Shkruan: Dren Dushi
Në të gjitha “përplasjet” diplomatike të dy shekujve të fundit, përfshi madje edhe krijimin e organizatave mbishtetrore që do rregullonin sistemin global gjeo-politik si: OKB, LK (Lidhja e Kombeve) dhe BE, protagonist kryesorë kanë qenë SHBA-të. Kështu, SHBA-të jo vetëm që kanë një eskperiencë dy shekullore në zgjedhjen e shumë çështjeve të ndjeshme gjeo-politike mes fuqive të mëdha, por gjithashtu pëfaqësojnë “flamurtarin” e rendit të ri botëror ku makiavelizmi diplomatik i interesit të ngushtë shtetror, pa marrë parasysh asnjë parim tjetër, bie, për t’u zëvendësuar me qasjen liberaliste të rendit global e cila kuptohet më së miri nga ndërtimi i BE-së (në kontinentin e nisjes së dy luftërave botërore), OKB-së e deri te promovimi i një globalizmi, pra një ekonomie të ndërvarur ekonomike, liberale në thelb.
Arti i diplomacisë, e më konkretisht, shkenca, nuk arrihen vetëm përmes studimeve dhe diplomimeve nëshkenca politike. Arti i diplomacisë në shumë raste lidhet me talente specifike të individëve të cakuar të cilët përveq arritjes së faktorit të parë të përmendur, duhet të ketë të përmbushur edhe praktikën diplomatike. E praktika dipomatike dallon për nga cilësia, cilësia e praktikës diplomatike mund të klasifikohet në disa nivele: nga diplomacia për çështje demarkacionesh apo targash të automjeteve, te diplomacia e niveleve super të larta, në këto të fundit, pa dyshim që SHBA-të paraqesin një prijës duke marrë parasysh dhjetëra raste të tilla nisë që nga Kriza e Raketave në Kubë, Kriza e Berlinit, negociatat e pas Luftës së Dytë Botërore (ndarja e sferave të influencës) e shumë tjera.
Si u bë që në Kosovë, vendi që deri në pjesën e dytë të shekullit XX kishte shumicën e popullsië analfabetike, të krijohen “dijetarë” dhe “diplomatë” kaq të fuqishëm, sa të këshillojnë si duhet të sillet Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në raport me zhvillimet e brendshme dhe të jashtme që lidhen edhe me gjeo-politikën?! A nuk është e kuptueshme, që Kosova paraqet një vijë mjaft të ashpër gjeo-politike, sa që SHBA-të i kushtojë mjaft rëndësi në aspektin diplomatik?! Na u dashka që partitë tona politike të kornizojnë sjelljet e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë në varësi të zhvillimeve dhe interesave të brendshme politike?! Aq më shumë që Kosova paraqet interes të rëndësishëm gjeo-politik për SHBA-të e bërë kjo e ditur që në vitet 90’ dhe e “vulosur” me intervenimin e NATO-s!
Së pari, nëse nuk gënjejmë veten, fenomen që ndodhë në vendet totalitare çka une besoj që Kosova nuk është e tillë, atëher konstatojmë lehtësisht: se siguria e Kosovës, jo vetëm në aspektin e sigurisë ushtarake (sepse nuk ka ndonjë rrezik ushtarak për Kosovën në periudhë afatmesme), por edhe në aspektin e sigurisë së brendshme, sigurohet nga SHBA-të. Mund të jetë hipotetike, por në rast se ne do mbetemi pa strukturat e sigurisë së KFOR-it, dhe shërbimeve intelegjente të tyre, në Kosovë do ishin më të shpeshta tentim goditjet me bomba të xhamive dhe katedraleve, madje mund të mos ishin tentim goditje, por goditje.
