
PLUHURADHË
Në qytetin tim as që i trembeshin pluhurit
Shkencëtarët le t’i masnin kokrizat e dëmshme
Pluhurin e kthehej në formula
dhe formate vdekjesh kancerogjene të armiqve.
Në qytetin tim edhe sot e kësaj dite këmishat
Marrin ngjyrën e gritë menjëherë
Kur e bardha zor se është jetëgjatë
Zor se veç grisë tjetër ngjyrë ka vlerë…
…Kështu nisi dikur kënga e pluhurit
Në qytetin tim me ditë të vecantë vere
dhe plluhuri trishtoi këngë-kumriat
Që mërguan prej kalasë dhe çative.
Dhe pluhuri hyri në çdo gen
Në rrugë trotuare…, spitale
Pluhurin tashmë ngado e gjen
Madje edhe në fjalimet më optimiste.
Pluhuri, mat përbuzjen e yjeve
Mbushur me besimin e trukut në ajër
Kur mbi diell mbretëron larushja
Zagushia cmirë-vapë pluhur-mbarsur
Krekosja avullore në kokën e tij si çadër:
‘Yjet janë kurora ime në çdo rast!’
Rënkimi i gjatë nën valë e ultravalë rrezesh
Bardjegur therje e vragave shpirtvrarë
Në këtë pluhur që mbetet nën kalema dhe tastiera
Yjet vërtet janë një kurorë për pluhuradhë…
Pluhur me lotë margaritarë
Pluhur, me një gëzim të tmershëm
Dashuruar në sekretin e udhës flakë
Qëmtuar nga frika e shtrenjtë
Pluhur, lule e fushë-kohës që jetojmë
Pluhur, gjiganti i tokës nën plagë.
I madh nën timonin e yjeve
I madh në planetin Tokë
Më i lartë se pylli, se muret e Kalasë
Më i gjatë se hija në zgjatjen e Perëndimit
Ke marr dhe pëlqimin e fuqisë!
Se pluhuri dhe fryma e bën njeriun…
Jetojmë me pluhur miqtë e mi
Pluhuri na ndjek ngado në këtë udhë
Pa pluhur dhe jeta s’do kishte kuptim
Pa pluhur as era s’do kishte vrull…
Në qytetin tim i tremben pluhurit
Shkencëtarët masin kokrizat e tij të dëmshme
Pluhurin e kthejnë pastaj në formula
Eh,…formate vdekjesh kancerogjene.
BUZËDEHJE
Perceptimi im nënvizon retë dhe shkrirjen e tyre në vegime
Buzët e mia janë një kaos dhe faqet e mia janë natë
Por në duart e mia është drita një djegje e ndritshme.
I grirosur mavijosur nga kurora e gjelbërt e ullishtes
Unë vetëm shkund një degë ulliri dhe shoh mjegull
Tendosje e gjallë e shpirtit në një tango pafjalë ngjethëse.
Dritë shkëndijë e lirë u shkëput e vegoi lart
Mes drurëve të moçëm paqeprurës në jetë
Shpirti im, i njeriut, i dritës, i vetë jetës së gjallë!
Engjëll i së blertës prurje dhuratë e natyrës
Në dorën time ajo degëz e paqtë shtrëngimesh
Një shkrehje e florrinjtë në buzë të dehura…
BRINJËTHERRJE
Gjymtyrët e mia zdrukthen tokës së avullt të Gushtit nopran
Pak ajër shkërmoq grinë buzëmbrëmjeve buzë Skampës
Sytë e mi kanë klepsur, se zjarri i ka vënë qetë në ëndërra.
Në të çarrat e mureve të Kalasë kaos i brendshëm
Unë vetëm se gërvishta historinë e gati rrënova muret e saj
Dhe brinjët e mia shtatë grimëshe o Zot më therën!
Por qyteti i ëmbël vazhdon të tijën në ecjen e natës gri
Pa avull të tejdukshëm frymëmarrjet ndanë neoneve nën avlli
Gurrët e lashtë kremtojnë motet dhe ditët me Lavdi!
Frute të vockla sapodala ndanë bahçeve tkurren frikëplot
Një lajm përhapet zë klubet e rrugicat pushton përditë
Pallate, pallate … eh, kudo veç mallkime, … më kot.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply