Nese ju ktheheni dhe kerkoni nje pune sipas aresimit tuaj,ATA jua kane mbyllur deren dhe cdo shteg.Nese ju doni te ngrini nje biznes te vogel,ATA do te bien si korbat mbi ju derisa te mos ju mbetet asnje kocke,as per shenje.Nese ju kini kursyer duke bere “m..-paksimadhi’ndonje frange te pergjakur e te djersitur,ATA nuk do te qetesohen derisa t’ju shkundin.Ne cdo rast jeni ju ata qe do ta paguani faturen e mesimit”kush eshte ketu afendiko”.Te gjithe ketu perpiqen te ikin si minjte nga zjarri,me cdo mjet ,me cdo menyre.Ne nje vend ku per te zene nje vend pune ,qe sidoqofte do ta humbasesh me zgjedhjet e ardheshme,duhet te paguash,te behesh rezil e te humbasesh cdo dinjitet njerezor.Duhet te pranosh te dalesh per fushate ne mes te nates e te dites,kur te therret partia.Duhet te shkerdhehesh per hicgje me ciraket surratpalare e qe qelben akoma era bageti nga stanet e e Skraparit,qe te te tallin duke te premtuar nje vend pune,po te kesh shkuar me ta ne motel.Duhet te behesh rezili me tere fisin tend duke u bere si lypsar per t’u kerkuar kartat e ID,qe te mbledhesh nje liste me emra,per tia cuar partise.Duhet te durosh presionet deri ne kufijte e durimit njerezor.Nese pranon te punosh per privatet,o nene e zeze!Ketu eshte ne fuqi sklaveria e 2 mije vjeteve me pare.Asnje te drejte,asnje sigurim,askush qe te mund te mbroje jeten dhe te drejtat e tua njerezore.Shteti ketu funksionon vetem per te torturuar ndergjegjen tende me pyetjen:”c’dreqin deshe qe u ktheve?”Parate qe ju dergonit pak nga pak,kane ushqyer tashme nje perbindeshqe ka gelltitur gjithe parate dhe gjithe pushtetin e vendit,duke treguar here anen e djathte e here anen e majte te fytyres perbindshnore qe jane profile te ngjashme te te njejtes fytyre:te fytyres se mafies shteterore te hibridizuar me mafien nderkombetare,me te cilen i lidh e njejta placente kriminale.Perfundimisht,Shqiperia,ky vend dikur i dashur per ju,nuk ia vlen me per ta qare e as per ta ngushelluar.Ajo eshte kancerizuar deri ne qelizen e fundit,nga virusi i krimit,dhe per ju qe vini nga jashte dhe nuk keni imunitet,eshte vdekjeprures.
Po atehere,c’do te bejme?Do ta lini vendin tuaj te vdese?e ka nje zgjidhje”Ashtu si ne kohet e shkuara kur diaspora u organizua nga njerezit e ditur,per ta shpetuar vendin nga pushtuesit qe donin ta zhduknin Shqiperine,edhe sot shpetimi i vendit nga zhdukja prej pushtuesve moderne-mafies dhe krimit,do t’i vije nga djemte e nenes qe jane larg e s’e kane harruar.Nena Shqiperi eshte shtrire ne shtratin e vdekjes,me diagnozen kancerr galopant i korrupsionit.Bejeni detyren dhe shpetoni vendin tuaj


Leave a Reply