Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shfaqen edhe incidentet e para me simbolin dhe emblemën e flamurit tonë kombëtar, shqiponjën dykrenare. Kështu në një supermarket në qytetin e Gjirokastrës tregtoheshin çakmakë të ngjyrosur me flamurin shqiptar, në të cilët vihej re qartë se shqiponja tek të gjithë çakmakët ishte e vendosur me kokën poshtë.
Çakmakët
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 5 kuti me rreth 300 çakmakë në të cilët ishte stampuar shqiponja e flamurit tonë kombëtar me kokë poshtë. Çakmakët tregtoheshin në një supermarket ushqimor në qytetin e Gjirokastrës. Të gjitha pakot janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër pronari i supermarketit për shpjegime të hollësishme.
Pronari
Gjatë deklarimeve të dhëna nga ana e tij pronari i supermarketit ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje, ku ka shpjeguar se këto çakmakë i ka marrë në Tiranë në një pikë shumice. Pas kësaj është njoftuar Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë e cila ka nisur kontrollet për të bërë të mundur sekuestrimin e gjithë çakmakëve, si dhe për të vërtetuar nëse është e qëllimshme stampimi me kokë poshtë i shqiponjës së flamurit në çakmakë. Pronari i supermarketit ku tregtoheshin çakmakët në Gjirokastër, pasi ka dhënë deklarimet është lënë i lirë.
Furnizuesi në Tiranë
Ndërsa furnizuesi i supermarketit me këta çakmakë Fitim Veseli nga Tirana është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale; “Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj”, parashikuar në nenin 268 të Kodit Penal.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk”Shkodrani



Leave a Reply