Prof.Mr.Bardhok Bashota Allen Meta & Florida Kuqaj
Prishtinë
Në këtë punim ne do të flasim për bashkimin kombëtar, pasi është një temë në të cilën mund të bëhet studim i mirëfilltë. Do të shohim se a kanë qenë dhe a janë ende shqiptarët e Kosovës pro bashkimit kombëtar? Bashkimi Kombëtar, në këtë rast nënkupton bashkimin e dy shteteve të cilat dikur ishin bashkë, (nën administrimin osman, por pas rënies së kësaj perandorie, shtetet ballkanike përfituan nga padrejtësitë e bëra në Konferencën e Londrës, duke shkëputur shumë territore nga Shqipëria) por u ndanë padrejtësisht në Konferencën e Londrës, dhe u okupuan nga shtetet ballkanike. Këto dy shtete që nga ndarja, e kësaj konference gjithmonë përpjekje për bashkim, por pa rezultat. Qëllimi i këtij studimi është që të tentojmë të vërtetojmë se a janë shqiptarët e Kosovës ende për bashkim, siç ishin pas ndarjës, do të thotë në shek. XX. Për ta bërë të mundur këtë studim do të bëhet anketimi i qytetarëve. Poashtu do të përdoren metoda deskriptive (përshkruese), analitiko-logjike dhe krahasimore. Në fund do të tentojmë të shohim se a ka ndonjë ngecje apo pasojë dhe ku duhet të fuqizohemi më shumë.
Në këtë punim lexuesit do të mund të hasin periudha dhe ngjarje të rëndësishme të shek. XX, në veçanti lëvizjet e shqiptarëve për bashkim, pas padrejtësive që ju bë shtetit shqiptar në Konferencën e Londrës, duke i ndarë një pjesë të madhe të trojeve, dhe duke ju falur ato shteteve fqinje, si: Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Do të paraqesim lëvizjet e ndryshme për bashkim të shqiptarëve se si nuk u ndalën as pas Konfrencës së Londrës. Gjithnjë krijoheshin lëvizje të ndryshme si “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe “Lidhja e dytë e Prizrenit”.
Megjithatë, përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe çlirim kombëtar ishin të vazhdueshme. Në vazhdën e këtyre ishin edhe demonstratat e vitit 1968 dhe 1981. Vitet 1998-1999 ishin vitet e vrasjeve, djegieve dhe të masakrimeve të qindra e të mijëra qytetarëve të pafajshëm e të pambrojtur, vite të vrasjeve, të djegieve dhe të masakrimeve edhe të fëmijëve, grave e pleqve. Të gjitha këto ju bënë deri më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimet ndaj Serbisë, e cila po kryente represion ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Të gjitha këto do t’i shihni që ju kanë ndodhur shqiptarëve të Kosovës pas Konferencës së Londrës.
Poashtu do të paraqitet me diagrame anketa e realizuar në qytete ku do të mund të shihni me përqindje, se sa janë pro e sa kundër, dhe shumë pyetje të cilat lidhen me këtë temë.
Pytja kryesore për realizimin e kësaj teme është, a janë shqiptarët e Kosovës, pro apo kundër bashkimit kombëtar? – Gjithashtu nënpytje për realizim të kësaj teme janë, sa janë pro e sa kundër, cilat janë arsyet pse dëshirojnë të bashkohen dhe a do të jemi më të fuqishëm ekonomikisht si një shtet?
Të gjitha këto mund t’i shihni në vazhdim të temës.
1. Historia e copëtimit të trojeve shqiptare
Konferenca e Ambasadorëve e 11 gushtit të vitit 1913 vendosi që kufiri i Shqipërisë në jug të përfshihte Korçën dhe të dilte në bregdet në Kepin Stilo që gjindet në kufirin greko-shqiptar, poashtu ishulli i Sazanit i mbetej Shqipërisë. Por ky ishte një vendim tepër i përgjithshëm, që linte të papërcaktuara shumë gjëra e midis tyre edhe fatin e Gjirokastrës. Për të gjitha paqartësitë u vendos që të krijoheshin komisione ndërkombëtare pas përfundimit të Konferencës, në njërën anë me Malin e Zi dhe Serbinë dhe në tjetrën anë me Greqinë. Por lufta diplomatike rreth kufijve të Shqipërisë nuk mbaroi me mbylljen e Konferencës, vetëm qendra e saj u zhvendos nga pallatet e kryeqytetit anglez në malet e Shqipërisë. Pallatet e Anglisë siç duket nuk e patën të lehtë të përfundonin copëtimin e trojeve shqiptare përmes hartave, pasi ky problem u desht që të arrihet në vendin e ngjarjës, aty ku hartat e copëtuan.
Tokat shqiptare u përdorën nga Fuqitë e Mëdha si monedhë këmbimi për të fashitur kontradiktat e tyre në këtë zonë dhe për të kënaqur pretendimet e tepruara të shteteve ballkanike. Kjo do të thotë që kërkesat shqiptare në këtë Konferencë nuk u përfillën. Mjafton të përmendet se me kufijtë që u caktuan në Londër, brenda Shqipërisë u përfshi afërsisht gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare. Nga trungu i saj u shkëputën krahina të tëra (Kosova në veri e Çamëria në jug), të cilat, jo vetëm përfaqësonin trevat bujqësore më pjellore me nëntokë shumë të pasur, por edhe kishin qenë vatra të rëndësishme të lëvizjes kombëtare e kishin dhënë kontribut shumë të çmuar në luftën me armë për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane.
Siç shihet Kosova e Çamëria u morrën egërsisht e në mënyrë të padrejtë, pasi ishin territore që kishin pasuri nëntoksore e mbitoksore. E. Grey, duke folur për caktimin e kufijve të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës, deklaronte më 12 gusht në Dhomën e Komuneve: “Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhet marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më e rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës”. Fjalët e E. Grey, rreth sigurimit të Paqës, do të shuhen në errësirë një vitë më vonë, pasi që vetë grabitqarët e tokave shqiptare ata gjakpirës që morrën padrejtësisht tokat ku flitej shqip, do të ishin shkaktarët për fillimin e Luftës së Parë Botërore me vrasjën e Arqidukës Franz Ferdinand në Sarajevë më 28 qërshorë 1914.
1.1. Lëvizjet e shqiptarëve pas Konferencës së Londrës
Si rezultat i kësaj gjendjeje të krijuar, lindi një rrymë e re politike, e panjohur deri atëherë te shqiptarët, rryma irredentiste, e cila synonte që ne luftë të armatosur t’i ribashkonte viset shqiptare në një shtet të përbashkët. Duke mos u pajtuar me gjendjën e krijuar, pas përpjekjeve të shumta, patriotët shqiptarë arritën ta formonin Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, me seli në Shkodër, më 15 tetor 1918. Kryetar i këtij komiteti ishte Hoxhë Kadri Prishtina ndërsa sekretar Bedri Pejani. Pas dy vitesh u bë riorganizimi i komitetit me emër të ri, Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe Dibrës, që në program kishte tri nene themelore:
1. Me i dale zot vetsundimit e tanësisë tokësore të Shqipnisë;
2. Me përdorue çdo miet për me lirue Kosovën e Dibrën e çdo vend ku flitet shqip e me I bashkue nën sundim të Shqipnisë së lirë dhe
3. Në politikën e mbredshme me i dal zot përparimit e bashkimit kombëtar, e në politikë të jashtme me përkrah politikën e atyne shteteve të mëdha që diftohen në miqësinë me Shqipninë e lire e me idealin e Komitetit i cili shkruhet nën nenin e I dhe II.
1.2. Lëvizjet shqiptare për bashkim, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore
Lufta e Dytë Botërore, 1939-1945, e kishte përfshirë tërë rajonin e Ballkanit, pra edhe viset e banuara me shqiptarë. Në këto rrethana politike nuk ishte e lehtë përcaktimi i forcave patriotike shqiptare. Duhej zgjidhur dilemma: të bashkoheshin shqiptarët me Italinë fashiste dhe Gjermaninë naziste, të cilat premtonin ribashkimin e viseve shqiptare, dhe në një masë të madhe edhe I kishin realizuar shumë premtime të dhëna ndaj shqiptarëve, që nga viti 1939; apo të mbështeteshin në aleancën Bashkimi Sovjetik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Anglia, të cilat, tashmë, po e udhëheqnin luftën antifashiste në nivel botëror? Kështu duke e parë rrezikun që u kanosej edhe një here trojeve shqiptare nga sllavët, që edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore përsëri të mbeteshin nën okupim të huaj, një grup patriotësh ndërmori iniciativën për mbrojtjën kombëtare të Kosovës. Për këtë qëllim më 11 shtator 1943, nacionalistët shqiptarë mbajtën mbledhje në Prizren, ku formuan Këshillin inicues për formimin e Lidhjës së Dytë të Prizrenit. Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit nga krahinat e Kosovës, të Dibrës, të Strugës, të Tuzit dhe të Ulqinit, ku u morën këto vendime:
1. Shpallja e vullnetit popullor për bashkimin e viseve të Kosovës, të Dibrës, të Strugës, të Ulqinit, të Tuzit si pjesë integrale të Shqipnisë;
2. Bashkimi, gjithashtu, me nanën Shqipni, të krahinave të Mitrovicës, të Vuçitërnit, të Podujevës dhe të Pazarit të Ri, që ndodhen nën pushtimin e ushtrisë gjermane, por administrativisht të lidhuna me shtetin e Serbisë;
3. Organizimi politik e ushtarak i popullit dhe përgaditjen e mbrojtjes së kufijve etnikë.
Dhjetë ditë pas vendosjes së administratës ushtarake, më 18 shkurt 1945, në Beograd u vendos që Kosova t’i bashkëngjitej Serbisë
Kosova u ndodh sërish e okupuar nga ushtria jugosllave partizane, okupim që u shoqërua me veprime terroriste, me operacione ndëshkimore dhe masakra masive ndaj popullsisë shqiptare dhe ndaj njësive ushtarake kombëtare me prirje jokomuniste të identifikuara kryesisht me Shaban Polluzhën. Veçanërisht të tmerrshme ishin masakrat ndaj shqiptarëve në Drenicë dhe Tivar.
Megjithatë, përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe çlirim kombëtar ishin të vazhdueshme. Në vazhdën e këtyre ishin edhe demonstratat e vitit 1968 dhe 1981. Kulmi i kësaj erdhi kur në mars 1989, nën kërcënimin e armëve, regjimi i Millosheviqit e suprimoi edhe autonominë e Kosovës të vitit 1974. Pas kësaj u rrënuan të gjitha strukturat institucionale autonome të Kosovës.
1.3. Lufta e fundshekullit XX për Kosovën
Duke qenë të kolonizuar, këtij populli iu tkurrën në vijimësi liritë politike dhe të drejtat njerëzore e kombëtare. Arbitrariteti i kolonëve serbë kaloi në ekstrem, sidomos prej vitit 1989, kur në Kosovë u riinstalua një regjim i mirëfilltë aparteidi dhe terrori shtetëror. “Pas suprimimit të autonomies së Kosovës (mars 1989) dhe së bashku me të dhe rrënimit të të gjitha institucioneve të shoqërisë dhe përjashtimit masiv nga puna të më se 130.000 të punësuar shqiptarë të Kosovës, nga 150.000 të tillë gjithsej pas grevës 3 shtatorit 1990 etj.
Shihet qartë se pushteti serb, nuk kishte synim vetëm okupimin, kolonizimin, dhe vënien e sistemit kolonialist në Kosovë, por degradimin sistematik të shqiptarëve, varfërimin, rrezikimin e ekzistencës biologjike dhe shpërnguljen e tyre. Serbia në sytë e gjithë botës, idetë dhe synimet e kahmotshme ndaj shqiptarëve i shndërroi në gjenocid faktik vitet 1998-1999.
Vitet 1998-1999 ishin vitet e vrasjeve, djegieve dhe të masakrimeve të qindra e të mijëra qytetarëve të pafajshëm e të pambrojtur, vite të vrasjeve, të djegieve dhe të masakrimeve edhe të fëmijëve, grave e pleqve; vite të zhdukjes së dhjetëra, qindra e mijëra familjeve shqiptare – vite të vrajsjes dhe masakrimeve të një populli të tërë. Faktet dëshmuan se pikërisht këtë parashihte faza e fundit e skenarit të çmendur serbomadh kundër shqiptarëve të Kosovës – skenarit për vrasjen dhe zhdukjen e një populli të tërë nga trojet e veta shekullore.
Më 24 mars 1999, aviacioni i NATO-s goditi territorin e ish-Jugosllavisë, fillimisht në Kosovë pastaj edhe pika të caktuara ushtarake në Serbi. Pas tre muajsh, fushata e sulmeve ajrore të NATO-s dha rezultatin e pritur. Serbia u dorëzua. Më 12 qershor 1999, pas rezolutës së KS të OKB-së për Kosovën, trupat e NATO-s filluan të hyjnë në Kosovë krahas tërheqjes së të gjitha forcave ushtarake serbe. Në fakt, Kosova në këtë rast hyri nën protektorat ndërkombëtar. Me ketë akt, lufta në Kosovë u quajt e përfunduar dhe Kosova fitoi më në fund lirinë e shumëpritur, ndonëse me mijëra viktima dhe e shkatërruar pothuaj tërësisht. Konfirmimi politik i kësaj fitoreje të Kosovës është shpallja e saj shtet i pavarur, më 17 shkurt 2008, dhe njohja prej shumë shteteve të botës, përfshirë këtu shtetet më të fuqishme dhe më me ndikim, sikur edhe anëtarësimi në shumë mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore etj.
Duke e analizuar kohën që prej shekullit XX e deri në shekullin XXI, mund të vërejmë sa padrejtësitë i janë bërë popullit shqiptarë, duke filluar nga Konferenca e Londrës, e deri te Lufta për Çlirimin e Kosovës në vitin 1998-1999. Gjatë gjithë kohës sa ishim nën udhëheqje të padrejtë nga okupatori serb, u organizuan rezistenca të ndryshme dhe lëvizje të ndryshme për bashkim, të gjitha këto na flasin për një dëshirë të kahmotshme të shqiptarve të Kosovës, për bashkim me Shqiprinë, apo më mirë të themi për kthim në “natyralitet”.
2. Pyetësorët për bashkim kombëtar dhe analizimi i tyre
Në këtë seminarë ka qenë e rëndësishme pjesa historike në kuadër të së cilës janë parë lëvizjet për bashkim të popullit shqiptar të Kosovës me Shqiprinë. Në ditët e sotme është e rëndësishme të dihet qëndrimi i shqiptarëve të Kosovës, pasi që tash Kosova është shtet i pavarur, dhe të dihet se a mund të ketë ndikim kjo në përgjigjën për bashkim kombëtar. Për këtë ne kemi bërë një pyetësorë, ku të anketuar ishin 180 qytetarë në mënyrë të barabartë në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë. Pika tjetër që duhet të analizohet është edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
2.1. Analizimi i Kushtetutës
Kapitulli i 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 1, pika 3, thotë që “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.”
Kapitulli i 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovë, neni 2, pika 1, thotë që “Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesëve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.”
Nëse analizojmë mirë këto dy nene, atëherë mund të vërejmë që edhe pse neni 1, pika 3, nuk kërkon bashkim me ndonjë shtet tjetër, neni 2, pika 1, e mundëson këtë zgjedhje, me anë të referendumit. Do të thotë nëse shqiptarët e Kosovës, në këtë rast qytetarët, dëshirojnë të ndërrojnë nenin 1, pikën 3 të Kushtetutës, që të bëhet një bashkim me Shqipërinë, atëherë këtë mund ta bëjnë me referendum.
2.2. Analizimi i pyetësorëve sipas përqindjës
Për çështjën e bashkimit kombëtar ne kemi bërë një pyetësorë me disa pyetje, ku qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre. Pyetja e parë është se, a janë shqiptarët e Kosovës, pro apo kundër bashkimit kombëtar? – Qytetarët janë përgjigjë si në vijim:
FIG.1.
Fig.1. Përqindja e përgjithshme, shpreh vullnetin e qytetarëve të Kosovës se a janë pro apo kundër, dhe rezultati i tyre tregon që një shumicë me vlerë prej 78.34% janë “Pro” ndërsa vetëm 21.66% janë “kundër”. Këto shifra na flasin për një shumicë e cila ka dëshirë bashkimin kombëtar dhe që në rast referendumi përafërsisht këto do të ishin shifrat.
FIG.2.
Fig.2. Përqindja sipas qyteteve. Në këtë diagram vërejmë një diferencë ku Mitrovica del si qyteti më shumë “pro” bashkimit kombëtar, me 90%, ndërsa Gjakova më së paku me 70%.
FIG.3.
Fig.3. Përqindja sipas moshës. Këtu mund të shihet se si moshat janë përgjigjur në pyetjën, a janë pro apo kundër bashkimit kombëtar? – Në këtë diagram përqindjën më të ulët “Pro” bashkimit kombëtar e kemi te mosha 18-25 vjeç, ndësa mosha 36-45 janë me përqindjën më të lartë “Pro” bashkimit kombëtar, me 84.74%.
FIG.4.
Fig.4. Përqindja sipas gjinisë. Në këtë diagram mund të shohim përqindjën sipas gjinisë, e rëndësishme e kësaj është të dihet se cila gjini është më shumë “pro” bashkimit kombëtar. Meshkujt janë përgjigjë 81.69% “pro”, ndërsa femrat, 75%. Te dallimi gjinorë femrat janë 6.69%, më pak “pro” bashkimit kombëtar.
FIG.5.
Fig.5. Në këtë diagram të paraqitura statistikisht janë, përgjigjet e pyetjës, cila ësht koha më e përshtatshme të bëhet bashkimi kombëtar? – Në përgjigjën “menjëherë” kanë qenë 51.66% e të anketuarve, 21.44% “pas 10 viteve”, 7.22%, “pas 20 viteve” dhe në përgjigjën “asnjëherë” kanë qenë 16.66% e të anketuarve.
FIG.6.
Sqarim: Përgjigja “më shumë arsye” në këtë diagram nënkupton përgjigje në dy apo më shumë fusha të lartëcekura, ndërsa te përgjigja “tjetër” në këtë diagram janë ata që jepnin arsye si: ushtarake, arsimore, mjekësore, kulturore e kombëtare.
Fig.6. Cilat janë arsyet, pse duhet të bëhet bashkimi kombëtar? – Në këtë diagram arsyen ekonomike e kemi më të lartën me 37.77%, ndërsa më e ulëta është arsyeja sociale me 7.77%.
FIG.7.
Sqarim: Përgjigja “më shumë arsye” në këtë diagram nënkupton përgjigje në dy apo më shumë fusha të cekura në diagram, ndërsa te përgjigja “tjetër” në këtë diagram janë ata që nuk kanë arsye pse të mos bëhet bashkimi kombëtar.
Fig.7. Cilat janë arsyet, pse nuk duhet të bëhet bashkimi kombëtar? – Në këtë diagram arsyeja kryesore apo më e larta në përqindje është arsyeja “politike”, ndërsa “sociale” është më e ulëta me 10.55%, duke pasur parasyshë që në “më shumë arsye” kemi të bëjnë me dy apo më shumë arsye të përmendura.
FIG.8.
Fig.8. Si do të ishin shqiptarët më të fuqishëm ekonomikisht në rajon? – Në këtë pyetje të anketuarit kanë pasur mundësinë të zgjedhin dy opsione. 78.88% e të anketuarve janë përgjigjë në opsionin “si një shtet i bashkuar”, ndërsa 21.11% në opsionin “si dy shtete të ndara”.
FIG.9.
Sqarim: Në opsionin “tjetër” janë përgjigjë ata të cilët nuk mendojnë se ka pengesë të brendshme për bashkim kombëtar.
Fig.9. Kush mund të jetë pengesë e brendshme për bashkim kombëtar? – Në këtë diagram “lidershipi” ka qenë opsioni të cilin të anketuarit e menduan si pengesën më të madhe me 67.77%, ndërsa ajo që mund të jetë pengesa më e vogël, gjithnjë sipas të anketuarve është “shoqëria civile” me 7.22%.
FIG.10.
Sqarim: Në opsionin “tjetër” janë përgjigjë ata të cilët mendojnë se nuk ka pengesë të jashtme për bashkim kombëtar.
Fig.10. Kush mund të jetë pengesë e jashtme për bashkim kombëtar? – 28.33% e të anketuarve mendojnë se “shtetet ballkanike” janë pengesë e jashtme për bashkim kombëtar. Më së paku ka përgjigja “tjetër” me 18.88%, siç e sqaruam më lartë, ata të cilët mendojnë se nuk ka pengesë të jashtme.
FIG.11.
Fig.11. A mund ta shohin si kërcënim fqinjët bashkimin kombëtar? – Në këtë diagram mund të vërejmë se përgjigja “Po” ka 60.55% ku këta të anketuar mendojnë që bashkimi kombëtar mund të shihet si kërcënim nga fqinjët, ndërsa 15% janë përgjigjë me “Jo”, të tjerët mendojnë se “Jo të gjithë fqinjët” mun d ta shohin si kërcënim.
FIG.12.
Fig.12. A është bashkimi kombëtar motiv për Shqipërinë e Madhe? – Në këtë pyetje siç edhe shihet perms diagramit, 65% e të anketuarve kanë qenë të mendimit se bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është motiv për Shqipërinë e Madhe, 35% nuk mendojnë ashtu.
Nëse krahasojmë Fig.1. Përqindjën e përgjithshme, dhe Fig.5. kohën kur duhet të bëhet bashkimi kombëtar vërejmë një dallim, në Fig.1. përgjigja “Po” ka 78.34%, ndërsa Fig.5. ka 51.66%, këtu mund të vërejmë që edhe pse 78.34% janë “pro” bashkimit kombëtar, 26.68% e tyre nuk janë që bashkimi kombëtar të bëhet menjëherë ( mbrenda 10 viteve ).
Në Fig.8. kemi 78.88% të anketuarve që mendojnë se më të fuqishëm ekonomikisht në rajon do të ishim si një shtet i bashkuar. 0.54% e të anketuarve edhe pse janë kundër bashkimit kombëtar, mendojnë se më të fuqishëm ekonomikisht në rajon do të ishim si një shtet i bashkuar.
Në Fig.9. shohim që lidershipi mendohet nga të anketuarit si pengesë e mbrendshme, a mund të mendojmë si arsye që të anketuarit nuk dëshirojnë të bëhet bashkimi kombëtar menjhëherë? – Po gjithësesi përderisa 31.66% e të anketuarve mendojnë se bashkimi kombëtar duhet të bëhet por pas 10-20 viteve të ardhshme.
21.66% janë kundër bashkimit kombëtar, por vetëm 16.66% mendojnë se ky bashkim nuk duhet të bëhet asnjëherë. Përderisa pengesë e mbrendshme shihet lidershipi, ky 5% me siguri për këtë arsye është kundër bashkimit momental.
Konkluzioni
Një shekull me rradhë, saktësisht prej vitit 1913 shqiptarët u përballën me probleme territoriale, që padrejtësishtë fuqitë e mëdha vendosën për fatin e shqiptarëve dhe shumica mbetën jashtë kufijve të Shqiprisë së sotme. Është shumë normale që shqiptarët jashtë kufirit të përballeshin me probleme të ndryshme, pasi që një shteti ende pa mbushur 1 vjet, ja larguan territoret padrejtësishtë (sikur një nëne, ti heqin fëmijën e saj nga gjiri ende pa mbushur një vjet, e këtë ta bënte një kushëri i largët, dhe fëmijën t’ia falte komshinjëve.
Lëvizjet për bashkim na tregojnë që gjithmonë shqiptarët jashtë kufirit kanë qenë të pakënaqur që është shumë normale, pasi ndodhnin diskriminime të shumta ndaj tyre. Ishte e pritshme të ndodhte një luftë ndosha jo saktësisht në vitet 1998-1999, mirëpo vetë represionet që u bëheshin shqiptarëve e qartësonin këtë. Gjithsesi duhet të jemi faleminderues që ndodhi në atë kohë pasi edhe gjetëm mbështetje nga NATO, që të mos diskriminoheshim më.
Është shumë e qartë që një përqindje mjaft e lartë ende dëshirojnë bashkimin kombëtar, pasi jemi një komb, kemi një gjuhë, një kulturë e gjithçka tjetër të përbashkët. Por e keqja momentale që për momentin shihet edhe nga të anketuarit janë lidershipi.
Me ndryshime që duhen gjithësesi të bëhen, bashkimi kombëtar do të ishte zgjidhja më e mirë e shqiptarëve, por momentalisht duhet të fokusohemi në zhvillim ekonomik e social. Kështu që bashkimi kombëtar pas 10 viteve besojmë se do të ishte një prej gjërav që do të duhej të bëhej. Mos t’harrojmë “bashkimi bënë fuqinë”.
Literatura
Hajrullahu, Ismet, “Lufta e fundshekullit XX për Kosovën”, Prishtinë; Ura, 2012,
Novosella, Selatin, “Demaçi: Lëvizja për bashkim”, Prishtinë; Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, N.T.P KGT, 2012
Prof.Dr. Osmani, Jusuf, “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, Prishtinë, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, 2012
http://www.history.com/this-day-in-history/archduke-franz-ferdinand-assassinated
http://www.president-ksgov.net/?page=1,65
http://www.satelliteviews.net/cgi-bin/w.cgi?c=al&UF=-108454&UN=-167984&DG=CAPE
http://xhemailcupi.com/index.php?option=com_content&view=article&id=102:historia-e-copetimit-te-trojave-shqiptare&catid=5:histori-a-diplomaci&Itemid=6
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply