Mendoni se jeta juaj është tepër e rëndomtë? Bëni të njëjtat lëvizje, të njëjtët miq, e njëjta punë. Nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga gjithçka për t’ia nisur nga e para: edhe detajet më të vogla mund ta ndryshojnë jetën tuaj. Sa herë keni menduar të ndryshoni stilin e jetesës? Mbase për një periudhë mendimi ju ka ngacmuar seriozisht: Një punë më e paguar, më shumë të ardhura, më shumë ditë pushim… Më pas diçka ju ka mbajtur gojën për të mos folur. Çfarëdolloj gjëje që mund të ketë qenë, nuk përbën arsye serioze që të mendoni ta lini pas krahëve. Nuk është e nevojshme të merrni vendime të rëndësishme, me pak lëvizje ju mund të ndryshoni jetën tuaj pozitivisht.
Zbulo çfarë po të ndodh në të vërtetë
Nëse nuk mundesh të kujtohesh se cilat janë vlerat e tua si mund të kesh prioritete në jetën tënde? Shkruaj diku gjithçka që të vjen në mendje: çdo gjë në një letër dhe fillo t’i spostosh derisa të jenë në vendin e duhur dhe ti të ndihesh më komode.
Kupto se çfarë të mban
Çfarë të mban larg prioriteteve të tua? Është zëri yt i brendshëm? Nëse po, përpiqu ta ndryshosh dhe kërko gjërat më pozitive brenda vetes.
Negocio me veten
Ji tërësisht e ndershme me veten tënde për atë që je dhe atë që nuk je dhe përgatitu të arrish gjithçka që dëshiron. Përshembull, nëse dëshiron të humbasësh peshë do të ishe e gatshme të hiqje dorë nga brioshët në mëngjes? Nëse nuk je, mendo si mund të arrije rezultatin e dëshiruar në një mënyrë tjetër, mbase duke ecur në këmbë për të djegur kaloritë e përfituara nga brioshi.
Procedo duke marrë parasysh pengesat
Është e paevitueshme që zakonet e vjetra, ndryshimet dhe tentimet e herëpashershme luajnë rolin e tyre. Kujtohuni gjithmonë se në çdo çast do të hasni në pengesa, të cilat arritjen e rezultatit e bëjnë të merituar. Në këtë rast mos hiqni dorë!
Ndalu dhe shiko rrugën ku po ecën
Kur kemi shumë impenjime është shumë e thjeshtë të bjesh në grackën e zakonit dhe ta kalosh kohën gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Eksperimento gjëra të reja, sidomos ato gjëra që kërkojnë patjetër një aktivitet fizik: do të të japin ndjenjën e fuqisë dhe energji.
Mendo për atë që të jep kënaqësi
Të gjithëve u rastis të kenë momente në të cilat ndihen të trishtuar dhe të lënë pas dore. Edhe kur në pamje të parë gjithçka po shkon mirë, brenda vetes ndiejmë se nuk jemi të qartë për atë që duam dhe na intereson (në familje shkon gjithçka për së mbari, partneri është i mrekullueshëm dhe puna të fal kënaqësi). Nëse këto të gjitha nuk mjaftojnë duhet të ketë partjetër diçka për t’u rindezur dëshirën për të jetuar. Për javë të tëra kryeni veprime të cilat nuk të çojnë askund. Bëjeni ditën tuaj të bukur duke shkuar në vende që nuk keni shkuar më parë.
Bëj një hap prapa
Nëse për momentin nuk mund të largohesh, konsidero mundësinë e një pushimi dhe efektin që mund të kishte një pushim i shkurtër virtual. Fik kompjuterin dhe celularin për një ditë (apo për gjithë fundjavën), thyej rutinën dhe bëj diçka që do ta bëje vetëm po të ishe me pushime.
Albania


Leave a Reply