Të jesh femër në ditët e sotme shpesh konsiderohet si fatbardhësi, kurse në kohët më të hershme ishte thjesht fatkeqësi. Duke filluar me Romën antike dhe me Greqinë e lashtë femra nuk kishte asnjë të drejtë. Babai mund t‘i shiste vajzat, mund t‘i jepte hua ose t‘i mbyste, sipas deshirave te tij. Kshtu pra, femra nuk kishte asnje te drejte si qenie njerezore. Para burrit nuk kishte asnjë te drejtë , as të bënte vizita ose udhëtime
të shkurtra, qoftë edhe për nevojat e tyre personale.Në Greqinë e lashtë nuk ekzistonte martesa e zakonshme. Grekët jetonin në grupe dhe fëmijët nuk e njihnin nënën e tyre. Poligamia nuk ishte diçka e zakonshme, por çdo njeri, sipas gjendjesekonomike, mund të mbante në shtëpi një numër të caktuar grash, jashtë martese. Me një fjalë, femra nuk kishte një status juridik dhe burri i martuar me të mund ta falte si dhuratë ose ta jepte hua. Ajo mbahej si pronë, ashtu siç mbaheshin skllevërit dhe kafshët që përdoreshin për nevoja të ndryshme.
Lëvizjt e para feministe.
Sipas historianëve perëndimorë, historia moderne e Lëvizjeve Feministe ndahet në tri periudha.

Periudha e parë fillon në shekullin XIX-të e XX-të, e cila merrej kryesisht me të drejtën e
votimit,punesimit dhe arsimimit.
Periudha e dytë fillon në vitin 1960 dhe vazhdon deri në vitin 1980, e cila merrej me të drejtat ligjore, kulturore dhe rolin e femres ne jeten shoqerore.Periudha e tretë fillon nga viti 1980 dhe vazhdoi deri në dhjetëvjetëshin e parë të shekulli XXI dhe gjatë kësaj periudhe vazhduan përpjekjet e periudhës së dytë për të fituar të drejtat që kishin dështuar apo nuk ishin realizuar.
Termi “feminizëm” apo “feministe” së pari u paraqit në Francë dhe Holandë në vitin 1872, në
Angli në vitin 1890, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1910.
”Ajo nuk ishte njerëzore”
Në shek .V, “Këshilli nga Makoni” u mblodh në mënyrë që të shqyrtonte “Të vërtetën rreth femrave”.
Qëllimi ishte nëse ato kanë apo jo shpirt. Në fund të studimit erdhën në përfundimin se të gjitha femrat kanë shpirt të prishur, janë të dënuara me mallkim të përjetshëm, dhimbje dhe qëndrim në zjarr, përveç Marisë, nënës së Jezusit. Etërit e shenjtë të ritit katolik e kanë konsideruar femrën si përgjegjëse për mëkatet. Sipas tyre, “trupi i femrës është derë për hyrjen e djallit”, ndaj ajo është mallkuar përgjithmonë. Në vitin 586, “Këshilli i të Shkathëtëve” shpalli se gruaja nuk i takon gjinisë njerëzore dhe është krijuar vetëm për t’i shërbyer njeriut.Sot nuk janë më sekret apo fshehtësi krimet nga më mizoret që janë bërë ndaj femrës gjatëhistorisë. Anglia, një ndër shtetet që sot radhitet ndër më kryesorët në mbrojtjen e të drejtave të femrës,dikur i ka masakruar në mënyrën më çnjerëzore. Një ndër to ishte dhe dënimi për virgjërinë. Për të
ndëshkuar femrat, përdorej një mjet, i cili shërbente për të eliminuar kontaktin seksual me meshkujt. Ky quhej rrip i virgjërisë. Nderkohe shitblerja e femrave u lejua në Angli deri në vitin 1805. Çmimi i tyre ishte 5 peni. Një ndër autorët më të njohur që ka bërë studimin historik të trajtimit të femrave, Kahn shkruan
në një libër të posaçëm për to:“ Në Angli, në shekullin XVI-të, vetëm të gjalla janë djegur rreth 8 milionë femra. Duhej që tëvinte viti 1850, që femra të konsiderohej si qytetare, ndërsa më 1882 kishte të drejtën e posedimit tëpronës Në Francë, më 1586, ende diskutohej, nëse femra ka shpirt dhe se a i takon gjinisë njerëzore.
Vetëm më 1938 është shpallur ligji për të drejtën e pronës dhe posedimin e llogarisë bankare. Deri para një shekulli, kudo në Perëndim, vendi i femrës ishte në shtëpi dhe puna më e madhe e saj ishte kujdesi që bënte për fëmijët. Ato ishin plotësisht të varura nga burrat e tyre apo meshkujve të tjerë. Një lloj i tillë i dhunës kishte vazhduar me shekuj.
Të drejtat e femrës në ditët e sotme
Në ditët e sotme, femrat po fitojnë gjithnjë e më shumë të drejta, gjithashtu, kanë më shumë rol dhe integrim në jetën sociale, politike e ekonomike. Me gjithë këtë, mjerisht, ende vazhduan dhuna fizike, psikologjike ndaj saj, keqtrajtimet e ndryshme, deri në vrasje. Statistikat tregojnë se sot mbi 4 milionë gra janë viktima të akteve të rënda të dhunës nga të dashurit apo bashkëshortët,çdo vit.Kështu ndodh në të gjitha kontinentet, nga Azia në Afrikë, nga Australia në Amerikë.Por tani më duhet të jemi te vetëdijshëm për arritjet dhe mirënjohës atyre grave që vendosën ekuilibrat e duhur në shoqëri.
KATERINA TANELLARI


Leave a Reply