Në Berlin sot u vra një person, në një shpërthim që ndodhi në makinën e tij, gjatë trafikut të ngarkuar të mëngjesit.
Zëvendës shefi i policisë së kryeqytetit gjerman tha se janë duke u zhvilluar hetime për incidentin, që mendohet të jetë shkaktuar nga një pajisje shpërthyese e vendosur në makinë.
Megjithë trafikun e dëndur, nuk pati persona të tjerë të lënduar nga shpërthimi. Makina e tipit Volkssvagen Passat, ishte nisur në drejtim të qendrës së qytetit.
Policia e Berlinit e bllokoi vendin ku ndodhi incidenti, i këshilloi banorët të qëndrojnë brenda dhe t’i mbajnë dritaret të mbyllura për arsye sigurie, ndërsa zhvillohen kërkime për eksplozivë të tjerë të mundshëm.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply