Mërgata e jonë, edhe pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, vazhdon ta ndihmojnë vendlindjen e tyre në forma te ndryshme.Një rast, ndoshta nga më të veçantit na vije nga Suedia e ftoftë, por që mërgimtaret tanë kane një zemër të ngrohtë dhe assesi nuk harrojnë se kush janë dhe nga vinë. Ky shembull vije nga organizata e sapo themeluar “Shqiptarët në Suedi ndërtojnë shtëpi¨, organizatë kjo e cila në bordin e saj përbëhet nga 9 femra shqiptare, mërgimtare, si Arta Krasniqi Albina Latifaj, Kadrije Tahiraj, Mira Gerxhaliu Edona Sejdija Heta Lindita Bajrami Ilirijana Asani Gjerqek Labeata Shala Arlinda Blakqori, te cila kanë marre një mision të shenjtë, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë në Kosovë, në veçanti për t*iu siguruar një kulm mbi kokë.
Ideja e kësaj organizate, sipas anëtares së bordit, Arta Krasniqi, ka ardhur nga Edona Sejdiu Heta, njeherit edhe kryetare e Organizatës. Sipas znj. Krasniqi qëllimi i formimit te kësaj organizate ishte për të ndihmuar familjet në nevojë në Kosovë që jetojnë në varfëri si kusht duke ndërtuar një shtëpi për ta, ta sigurojmë një bazë për ta, duke sjellë dritë në jetën e tyre.
Tutje znj. Krasniqi për gazetën ¨Bota Sot¨ thotë se shpresojnë në vullnetin e njerëzve të mirë për të përkrahur organizimin tonë në mënyrë qe rezultatet të janë sa më të mëdha, që do të thotë të kemi më shumë mundësi për të ndërtuar shtëpi për bashkobasit tanë ne Kosovë që kanë kushte të rënda sociale. Sa i përket asaj se pse është zgjedhur ky emër, që tingëllon paksa si feminist, znj. Krasniqi thotë se kjo është koha që ne femrat duhet të ngrihemi.
Ne mundemi edhe vet, si dhe ma herët dhe gjithmonë, kemi dhënë kontributin tonë në të gjitha sferat e jetës dhe do të vazhdojmë tutje për të forcuar rrolin e femrës shqiptare në shoqërinë tonë, për të marrë përgjegjësi dhe vendin që na takon. Pra është koha që ne të bëjmë ndryshime si gjithmonë që i kemi bërë, por le të jemi te qartë se kjo është iniciativë që e kanë marrë femrat dhe janë duke i mbaruar të gjitha obligimet dhe detyrat tona që dalin nga ky organizim me shumë sukses¨.
Sipas znj. Krasniqi; kjo nuk do të thotë se përjashtojmë dike nese ka vullnet për të kontribuar, ajo i ftonë të gjithë , vajza, gra, djem dhe burra, biznesmen dhe njerëz të tjerë të vullnetit te mirë, të gjithë i mirëpresim me kontributin e tyre. Këtë projekt do ta bëjmë bashkë, bashke jemi më të fortë.¨ Kemi dëshirë qe kjo organizatë të rritet sa më shumë, e cila do te thotë qe mundemi të ndihmojmë më shumë familjet në nevojë. Ne i falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tani.
Për ata në Suedi mundeni me kontribuar ne Sëish 123 535 1184 ose ne bankgiro 5091-7319 . “Femrat shqiptare ne Suedi ndërtojnë shtëpi¨ Dhe ne fund, të shpresojmë që ky mision sa i nevojshëm aq edhe fisnik i këtyre mërgimtareve tona të mbështetet nga se cili që ka mundësi për të ndihmuar. Kush ndërton shtëpi, ka gëzuar shumë fëmijë.
Bota Sot
Leave a Reply