Farmaci veterinare, një model për fshatin
Mariglen Skënderi, I diplomuar për Mjeksi Veterinare në Universitetin Bujqësor të Kamzës, është nga fshati Frashër I Përmetit dhe thotë se ka ardhur në Tiranë, kur ishte vetëm 10 vjec. Familja e tij është e njohur në Frashër për rritjen dhe kultivimin e bletëve, ( babai I Mariglenit mbarështron mbi 100 bletë në pyjet e zonës) ndërsa vetë ai, qyshkurse ishte fëmijë, “le kokën” pas kafshëve shoqëruese, ose kafshëve shtëpiake. Në vitin 2005 ai ulet në bangat e Fakultetit të Mjeksisë Veterinare dhe 4 vjet më vonë mbron diplomën me temë: “Trajtimi I medikamenteve antiprotozoare” (parazitët e gjallë). Fill pas diplomimit, nis punën në një kompleks privat lopësh në Kashar, me mbi 200 krerë, tek një mik I tij I ngushtë, si ndihmës mjek veteriner. Punon aty dhe mëson sidomos anën praktike të shkencës veterinare. Mësimi nis nga mjekimi në bazë të protokollit të mbajtur nga mjeku për cdo lopë, duke I korresponduar përkatësisht cdo kafshe edhe kartela personale. Ai thotë se, në një rast, në kompleks ndodhi një helmim lopësh për shkak të ushqimit të përgatitur me concentrate kimikatesh dhe se ai bëri të pamundurën për t’I shpëtuar lopët nga ngordhja e sigurtë. Pas kësaj experience, me 29 prill të vitit 2011, Marigleni vendos të hapë një farmaci veterinare, me medikamente të nevojshme për kafshët. Një sipërmarrje kjo jo dhe aq e lehtë, duke pasur parasysh mjaft pengesa. Sidomos nga veterinerët më të vjetër në zonën ku ai vendosi të hapë farmacinë, në Pezë-Helmës. Veterinerët e vjetër në përgjithsi nuk punojnë dhe nuk I drejtohen farmacive veterinare, opërkundraz. Pas vizitave të kafshëve, ata shkojnë vetë drejpërdrejt në magazinat e medikamenteve dhe, pa rekomandimet e farmacistëve, ua japin ilacet për kafshët klientëve të tyre, pa kryer asnjë veprim financiar, në kundërshtim të hapur me ligjin. Pikërisht për këtë, Marigleni mendon se, para se mjeku veteriner të kryej konstatimin e diagnozës dhe më pas mjekimin me medikamente, duhet të kryhen analizat laboratorike, të cilat arrijnë të përcaktojnë në 98% të rasteve diagnozën e saktë të sëmundjes së kafshëve. Aktualisht ai po punon edhe si mjek veteriner, edhe si farmacist medikamentesh për kafshët. Dhe, vetëm në Pezë-Helmës ka mbi 30 familje si klientelë të shërbimeve veterinare dhe furnizuese me medikamente për shëndetin e mirë të lopëve, bagëtive të imta, kuajve, qenve, maceve shtëpiake, shpendëve etj. Por ai thotë se ka edhe mjaft klientë të tjerë në Ndroq e fshatra të tjerë në periferi të Tiranës. Marigleni shkon më tej, kur thotë se po përgatitet të hapë një klinikë private në Tiranë; një klinikë për kafshët shtëpiake, që viteve të fundit janë shtuar shumë në kryeqytet. Kjo, sapo ai të licensohet për ushtrim aktiviteti me klinikë private. I shtërngojmë dorën dhe e urojmë: Punë të mbarë Mariglen!
Nga Agim Pipa



Leave a Reply