Së dyti, duke qenë shteti më i fuqishëm në botë, dhe duke qenë shtet i dalur nga doktrina “monro” e izolacionalizmi, SHBA-të janë qendra e gjeo-politikës botërore edhe për arsye tjera që kanë bazë historike e morale. Pra, si të tilla, SHBA-të duhet të kenë informim dhe analizë superiore të gjeo-politikës për çdo pjesë të botës, përfshi ballkanin, pra përfshi Kosovën tonë të vogël, që disa mund t’a mendojnë shumë të madhe dhe shumë të fuqishme, aq të fuqishme e të madhe sa të bëjë ndryshime në gjeo-politikën evropiane, madje ruso-perendimore në këtë gjendje që është, e mbajtur me ndihmë nga jashtë, sepse neve brenda ende nuk i kemi kjartësuar çështje si: “kush është patriot e kush tradhëtar”! Pastaj, Kosova në mungesë elite të mirëfilltë politike, bëhet edhe më e dobët në pozicionin diplomatik. Aq më pak kur sot edhe diplomacia është filial punësimi militantësh, në masën më të madhe, dhe e keqja nuk është vetëm punësimi militatësh, por cilësia e militantëve.
Mund të mos jenë kaq të pa dijshëm parashikuesit dhe kritikuesit, mbase kanë frikë nga ndonjë gjë tjetër, e ju ka humbë perceptimi, mbase e kanë për faktin që u krijua një qeveri jo-legjitime në Kosovë, por sigurisht e kanë një perceptim të mbyllur, pra të karakterit autoritar, sepse mbyllja e koncepteve dhe mendimeve lidhet me personin autoritar në studimet politologjike të aspektit psikologjik, e karakterizuar nga arritja e një gjendje botëkuptimesh që kalojnë në krijime të ideve fanatike, e në raste më të këqija, ekstremiste.
Me këtë logjistikë informimi, analize e ekspertize, SHBA-të kanë raporte informaioni aq të fuqishme për politikën shqiptare të Kosovës, sa që mund lirisht të themi na njohin më mirë se që ne njohim vetën tonë, sepse ndyshon njohja objektive nga ajo subjektive, pra ndryshon si e sheh Hashimi Albinin nga ajo si i shehen të dy bashkë jashtë tyre. Ndryshojnë ehde raportet e CIA me kasetat e disa komandantëve tanë, nëse egsistojnë.
Për fund, duhet kuptuar kritika edhe ndaj SHBA-ve, mbase ish Ambasadori Dell me sjelljet e tij me përgjegjshmëri të diskutueshme mund të ketë trimëruar paska zërat kritik. Por çdo zë kritik duhet të ketë parasysh këto fakte dhe faktorë;
Së pari, SHBA-të për të intervenuar në Kosovë, Presidenca e atëhershme me në krye Bill Clincton, kishte hyrë në kundërshtim me senatin. SHBA-të, kishin hyrë në konflikt me OKB-në, Britania e Madhe kishte rrezikuar raportet me partnerë në evropë, CIA amerikane kishte rrezikuar konflikt me shërbimet ruse dhe së fundi, ishte rrezikuar edhe raporti lindje-perëndim. Të mos e diskutojmë koston e bombardimeve që llogaritet të ketë qenë 70 miliardë dollarë.
Së dyti, marrë parasysh eksperiencën diplomatike të SHBA-ve, faktorët e brendshëm duhet të kenë të kjartë se SHBA-të kanë vepruar përtej linjave të kuqe diplomatike për Kosovën gjatë intervenimit.
Së treti, duhet kuptuar rritjen e fuqishme ekonomike dhe diplomatike të Rusisë dhe lidhjet e tyre historike me ortodoksëët në Ballkan, që janë shumicë.
Së fundi, duhet kuptuar edhe filozofinë politike në aspektin ideologjik të SHBA-ve, e cila bazohet pikërisht në shtyllat e liberalizmit dhe kapitalizmit, kjo e fundit, por shumë e rëndësishme duke marrë parasysh që SHBA-të kanë bërë dhjetëra luftëra për të ndaluar ideologjinë e kundërt me këto ide. Në fjalimet e disa liderëve opozitarë, pothuajse asnjëher nuk mungon kritika ndaj këtyre shtyllave ideologjike, pra, kritika ndaj neo-liberalizmit.
Kur të kuptohen të gjitha këto elemente të diplomacisë dhe gjeo-politikës, sidomos kur të dilet nga botëkuptimet e mbyllura të krijuara nga literatura me prejardhje nga Shqipëria komuniste dhe ish-jugosllavene, atëher mbase mund të filloj ndikimi te SHBA-të për t’u marrë parasysh si palë lobuese, deri atëherë, palë lobuese e Kosovës do të jetë pala e cila nuk di përtej një miratimi servisilt, pra nga pala e tanishme “in charge”.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply