Në vitin 1998 kur u vra Azem Hajdari, Sali Berisha u tremb se do të vinte ndonjë hakmarrje ndaj tij dhe largoi fëmijët nga Shqipëria duke i çuar te njerëz të tij shumë larg Shqipërie.Shkëlzeni një djalë adoleshent shkoi në Suedi te familja e një prej njerëzve të afërm të Berishës. Kryefamiljari që është një kushuri i tretë me Saliun, kishte katër vajza, një prej tyre të divorcuar e cila jetonte po në këtë shtëpi. Si një i pabesë si i ati, Zeni nuk nguroi të ngacmonte kushërirën mama beqare. Aso kohe Sadija sapo ishte kthyer në Suedi duke hedhur pas krahëve një martesë të dështuar nga e cila pati dy fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien. Jeta nën një çati duket se lindi edhe shkëndijën e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë më të madhe se Shkëlzeni dhe e sapodivorcuar me dy fëmijë, duket se Sadija nuk mund t’i thoshte jo djalit të ri nga Shqipëria.
Për një kohë të gjatë, dy të dashuruarit nuk e çanë kokën për fjalët e opinionit publik. Dashurinë e tyre nuk e zbehu as qëndrimi i hekurt i baba Saliut, për të cilin thuhet se nuk i ka folur për një kohë të gjatë të birit.
Shkëlzeni vendos të martohet me Sadijen dhe erdhi fëmija e parë, Medina. Familja e re Berisha vazhdoi të jetonte në Stokholm. Sadija punonte në bizneset e të atit, ndërsa Shkëlzeni vazhdonte studimet. Disa vjet pas lindjes së Medinës çifti Berisha u bë me djalë të cilin e quajtën Lajdon.
Pikërisht në këtë kohë, kur në jetë i erdhi nipi, duket se është “zbutur” dhe zemërimi i Saliut. Rol të padiskutueshëm në këtë paqtim ka patur Liri Berisha e cila aso kohe udhëtonte shpesh drejt Suedisë. Pas zbutjes së të atit Shkëlzeni nisi një jetë mes Tiranës dhe Stokholmit. Me të ardhur në pushtet Sali Berisha, djali i tij vendosi përfundimisht për të jetuar në Tiranë. Ai mori një vilë superluksove në zonën e Farkës, dhe jo rrallherë e kthente dhe në nje vend orgjisë. Sapo largohej bashkëshortja drejt Suedisë, në shtëpi vinin “zogëza të njoma” për të kënaqur epshet e djalit të ish kryeministrit.
Me një prej tyre u dashura marrëzisht duke lënë dhe gruan për të cilën kishte luftuar aq shumë. Pas Sadijes, në krahët e Zenit shkon Armina, e cila duhet të bëj kujdes me të dashurin mos ta lërë vetëm se ka një ves të keq; kur sheh femra, tërbohet si demi pas të kuqes.
http://dallavere.al


Leave a Reply