Daim Hiseni para mijëra protestuesve tha se presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov pasi vendosi të falë mbi 50 politikan kriminel dëshmoi me këtë se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë, pasi gjithmonë kanë qenë të diskriminuar.
Sipas Hisenit, shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe atdheun duke derdhur edhe gjak. Hiseni është kategorik se në Maqedoni patjetër kushtetuta duhet të ndryshohet dhe me këtë shqiptarët të jenë të barabartë me maqedonasit. Ai është kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare.
Live: Bedri Hajdari: Nuk jemi ardhacak, këto janë trojet tona
16:01 –
Shkup, 22 prill – “Unë po e përkujtoj se edhe ky rast është një montim i pastër. Ne nuk jemi ardhacak, këto janë trojet tona.
Dëshirojmë barabarsi dhe jo torturë dhe burgje për shqiptarët. Gjithë e dimë rastin Monstra, gjithë e dimë se si janë montuar shqiptarët në këtë rast. Pikërisht për kete jam edhe këtu dhe ju falemnderoj për përkrahjen masive që po na jepni”, tha Hajdari.
Live: Veseli: kërkojmë kontrat të re me Maqedonasit
15:51 –
Shkup, 22 prill – Kryetari i RDK-së Vesel Mehmeti, para protestuesve të sodit tha se “maqedonasit duhet urgjentisht të nënshkruhet një kontratë të re me shqiptarët e maqedonisë, me qëllim që të ndalet diskriminimi i cili ka qenë prezenta gjat 25 vitet e fundit në Maqedoni”.
Sipas Veselit shqiptarët mjaft më kanë qenë të diskriminuar nga Maqedonasit, andaj është koha për një kontrat e re, me të cilën shqiptarët do të ndiheshin të barabartë me maqedonasit.
Live: Fjalimi i Selës para protestuesve: Kërkojmë shtet binacinal dhe zyrtarzim të gjuhës Shqipe
15:44 –
Shkup, 22 prill – Kryetari i LR-PDSH-së Zijadin Sela, tha se protestat e sodit organizohet me qëllim për të kthyer demokracinë e vërtet. Sipas tij shqiptarët protestojnë që Maqedonin të shëndrohet në vend binacional, gjuha shqipe të zyrtarizohet në gjith vendin dhe të zbatojn të drejtat tjera që ju takojnë.
Ai para protestuesve u shpreh se cdoher do të protestoj për të kërkuar hisen e shqiptarëve në Maqedoni, dhe po ashtu do ta kërkoj hisen e tyre kur në parlament do ta përfaqsojnë popullin e vet, përfaqsuesit e vërtetë. Sela tha se protesatat e sodit janë vetëm një fillim që ka nisur, dhe xhdo her do të protestohet për ta ndalur të keqën dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve shkruan ZHURNAL.
Live: Protestuesit aritën afër parlamentit, brohoritet “GRUEVSKI MAFIJOZ”
15:26 –
Shkup, 22 prill – Protestuesit aritën afër parlamentit, valëvitet flamuri shqipëtar, në këto çaste aritën protestusit e parë para godinës së parlamentit të Maqedonisë. Nga të gjitha anët valëvitin flamujt shqipëtar. Deri në këto çaste gazetari ynë raporton se protesta janë të qeta, ndërsa ka prani të madhe të qytetarëve të cilët dëshirojnë ta shprehin mllefin ndaj qeverise së ish kryeministrit Gruevski. Brohoritet ““GRUEVSKI MAFIJOZ”.
Ndryshe, protestuesit qytetarë janë grumbulluar në protestën që ka nisur sot në Shkup kundër diskriminimit institucional të shqiptarëve dhe sistemit politik.
Me moton “Ndal”, protetuesit me flamujt dhe pankarata janë tubuar në afërsi të bulevardit pranë Bit Pazarit, që më pas të vazhdojnë marshin drejt Kuvendit.
Këshilli për organizimin e protestës përbëhet nga LR-PDSH, RDK, OVL, Illyricum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra”.
Live: Milaim Fejziu, i cili i pari e përkrahi UÇK-në në vitin 2001, rreshtohet në protestat e sotshme
15:16 –
Shkup, 22 prill – Ish kryetari i Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Milaim Fejziu, gjendet në mesin e protestuesve në Shkup.
Ai ishte i pari që kur në vitin 2001 u mbajtën protestat masovike studentore në Tetovë, Fejziu në atë kohë publikisht ju dha përkrahje plumbave të cilët u shkrepën në Kalanë e Tetovës.
Tani profesori Fejziu i mbështet fuqishëm protestat kundër diskriminimit të shqiptarëve nga regjimi diktatorial i ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Live: Në krye të protestës gjendet shqiptari i lidhur me zinxhir dhe dry
15:12 –
Shkup, 22 prill – Në krye te protesestës gjendet në formë simbolike një shqiptartë i cili është i lidhur me zinxhir dhe me dry.
Ai ecën ngadalë para linjës së parë të protestave të cilët janë të udhhequra nga kryetari i LR-PRSH, Zijadin Sela, RDK dhe partive të tjera. Ndryshe, gazetari nga tereni raporton se aktualisht me mijëra protestues gjenden para parlamentit dhe brohorititn “Gruevski mafijoz”, “posht Gruevski dhe Mihajlkov”.

Live: Protestuesit momentalisht gjenden në afërsi të qendrës Mavrovasja, marshojnë drejt Parlamentit
15:05 –
Shkup, 22 prill – Protestuesit qytetarë janë grumbulluar në protestën që ka nisur sot në Shkup kundër diskriminimit institucional të shqiptarëve dhe sistemit politik. Me moton “Ndal”, protetuesit me flamujt dhe pankarata janë tubuar në afërsi të bulevardit pranë Bit Pazarit, që më pas të vazhdojnë marshin drejt Kuvendit.
Këshilli për organizimin e protestës përbëhet nga LR-PDSH, RDK, OVL, Illyricum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra”
Momentalisht protuesit gjenden të qendra Mavrovasja dhe shkojnë në drejtim të Parlamentit.

Live: “Shqipëri ti ku je, Iliridën në flakë e ke”, kërkohet ndihmë nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Shkup, 22 prill – Pankarta me mbishkrimin “Shqipëri ti ku je, Iliridën në flakë e ke” ka ngritur reagime të shumta në mesin e protestuesve. Kjo pankartë tregon qartë se shqiptarët në Maqedoni janë tepër të diskriminuar nga regjimi i Gruevskit, ndërsa kritikohet fuqishëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët nuk bëjnë asgjë për t’ju ndihmuar partive politike shqiptare në Maqedoni, me qëllim që të ndërpresin diskriminimin maqedonas, raporton gazetari i Zhurnalit.

Live: Protestën e udhëheq Ziadin Sela
Shkup, 22 prill – Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela, në këto çaste me liderët e partive më të vogla shqiptare po e udhëheqin protestën masovike që po mbahet në këto çaste në Shkup kundër regjimit diktatorial të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Në frontin e parë të protestuesve mbahet një pankartë e madhe “Shqipëri ti ku je, Iliridën në flakë e ke”. Nga të gjithë anët në këto çaste qytetarët i bashkëngjiten protestës.
Për këto protesta interesim të madh kanë edhe një numër i madh i medieve vendore dhe ndërkombëtare.

Live: Protestuesit shqiptarë, protestojnë me flamujt e Amerik-ës

Shkup, 22 prill – Me mijëra protestues shipëtarë sot pretestojnë kundër regjimit te ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit i cili gjatë 10 viteve të fundit privatizoi Maqedoninë dhe përmes kushëririt të tij Sasho Mihajkov arjti që të ketë kontrollë të plote ndaj të gjitha bizneseve dhe politianëve në vend.

Shqiptarët e Maqedonisë ndihen tepër të diskriminuar për shkak se gjatë këtyre 10 viteve, pushteti maqedonas inskenoi shumë raste të inskenuara politike në dëm të shqiptartëve dhe asnjëher nuk patën epilog gjyqësor.

Gazetari i agjensisë së lamieve Zhurnal rraporton se në protestat e sodit nga të gjitha anët valëviten flamuj kombëtar shqiptarë dhe flamuri Amerikan i cili paraqe symbol të demokracis në botë.

Live: Protesta në Shkup: Protestues shqiptar kanë bllokuar rrugët në afërsi të Bit Pazarit
Shkup, 22 prill – Po protestohet në Shkup. Protestues kanë bllokuar rrugët në afërsi të Bit Pazarit në kuadër të protestës së paralajmruar më fillim në ora 14:00.

Qytetarë nga vende të ndrsyhme të Shkupit, Tetovës dhe vendeve të tjera kanë ardhur për të protestuar kundër diskriminimit që ju bënë pushtetit i udhhequr nga ish-kryeministri, Nikolla gruevski.

Në linjën e parë të protestuesve gjendet kryetari i OVL-së, Besim Hoda, ish-nënkryetari i parlamentit Hysni Shaqiri, ish, Komandati i UCK-së, is-diplomanti, Alajdin Demiri dhe figura tjera emblematike nga Maqedonia.

Për momentin gjenden me mijëra protestues në afërsi të Bit Pazarit, raporton gazetari ynë nga terreni. Sipas tij, dhjetra autobusë janë në rrugë pë të aritur në qendër te Shkupit, të cilët janë nisur nga Tetova dhe qytetet tjera.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply