Është i ri në moshë por me një përvojë të madhe jetësore. Diplomacia është një nga fushat më të ndjeshme në mbarë botën dhe pak kush mund ta bëj atë derisa Emir Dalipi nga Gostivari po e ushtron si profesion. Ka mbaruar akademinë diplomatike ndërsa është i pajisur edhe me certifikatë si misionarë i paqes.Diplomacia është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Përndryshe diplomacia ndryshe thirret edhe arti i marrëveshjeve.
Ka qenë pjesëmarës në shumë seminare dhe evente në mbarë botën që ka pasur si temë diplomacinë dhe të drejtat e njeriut derisa është pajisur me certifikata të ndryshme për pjesëmarje dhe kontribut në këto evenimente të rëndësishme.
E kush nuk do të kishte dashur të bëj punën e diplomatit që njëherit kërkon edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut edhe pse z. Dalipi jeton në një vend ku këto të drejta ndoshta respektohen shumë pak, megjithatë është puna e diplomatit kjo gjë.
Makiaveli ishte, siç na kujton Meinekeja*, “njeriu i parë që zbuloi natyrën e vërtetë të raison d’état”-it (arsye shtetërore-B.K.), dhe përballë saj kjo doktrinë kishte ndërlikime të shumta për metodat e ambasadorit. Shi për këtë, në rrëfimin e tij për “sistemin italian” të diplomacisë, Harold Nikolsoni vë theks të veçantë mbi shkrimet e Makiavelit, si për çka shfaqin, ashtu edhe për ndikimin mbi diplomacinë që thuhet se kanë pasur . Duket me vlerë të shtohet edhe që metoda e tij e përgjithshme, domethënë “realizmi” i pakompromis që shënjoi në veprën e tij një shkëputje të tillë me filozofinë klasike politike, ishte metoda e imituar gati dy shekuj më vonë nga Abraham de Vikeforti, autori i doracakut më të madh mbi praktikën diplomatike të ancient régime (sistemi politik e shoqëror i Francës përpara Revolucionit të vitit 1789-B.K.)
I riu nga Gostivari ka një përvojë bukur të gjatë në këtë lëmi, ndërsa takimet e ndryshme me diplomat dhe burështetas të ndryshëm nga mbarë bota i kanë dhënë atij një kulturë të lartë diplomatike që së shpejti ndoshta do e vë në funksion si duhet.

© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply